Jump to content

Ushqimi gjethor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ushqimi gjethor (ushqimi foliar) është një teknikë e ushqimit të bimëve duke aplikuar pleh të lëngshëm direkt në gjethe. [1] Bimët janë në gjendje që të thithin elementet thelbësore ushqyese përmes gjetheve të tyre. [2] Përthithja zhvillohet si përmes stomatës e po ashtu edhe përmes epidermës së tyre. Transporti është zakonisht më i shpejtë nëpër stomate, por thithja totale mund të jetë po aq e shpejtë edhe përmes epidermës. Bimët janë gjithashtu në gjendje të thithin lëndë ushqyese përmes lëvores (lehës) së tyre.

Dikur mendohej se ushqimi përmes gjetheve mund të dëmtonte domatet, por ajo tani është bërë një praktikë standarde bujqësore.

Një version i popullarizuar i ushqimit gjethor është përdorimi i përzierjeve bimore me bazë deti, veçanërisht leshteriku, i cili përmban shumë prej "materieve ushqyese"; dhe sa më shumë ushqyes të tillë nevojiten, aq më e vështirë është të balancohen ato brenda tokës. Leshteriku gjithashtu përmban disa hormone që konsiderohen të mira për zhvillimin e gjetheve të bimëve, luleve dhe frutave, e që janë me interes për kopshtarët organikë që refuzojnë aplikimet e hormoneve artificiale.

H.B Tukey ishte kryetar i Departamentit të Hortikulturës në Universitetin Shtetëror Michigan (MSU) në vitet '50. Duke punuar me S.H. Wittwer, ata vërtetuan përfundimisht se ushqimi gjethor është efektiv. [3] Fosfori dhe kaliumi radioaktiv u aplikuan në gjeth. [4] Një kundër geiger u përdor për të vëzhguar thithjen, lëvizjen dhe përdorimin e lëndëve ushqyese. Lëndët ushqyese u transportuan në shkallën prej rreth një këmbë në orë në të gjitha pjesët e bimëve. [5]

Aplikimi i ushqimit gjethor është treguar se është i dobishëm për të shmangur problemin e rrjedhjes në tokë dhe nxit një reagim të shpejtë në bimë. Zbatimi i këtij lloj ushqimi sidomos me fosfor, zink dhe hekur sjell përfitimin më të madh në krahasim me shtimin e fosforit në tokë ku ai fiksohet në një formë të paarritshme për bimën [6] dhe ku zinku dhe hekuri janë më pak të disponueshëm.

Ushqimi gjethor përgjithësisht bëhet në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë, mundësisht në temperaturë nën 24 °C (75 °F), sepse nxehtësia bën që poret në gjethet e disa specieve të mbyllen.

  1. ^ George Kuepper, NCAT Agriculture Specialist (2003). "Foliar Fertilization". ATTRA Publication #CT135. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2011. Marrë më 7 qershor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Fageria, N. K.; Filho, M.P. Barbosa; Moreira, A.; Guimarães, C. M. (2009). "Foliar Fertilization of Crop Plants". Journal of Plant Nutrition. 32 (6): 1044–1064. doi:10.1080/01904160902872826. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "What is Foliar Feeding and Why You Should be Doing It?". 13 Essentials. korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2021. Marrë më 7 qershor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Tukey, H.B., Ticknor, R.L., Hinsvark, O.N and Wittwer, S.H. (1952). Science, 116: 167–167.
  5. ^ Charlie O'Dell (mars 2004). "Foliar Feeding Of Nutrients" (PDF). American Vegetable Grower. Dramm Corporation. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 shkurt 2008. Marrë më 7 qershor 2020. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Waraich, Ejaz Ahmad; Ahmad, Zahoor; Ahmad, Rashid; Saifullah; Ashraf, M. Y. (2015). "Foliar Applied Phosphorous Enhanced Growth, Chlorophyll Contents, Gas Exchange Attributes and PUE in Wheat (Triticum aestivumL.)". Journal of Plant Nutrition. 38 (12): 1929–1943. doi:10.1080/01904167.2015.1043377. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)