Tesla, Inc.
Lloji | Publike |
---|---|
NASDAQ: TSLA | |
Industria | Automobilistike |
Themeluar në | korrik 1, 2003 |
Themeluesi |
|
Zyrat qendrore | , |
Njerëzit kyç |
|
Prodhimi | |
Production output | 245,162 makina (2018) |
Fitimet | $21.461 miliard (2018) |
$-0.388 miliard (2018) | |
$−0.976 miliard (2018) | |
Total assets | $29.740 miliard (2018) |
Total equity | $4.923 miliard (2018) |
Owner | Elon Musk (21.9%)[1] |
Numri i punëtorëve | 45,000[2] |
Subsidiaries | SolarCity |
Faqja e internetit | tesla |
Tesla, Inc. (njohur dikur si Tesla Motors, Inc.) është një kompani automobilistike dhe energjitike Amerikane me selitë qëndrore në Palo Alto, Kaliforni.[3] Kompania është e specializuar në prodhimin e makinave elektrike dhe, përmes filialit të saj SolarCity, në prodhimin e paneleve diellore. Kompania operon disa uzina prodhimi dhe montimi, ku mund të veçohet Gigafactory 1 në afërsi të Reno, Nevada, dhe fabrikën kryesore të prodhimit të makinave Tesla Factory në Fremon, Kaliforni. Që nga qershori i vitit 2018, Tesla shet makinat Model S, Model X dhe Model 3, bateritë Powerwall dhe Powerpack, panele diellore, tjegullat diellore, dhe disa produkte të tjera të ngjashme.
Tesla u themelua në korrik të vitit 2003, nga inxhinierët Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning, nën emrin Tesla Motors. Emri i kompanisë rrjedh nga inxhinieri Nikola Tesla. Gjatë investimeve fillestare, kompanisë iu bashkua Elon Musk, J. B. Straubel dhe Ian Wright, ku secili prej tyre mund ta quajë veten si bashkë-themelues i saj. Musk, i cili dikur shërbente si kryetar dhe për momentin është shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se e përfytyronte Tesla Motors si një kompani teknologjike dhe një prodhuese e pavarur makinash, me synimin e shitjes së makinave elektrike me çmime të përballueshme për konsumatorin mesatar. Tesla Motors e shkurtoi emrin në Tesla në shkurt të vitit 2017.
Pas 10 viteve në treg, Tesla u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike në vitin 2018 me 245,240 njësi të dorëzuara dhe me 12% të tregut në shitjen e makinave elektrike. Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "tsla-def14a_20180606.htm". www.sec.gov. Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Musk, Elon (14 tetor 2018). "Thanks for recognizing the great work of the Tesla team! 45,000 people now". Marrë më 5 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tesla". Fortune (në anglishte amerikane). Marrë më 25 nëntor 2018.[lidhje e vdekur]