Jump to content

Teqja e Sheh Zenel Abedinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 5 nëntor 2019 09:06 nga Liridon (diskuto | kontribute) (top: ref fix, zëvendësova: ref=mei-ks → ref=mei-ks |language=sq | duke përdorur AWB)
Teqja e Sheh Zenel Abedinit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaTopanicë, Dardanë, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02 - 156/80
Nr. i referencës2690

Teqja e Sheh Zenel Abedinit është një monument i trashëgimisë kulturore në Topanicë, Dardanë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 02 - 156/80.Ndërtesa është mjaft e vjetër , sipas gjitha gjasash i përket gjysmës shekullit 18 . Ajo ka shërbyer për kryerjen e ceremonive fetare të rendit halveti.[2]

Historiku dhe Përshkrimi

Teqeja është njëkatëshe ,me planimetri drejtkëndëshe . Përbëhet prej dy kthinave dhe hajatiti gjysmë të hapur . Hajati gjendet në anën veri - përëndimore të teqesë .Mbështetet mbi pesë shtylla të drurit të gdhendura , që paraqesin punën e mjeshtrit popullor në drugdhendje . Dy prej shtyllave të hajatit kanë edhe kapitele të dekoruara me gdhendje dhëmbëzore .Gjithashtu , në pozitën anësore , kah veriu , që pëërfshin edhe hyrjen në hajat , pjesa e çatisë , përkatësisht druri i dukshëm nën qeramidhe dhe ka formë dhëmbëzore , që merr formën e frizit , por vetëm si një trakti mbetur . Objekti ka dy kthina , nga të cilat e para quhet mejda odasi dhe e dyta semahane . Kthina e parë u shërbente dervishëve për ndejë e bisedime para dhe pas ziqrit (ritual fetar). Hyrja në këtë kthinë bëhet nga hajati , nëpërmjet derës që gjendet në murin përëndimor . Pranë derës së odës , në hajat , gjendet oxhaku . Kthina e dytë - semahania gjendet pranë dhomës së parë , në këndin jugor . Në kthinën kryesore hyhet nga hajati , baza e dhomës qendrore , për rreth 30 cm . Në këtë kthinë ndodhen pesë drtare dy në lindje, dy në jug dhe një në perëndim . Dritaret kanë formë katërkëndëshe ndërsa mbi to , të vendosur në të majtë , ndodhen hapjet tjera më të vogla , të cilat kanë formën gjysmëharku me majë . Në lindje të kësaj kthine ndodhet edhe mihrabi , i ruajtur ende . Semahania ka qenë e rregulluar , me shtrojë e mbulojë , me disa foto të ndryshme në të , dy varre të impro vizuar dhe mjete a vegla që kanë shërbyer dervishëve për qështje të ndryshme si: tri shpata, një palë pranga , një flamur etj . Ndërtimi i teqës është realizuar nga gurët , qerpiqi , druri dhe llaqi i baltës . Ka kulm katër ujror , të mbuluara me tjegulla argjile . Kulm i vazhdon edhe mbi hajat , duke krijuat strehë të gjerë . Oborri është i rrethuara me mur nga guri , i cili pas luftës së fundit në Kosovë është rinovuar . Pranë teqesë gjendet tyrbe gjenden 7 varre , në të cilët , përpos sheh Zenelit , Rrustës , Ibrahimit , Aliut , Ismailit e Abdylit është varrosur edhe një i huaj , emri të cilit nuk i dihet . Ajo ruan gjendjen fillestare , vetëm se është dëmtuar në masë të madhe . Në vitin 2012 në këtë teqe janë ndërrmarre intervenime restauruese , me ç'rast është restauruar kulmi , është bërë suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm , janë ndërruar dritaret dhe dyert , si është rregulluar oborri.

Referimet

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |1= (Ndihmë!)
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (17 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 93. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme