Universiteti i Aberdinit
University of Aberdeen | |
| latinisht: Universitas Aberdonensis | |
| Motoja | Initium sapientiae timor domini |
|---|---|
| Lloji | Universitet publik |
| Themelimi | 1495 |
| Kancelari | Camilla, Dukesha e Rothesay |
| Drejtori | Sir Ian Diamond |
| Studentë | 14,035 (2014/15) |
| Kampusi | Aberdin, Skoci |
| Faqja zyrtare | www.abdn.ac.uk |
Universiteti i Aberdinit është një universitet kërkimor publik, i cili ndodhet në qytetin e Aberdinit, në veri të Skocisë. Ai është një universitet i moçëm, i themeluar në 1495 nga Ipeshkvi i Aberdinit, William Elphinstone, i cili në emër të Mbretit të Skocisë James IV i kërkoi Papa Aleksandrit VI që të bekonte themelimin e Kolegjit Mbretëror.[1] Ndërkohë, Kolegji Marischal u themelua në 1593 si një alternativë protestante për studentët që nuk dëshironin të ndiqnin Kolegjin Mbretëror, i cili ishte më konservativ. Universiteti i sotëm është rezultat i bashkimit të këtyre dy kolegjeve në vitin 1860.
Universiteti ka rreth 13,500 studentë nga nivel Bachelor e deri në Doktoraturë, duke përfshirë edhe shumë studentë ndërkombëtarë. Universiteti i Aberdinit ofron një gamë të larmishme fushash mësimore, duke ofruar rreth 650 programe studimi gjatë vitit akademik 2012-13.
Renditja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Universiteti i Aberdinit renditet vazhdimisht si një nga 200 universitetet më të mira në botë[2] dhe si një nga më të mirët në Britaninë e Madhe.
Alumni të njohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë figura të njohura dhe të vlerësuara kanë ndekur studimet pranë Universitetit të Aberdinit. Gjatë viteve të fundit, nga bankat e Universitetit kanë dalë disa personalitete të mirënjohura të politikës britanike, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit për Skocinë, Alistair Carmichael, dhe ish-Sekretari i Thesarit, Alistair Darling. Shumë e figura të rëndësishme në fushën e teologjisë janë shkolluar në Universitet, veçanërisht gjatë shekullit të 17-të, ndërsa në shekullin e 18-të Universiteti i Aberdinit qe një nga qendrat kryesore të filozofisë iluministe, ku spikat figura e filozofit Thomas Reid. Pesë fitues të çmimit Nobel kanë qenë të lidhur me Universitetin e Aberdinit.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Bulloch, John Malcolm (1895). A History of the University of Aberdeen: 1495-1895. London: Hodder and Stoughton. fq. 18–19. Marrë më 2012-12-20.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "University of Aberdeen Rankings". Quacquarelli Symonds. Marrë më 2015-09-04.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)