Teodor Kollokotroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fotoporteti
Emri Teodor
Mbiemri Kollokotroni
Lindur më 3 prill 1770
Lindur në Ramavouni, More, Perandoria Osmane
Vdiq më 4 Shkurt 1843 (72 vjeç)
Vdiq në Athinë, Greqi
Profesioni Komandant

Teodor Kolokotroni (greqisht: Θεόδωρος Κολοκοτρώνης) (3 prill 177015 shkurt 1843) ishte gjeneral grek në luftën për pavarësinë e Greqisë. Varri i tij ndodhet ne Korfuz.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kollkotroni, i njohur ndryshe edhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshin myslimanë apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit.Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.[1]

Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)[2]

Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë...”. Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së vitit 1821.

  • Mbiemri i Kollokotroni është përkthim në greqisht i emrit Bythguri, por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini, mbiemër arbërorë, që do të thotë : çer = i meçur dhe gjin (gjinja) = njerëz, pra Njerez të meçur do te ishte varianti ne standard. Fjala "gjin" ne gjuhën shqipe, sidomos tek Arbërishtja dhe tek Gegërishtja nënkupton njerëz, fjal e cila përdoret edhe ne ditët e sotme.[3]
Kolokotroni në veshje kombëtare

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Brewer, David L. The Greek War of Independence: The Struggle for Freedom from Ottoman Oppression and the Birth of the Modern Greek Nation. Woodstock & New York, Overlook Press: 2001.
  • Kolokotronis, Theodoros. Memoirs from the Greek War of Independence, 1821–1833 Argonaut Publishers: 1969.
  • Kolokotronis, Theodoros (translated by Elizabeth M. Edmonds). The Old Man of the Morea: An Autobiography. Reprint. Boston, Holy Cross Orthodox Press: 1984.
  • Michalopoulos, Dimitri, Le Vieillard de Morée. Essai sur l'histoire des Grecs et leur indépendance, Istanbul: Les éditions Isis, 2017 (ISBN 978-975-428-587-1)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://naishtedikur.info/teodor-kolokotroni/
  2. ^ https://naishtedikur.info/teodor-kolokotroni/
  3. ^ http://www.revistadrini.com/2014/03/theodor-kolokotroni-bythguri-ishte-arvanitas-luftare-i-shquar-dhe-gjeneral/[lidhje e vdekur]