Tripoli
Tripoli ose Tarabulluzi (arabisht طرابلس Taràbulus) është kryeqyteti i Libisë dhe ka rreth 500.000 banore (sipas statistikave te tetorit 2007). 80% e popullsisë është myslimani synnite. Ai ështe qendra politike, ekonomike dhe kulturore, si edhe pika kyçe e transportit te vendit.
Pozita gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tripoli gjendet ne pjesën veri perëndimore te vendit dhe shtrihet rreth 4 km përgjatë detit Mesdhe, mesatarisht 84 m mbi nivelin e detit. Zona e qytetit kap një sipërfaqe prej 250 km katrore.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tripoli përfshihet ne zonën klimaterike nëntropikale. Temperatura mesatare vjetore arrin kuoten e 20,2 °C dhe sasia mesatare vjetore e reshjeve shkon deri ne 301 mm. Muaji me i nxehte ështe gushti me mesatarisht 28,1 °C dhe muaji me i ftohte ështe janari me 12,1 °C. Sasia me e madhe e reshjeve bie ne janar, rreth 60 mm, ndërsa nga muaji qershor deri ne gusht pothuaj se nuk ka fare reshje.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Tripolit ështe themeluar ne shekullin e 7. p.e.s nga fenikasit me emrin Oea. Ne kohen e grekeve te Silicisë qytetit Oea iu shtuan edhe dy qytetet fqinje Sabratha dhe Leptis Magna dhe te tria se bashku morën emrin Tripoli (tri-per tre qytete).
Pas Luftës se Dyte Punike romaket ia kaluan qytetin numideve (banore te Afrikës veriore, aty ku sot shtrihen Tunizia dhe Algjeria). Nen qeverisjen e Septemius Severus (lindi ne Leptis Magna me 11 prill 146 si biri i një familje kalorësiake romake dhe vdiq me 4 shkurt 211) u themelua ne shek. 3. e.s., Provinca Tripolitane me kryeqytet Oea-n, nga e cila ka ardhur emri i sotshëm i Tripolit. Periudha e lulëzimit ekonomik përfundoi me rënien e Perandorisë Romake.
Nga sulmet e shumta te Vandaleve dhe të Normanëve popullsia pësoi një rënie nga 30.000 ne 7.000 banore. Pas pushtimit te Arabeve ne shek. e 7., fati i Tripolit kaloi ne duart e Berberëve. Për një periudhe te gjate Tripoli i përkiste Tunizit (kryeqytetit te Tunizise), deri sa ne fund te shek. 15 arriti te fitonte Pavaresine. Ne vitin 1509 qyteti u pushtua nga Duka i Spanjës, Pietro i Navarres. Perandori Karl. V ia kaloi qytetin ne vitin 1530 Johaniteve si timar, por ne vitin 1551 Tripoli u mor nga turqit, nga Turgut Reis (Dragut), i cili u emërua nga Sulltani Bej i Tripolit.
Ne vitin 1711 Pashai turk Ahmad Karamanlli (i Pare) pothuajse u shkëput plotësisht nga Porta e Lartë dhe themeloi keshtu Dinastine e Karamanlijve (1711-1835). Lufta e francezeve e vitit 1728 e ndërmarre kundër Tripolit përfundoi me shkatërrimin thuajse total te qytetit. Ne vitin 1801 vijoi pastaj Lufta Amerikano-Tripoliane. Vetëm me marrjen e Algjerisë nga francezet ne vitin 1830, iu dha fund edhe piraterisë detare ndaj Tripolit.
1835 duke përfituar nga luftërat e shumta ne Tripoli, Porta e Larte i dha fund zotërimit te familjes Karamanlli duke e shnderruar Tripolin ne një Vilajet te Perandorisë Turke.
Gjate Luftës Italo-Turke, ne vitin 1911 Tripoli u pushtua nga Italia. Ne Luftën e Dyte Botërore me 23 janar 1943 qyteti u pushtua nga trupat britanike.
Pas shpalljes se Pavarësisë ne vitin 1951 dhe themelimit te një shteti unik nen drejtimin e mbretit Idriz, Tripoli u shpall kryeqyteti i vendit ne vitin 1963.
Ne vitin 1986 qyteti u be pikësynimi i sulmeve ajrore amerikane si rrjedhoje e vendimit te qeverise amerikane për te zhdukur dhe eliminuar aktivitetet terroriste te përkrahura nga Libia. (Operacioni El Dorado Canyon).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Tripoli Internet Database
- Tripoli-Lebanon.com Arkivuar 13 shtator 2009 tek Wayback Machine
- Tripoli. MiddleEast.com
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Tripoli. |