Universiteti i Teknologjisë së Informacionit “Shën Apostull Pavli”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Universiteti i Shkencës së Informacionit dhe Teknologjisë (UIST) “Shën Apostull Pavli”, është një universitet shtetëror, me qendër në Ohër, Republika e Maqedonisë.

UIST është themeluar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë me Aktin e Themelimit të Universitetit për Teknologjinë e Informacionit në vitin 2008 [1]. Në vitin 2010, studentët e UIST krijuan superkompjuterin e parë (cluster computer) në Republikën e Maqedonisë [2].

Shtrirja ndërkombëtare e universitetit konsiston në një numër të madh studentësh nga më shumë se 40 vende nëpër botë, përveç studentëve vendas. Mbi 450 studentë vendas dhe të huaj studiojnë në UIST. UIST është i akredituar për 15 programe te nivelit Bachelor dhe Master me gjuhën angleze si gjuhë mësimdhënie. Sipas Renditjes Akademike të Universiteteve të Botës për vitin 2013/2014, UIST renditet midis 4 universiteteve të para në Maqedoni mes 20 universiteteve të tjera [3].

Fakultetet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UIST përfshin 5 fakultete:

  • Fakulteti i Rrjeteve të Komunikimit dhe Sigurisë (CNS)
  • Fakulteti i Shkencës së Kompjuterit dhe Inxhinierisë (CSE)
  • Fakulteti i Sistemeve të Informacionit, Vizualizimit, Multimedia dhe Animacion (ISVMA)
  • Fakulteti i Teknologjisë së Aplikuar të Informacionit, Makinerive Inteligjente dhe Robotikës
  • Fakulteti i Shkencës së Informacionit dhe Komunikimit

Bashkepunimi nderuniversitar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UIST ka disa bashkëpunime ndërkombëtare dhe Memorandume bashkëpunimi dypalësh me universitete të ndryshme nëpër botë:

  • Oakland University, Rochester, Michigan, SHBA
  • Istanbul Universitesi, Stamboll, Turqi,
  • Cumhuriyet Universiti, Sivas, Turkey
  • Technical University of Cluj-Napoca, Cluj-Napoca, Rumani
  • Universitatea de Vest din Timişoara, Timishoara, Rumani
  • Elizade University, Ondo, Nigeri
  • Kütahya Dumlupınar University, Kütahya, Turqi.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Act on Establishment'" (PDF). http://www.slvesnik.com.mk/. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Supercomputer at UIST". http://it.com.mk/. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 12 qershor 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "University ranking in Republic of Macedonia'". http://www.mon.gov.mk/. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2016. Marrë më 12 qershor 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |publisher= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)