Ura e Vjetër e Bunës
Ura e Bunës është një urë mbi lumin Buna, në afërsi të Shkodrës, Shqipëri. Ura është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi.[1] Ura u projektua nga inxhinieri turk Ali Beu.[2]
Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje të lidhura me trarë hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.[3]
Sipas një burimi tjetër, ura u projektua nga Firma Gridl me qendër Seemering në krye me inxhinier Ignaz Gridl dhe ndërtimi u krye nga firma P.e M. austriake e ndëertimit në stiliin e kohës.[4][verifiko burimin]
Ura e vjetër e Bunës është monument kulture i kategorisë së II, që nga viti 2010. Në vitin 2011, pas ndërtimit të Urës e re e Bunës, në urën e vjetër lejohen vetëm këmbësorët.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mbyllet Ura e vjetër e Bunës
- ^ "Hajrudin S. Muja kumton për Ulqini dhe Tivari nën dritën e fakteve dhe përshkrimeve dokumentare". Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2022. Marrë më 2022-06-21.
- ^ Ura e Bunës dhe pak histori rreth saj[lidhje e vdekur]
- ^ Lehrbuch: Caroline JÄGER-KLEIN, "Österreichische Architektur des 19. und 20. Jahrhunderts. 2. Auflage", Wien / Graz (NWV) 2010; ISBN 3-7083-0660-5
- ^ "Pas 1 shekull lundrimi mbi Bunë, inaugurohet ura e re". Marrë më 2022-06-21.