Tumat ilire te Ura e Fshajt në Ujzë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tumat ilire te ura e Fshejt në Ujzë
LlojiArkeologjike
VendndodhjaUjzi, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
PërcaktuarE.K. 02-1003/67
Nr. i referencës2893

Tumat ilire te ura e Fshejt në Ujzë është një monument i trashëgimisë kulturore në Ujzi, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër E.K. 02-1003/67.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasur të lëndës arkeologjike dhe përcaktuese të kronologjisë së kohës së konsolidimit të etnisë dardane, gjegjësisht të unitetit etnokulturor të tyre. Gjendet rreth 800 m në jug-jugperëndim të Urës së Fshajtë. Riti i varrimit (inhumacion) me vendosje të lirë të trupit dhe kjo e kornizuar me gurë lumi, reflekton njërën nga ritet mortore të popullsisë autoktone, krahas asaj me djegie të kufomës (incernacion) e cila ishte praktikuar edhe në Dardani. [2] [3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 49. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 21 shtator 2020.
  3. ^ "Tuma ilire te Ura e Fshejt në Ujzë (Gjakovë)" [Illyrian tumuli near the Fshej bridge in Ujza (Gjakova)]. Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kospovës (në anglisht dhe shqip). Marrë më 21 shtator 2020.[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]