Teqeja e Frashërit
Teqeja e Frashërit ose Teqeja e Baba Tahir Nasibiut është një teqe Bektashiane në Frashër, Përmet, Shqipëri themeluar në vitin 1781. Mori statusin monument kulture në vitin 1973.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teqet ishin qendra të misticizmit islamik dhe teologjia siguroi një alternativë popullore ndaj Islamit normativ.[2]
Teqeja u themelua në kohën e Ali Pashë Tepelenës.[3] Babai Tahir Nasibi, një banor lokal i njohur edhe si Tahir Skënderasi, themeloi teqen më 1815 në Frashër.[3] Pasi kishte studiuar në Persi (Iran) dhe udhëtuar në Lindjen Arabe, ai kontribuoi në përhapjen e bektashizmit në të gjitha zonat përreth. Pas vdekjes së tij më 1835, biri i tij Jusuf Skënderasi e mori përsipër. Teqeja u bë e njohur në jug të Shqipërisë. Gjatë epokës së Baba Alushit (1846-1902), teqeja do të bëhej jo vetëm një qendër e misticizmit sufi, por edhe një fortesë e nacionalizmit shqiptar. Kjo do të ndikonte gjithashtu në punën e figurave të ardhshme të Rilindjës Kombëtare Sami Frashërit, dhe vëllezërve të tij Naimit dhe Abdylit. Më 30 maj 1878, Komiteti Shqiptar i Janinës mbajti një takim të udhëhequr nga Baba Alushi dhe Abdyl Frashëri, si një kundërmasë për vendimet e Traktatit të Shën Stefanit. Takimi doli me disa kërkesa drejt Fuqive të Mëdha, të cilat do të shërbenin si bazë për Lidhjen e Prizrenit. Teqeja shërbeu si bazë gjatë jetës së Lidhjes (1878-1881) dhe shumë takime u mbajtën aty. [4]
Gjatë viteve 1909-1910, teqeja kontribuoi në përhapjen e shkollave dhe arsimit shqiptarë në këtë zonë. Ajo u shkatërrua nga andartët grekë të Zografit në vitin 1914.[4] U rindërtua me kontributin e shqiptaro-amerikanëve në vitin 1923. Ajo fitoi statusin Gjyshatë në vitin 1933, qendra bektashiane për zonën Përmet në vitin 1942, qendër për zonën e Vlorës në vitin 1945, Gjyshatë Nderi në vitin 1962.[4] Gjatë ndalimit të feve nga 1967-1991 në Shqipërinë komuniste, u ndërpre funksionimi. Teqeja rifilloi më 1995.[4]
Klerikët bektashianë që kanë shërbyer[4]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Baba Tahir Nasibi Skënderasi 1815-1835
- Jusuf Skënderasi 1835 - 1846
- Baba Alushi 1846 - 1902
- Baba Abedini Ibro 1903 - 1913
- Baba Shema 1913 - 1929
- Baba Mustafa Qerezi 1930 - 1933
- Baba Murati 1934 -1941
- Baba Abaz Hilmi 1942-1945
- Baba Mehmet Zykaj 1945 -1959
- Baba Dervish Xhemal Shkëmbi 1960 - 1967
- Përparim Skënderasi 1995 - (si administrator)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]40°21′36″N 20°25′43″E / 40.3601°N 20.4287°E
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Religious buildings with the "Culture Monument" status". Komiteti Kombëtar i Republikës së Shqipërisë mbi Kultin. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Religion und Kultur im albanischsprachigen Südosteuropa, 2010
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, 1993
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e "Teqeja e Frashërit - Vatër e zjarrtë (in Albanian), World Bektashi Headquarters". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 18 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "KBB" defined multiple times with different content