Universiteti Evropian në Maqedoninë e Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti Europian në Shkup

Universiteti Europian në Republikën e Maqedonisë (maqedonisht: Европски универзитет-Република Македонија, Evropski univerzitet-Republika Makedonija ) është një universitet në Shkup, Maqedoni.

Historia e këtij universitet në Republikën e Maqedonisë fillon me themelimin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në vitin 2001. Aktivitetet në Universitetin Europian u njohën më 1 qershor 2005 kur u akreditua nga Bordi Akreditues i Republikës së Maqedonisë. Bazuar në këtë, Universiteti Europian në Republikën e Maqedonisë është i pari dhe i vetmi universitet i akredituar në këtë regjion i cili ofron edukim modern dhe i cili vazhdimisht zhvillon dhe çmon procesin e marrjes së njohurive duke u bazuar në trendet bottërore të edukimit bashkëkohor.

Viti 2006 ishte impresiv në themelimin dhe akreditimin (nëntor 2006) e tri fakulteteve të reja: Fakulteti i Komunikimit dhe Medias, Fakulteti i Administrimit Publik dhe Fakulteti i Artit dhe Dizajnit. Deri atëherë ishin vetëm dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Fakulteti i Informatikës të cilat kënaqën rritjen e nevojshme për edukim modern në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.

Përveç kësaj, në të njëjtin vit (18 maj 2006) bazuar në vendimin numër 12 të Akreditimit në Republikën e Maqedonisë, programet adekuate në Universitetin Europian bazuar në standarde europiane të studimit me module 3+2 u konfirmuan. Në fillim të vitit 2009 ky universitet bëri një elaborim për zgjidhjen dhe provizionet e akteve të reja të eduktimit të lartë. Tani ai ka shtatë fakultete.

Fakultet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fakulteti i Ekonomisë
  • Fakulteti i Informatikës
  • Fakulteti i Drejtësisë
  • Fakulteti i Shkencave Politike
  • Fakulteti i Artit dhe Dizajnit
  • Fakulteti i Detektivëve dhe Kriminologjisë
  • Fakulteti i Stomatologjisë

Akreditimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bordi i Akreditimit të Republikës së Maqedonisë kaloi vendimin për akredimin e Universitetit Europian në Maqedoni më 1 qershor 2005. Ky është universitet është i pari i akredituar në Maqedoni që përmban edhe Fakultetin e Shkencave Shoqërore.

Universiteti Europian në Republikën e Maqedonisë është institucioni edukativ më i larti në Ballkan programet e së cilit janë të akredituara nga Asambleja Ndërkombëtare për Arsimin Studentor Biznesor (IACBE). Kjo do të thotë se diploma e marrë në këtë universitet njihet nga SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të IACBE-së.[1]

Ish-nxënës të njohur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ More information on IACBE can be found on Status with CHEA[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]