Jump to content

Ura e Vjetër e Bunës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 14 shtator 2019 23:06 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)
Skeda:Ura e Bunes........jpg
Ura e vjetër e Bunës

Ura e Bunës është një urë mbi lumin Buna, në afërsi të Shkodrës, Shqipëri. Ura është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi.[1]

Ajo ishte projektuar nga inxhinieri turk Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje të lidhura me trarë hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.[2]

Ura e re e Bunës

Ura e re e Bunës

Ura e re e Bunës u ndërtua në vitin 2011 me fondet e qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim. Në këtë urë 275 metra të gjatë u investuan 7,2 milionë dollarë.[3]

Referimet