Teodor Kollokotroni
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Emri | Teodor |
Mbiemri | Kollokotroni |
Lindur më | 3 prill 1770 |
Lindur në | Ramavouni, More, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 4 Shkurt 1843 (72 vjeç) |
Vdiq në | Athinë, Greqi |
Profesioni | Komandant |
Theodoros Kolokotronis (greqisht: Θεόδωρος Κολοκοτρώνης, 3 prill 1770 – 15 shkurt 1843) ishte gjeneral grek me origjin arvanite në luftën për pavarësinë e Greqisë. Varri i tij ndodhet ne Korfuz.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kollkotroni, i njohur ndryshe edhe si “Plaku i Moresë”, u lind më 3 prill 1770 në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshin myslimanë apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon. Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.[1]
Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)[2]
Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë...”. Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së vitit 1821
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brewer, David L. The Greek War of Independence: The Struggle for Freedom from Ottoman Oppression and the Birth of the Modern Greek Nation. Woodstock & New York, Overlook Press: 2001.
- Kolokotronis, Theodoros. Memoirs from the Greek War of Independence, 1821–1833 Argonaut Publishers: 1969.
- Kolokotronis, Theodoros (translated by Elizabeth M. Edmonds). The Old Man of the Morea: An Autobiography. Reprint. Boston, Holy Cross Orthodox Press: 1984.
- Michalopoulos, Dimitri, Le Vieillard de Morée. Essai sur l'histoire des Grecs et leur indépendance, Istanbul: Les éditions Isis, 2017 (ISBN 978-975-428-587-1)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://naishtedikur.info/teodor-kolokotroni/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 21 janar 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)