Jump to content

Universiteti i Shën Andreut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Shën Andreut
Latin: Universitas Sancti Andreae apud Scotos
MotojaΑΙΕΝ ΑΡΙΣΤΕΥΕΙΝ
LlojiUniversitet publik
Themelimi1413
Studentë10,660 (2014-15)
KampusiShën Andre, Skoci
Faqja zyrtarewww.st-andrews.ac.uk

Universiteti i Shën Andreut (en: University of St Andrews) është një universitet kërkimor publik në qytetin e Shën Andreut, në qarkun Fife, Skoci.  Ai cilësohet si një Universitet e Moçëm, pasi është insitucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Skoci dhe i treti më i vjetër në botën anglofone (pas Oksfordit dhe Kembrixhit). Universiteti i Shën Andreut u themelua diku mes viteve 1410 dhe 1413, kur Papa Benedikti XIII lëshoi një urdhër papnor, që i jepte klerikëve Augustinian të drejtën për të themeluar një institucion arsimor.

Pamje nga Universiteti i Shën Andreut

Universiteti është i përbërë nga një disa institucione të vartësisë, ku vlen të përmendim tre kolegje (Kolegji i Bashkuar, Kolegji i Shën Marisë, dhe Kolegji i Shën Leonardit) dhe 18 shkolla, të organizuara në katër Fakultete.[2]  Viti akademik është i ndarë në dy semestra, të njohur si "Martinmas" dhe "Candlemas".  Gjatë sezonit shkollor, studentët dhe stafi i Universitetit përbëjnë mbi një të tretën e popullsisë së qytetit të Shën Andreut.[3]  Ndonëse, relativisht i vogël në numër, trupi studentor përfaqson mbi 120 nacionaliteteve, nga ku mbi 45% vijnë nga vende jashtë Britanisë.[4]  Studentët e Universitetit janë të njohur për ruajtjen e traditave të lashta të Universitetit, ku mund të përmendet  aktivitete si "Raisin Weekend" dhe "May Dip", apo veshja e një kostumi akademik të veçant.[5]

Gjatë viteve Universiteti ka nxjerrë matematikanë të shquar, shkencëtarë, teologë, filozofë dhe politikanë të rëndësishëm, nga të cilët mund të përmendim ish-Ministrin e Parë të Skocisë, Alex Salmond; Sekretari e Shtetit Britanik për Mbrojtjen, Michael Fallon; apo çiftin princëror Uilliam dhe Katherinë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit. Gjashtë fitues të çmimit Nobel janë në mesin e alumnave Universitetit të Shën Andreut.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Reports and Financial Statements of the University Court for the year to 31 July 2015" (PDF). University of St Andrews. fq. 31. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 dhjetor 2015. Marrë më 26 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "University of St Andrews: Governance". University of St Andrews. Marrë më 10 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The University today". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2007. Marrë më 3 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "International". Marrë më 12 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The low-down on our traditions". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2013. Marrë më 3 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)