Tumat ilire te Ura e Fshajt në Ujzë
Tumat ilire te ura e Fshejt në Ujzë | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Ujzi, Gjakovë, Kosovë |
Ndërtuar | Parahistori |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | E.K. 02-1003/67 |
Nr. i referencës | 2893 |
Tumat ilire te ura e Fshejt në Ujzë është një monument i trashëgimisë kulturore në Ujzi, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër E.K. 02-1003/67.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nekropoli tumular i Fshejit i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.s.) dhe gjatë hulumtimeve arkeologjike të zhvilluara këtu në vitin 2011 u gërmuan pesë tuma, këto me inventar mjaft të pasur të lëndës arkeologjike dhe përcaktuese të kronologjisë së kohës së konsolidimit të etnisë dardane, gjegjësisht të unitetit etnokulturor të tyre. Gjendet rreth 800 m në jug-jugperëndim të Urës së Fshajtë. Riti i varrimit (inhumacion) me vendosje të lirë të trupit dhe kjo e kornizuar me gurë lumi, reflekton njërën nga ritet mortore të popullsisë autoktone, krahas asaj me djegie të kufomës (incernacion) e cila ishte praktikuar edhe në Dardani. [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Ura e Fshajtë
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 49. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 21 shtator 2020.
- ^ "Tuma ilire te Ura e Fshejt në Ujzë (Gjakovë)" [Illyrian tumuli near the Fshej bridge in Ujza (Gjakova)]. Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kospovës (në anglisht dhe shqip). Marrë më 21 shtator 2020.[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine