Jump to content

The Memoirs of Ismail Kemal Bey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

The memoirs of Ismail Kemal Bey titullohet libri i botuar nga gazetari britanik Sommerville Story me kujtimet që i diktoi Ismail Qemali përgjatë fillimit të vitit 1917.[1] Botimi i parë i këtyre kujtimeve doli në dritë në gjuhën angleze në Londër më 1920 nga shtëpia botuese "Constable", një vit pasi kishte ndërruar jetë autori.

I ndërtuar në formën e një autobiografie, ky vëllim jep ngjarje të vërteta e të jetuara prej Ismail Qemal bej Vlorës, një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Jo vetëm... Këto “Kujtime” japin një pasqyrë tepër vetjake të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt. Në libër trajtohen çështje të rëndësishme të politikës botërore së kohës, të dhëna në plotërinë e tyre, si: lufta franko-prusiane dhe pasojat e saj në Lindje, Traktati i Parisit, misionet e Bismarkut në Lindje, kryengritja bullgare dhe shtypja e saj, konferenca ndërkombëtare, Traktati i Shën Stefanit etj.

Vite më pas u përkthyen nga anglishtja në gjuhën shqipe së pari nga Reshat Agaj dhe më tej në vitet 2000' prej Abdurrahim Myftiut. Varianti i Agajt u botua nga shtëpia botuese “Harmony Printing Limited” me tirazh 1000 kopje në Toronto më 1968,[2] ndërsa varianti i Myftiut u botua në Shqipëri nga shtëpia botuese "Toena", viti 2009.

  1. ^ Elsie, Robert. "1920, Ismail Kemal bey Vlora: Memoirs". albanianhistory.net (në anglisht). Marrë më 29 nëntor 2011.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Llojdia, Gëzim (28 nëntor 2013). "Botimi i kutjimeve te Ismail Qemalit në vitin 1968 në Kanada". gazetadielli.com. Marrë më 29 nëntor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)