Jump to content

Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri
Kopertina e librit.
AutorVladimir Misja
Alketa Misja
Titulli origjinalVështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
BotoiAkademia e Shkencave e Shqipërisë
Faqe190
ISBNISBN 99943-653-6-3

Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri është libër rreth urbanistikës në Shqipëri botuar në vitin 2004 nga autorët Vladimir Misja dhe Alketa Misja.

Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri. Analize krahasuese ofron një analizë të kushteve të banimit në Shqipëri, duke përdorur tregues sasiore dhe cilësore, te krahasueshëm në periudha dhe me vende të tjera të rajonit. Investimet e larta në banese që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit kanë përmirësuar mjaft treguesit e banimit si : sipërfaqja e banueshme, densiteti i banimit, niveli i shërbimeve, etj. Por njëkohësisht janë shfaqur edhe probleme të reja si : braktisja e banesave në zonat me nivel të larte emigrimi, mungesa e financimeve të mjaftueshme për të mirëmbajtur dhe ripërtërire banese, cenimi i mjedisit dhe rreziku i zhdukjes se trashëgimisë ndërtimore, gjë që shtron nevojën e hartimit dhe zbatimit te politikave të caktuara dhe programeve efikase. Çështjet kryesore qe trajton ky libër janë : Analiza krahasuese e treguesve sasiore dhe cilësore te kushteve të banimit ; Vlerësimi i zhvillimeve arkitektonike dhe urbanistike të banesës në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomiko shoqëror dhe urbanizimit ; Vlerësimi i investimeve në banese për përmirësimin e cilësisë dhe kushteve të banimit gjatë dekadës së fundit. Ky botim i drejtohet të interesuarve në fushën e banesave ; studenteve dhe kërkuesve në fushën e arkitekturës, urbanistikës, rinovimit urban, investitorëve dhe zhvilluesve në sektorin e ndërtimit të banesave, studiuesve të politikave dhe programeve të strehimit dhe rinovimit urban, etj.

Prof. Dr. Vladimir Misja ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e Planit të Shën Peterburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike, pranë ENSAE (École nationale de la statistique et de l'administration économique) dhe CEPE (Centre des Études de Programmes Économiques) në Paris (1972-1973). Ka gradat shkencore : docent (1971), doktor i shkencave ekonomike (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës kl. II (1984). Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qendror), në Fakultetin e Ekonomisë se UT (shef katedre, zv. dekan) dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (akademik). Ka zhvilluar lendet universitare dhe pasuniversitare Ekonomia e industrisë, Bazat e investimit, Informatika e drejtimit, Ekonomia e industrisë dhe efektiviteti i investimeve. Është autor i disa monografive, teksteve universitare, projekteve, studimeve, referateve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Alketa Misja është diplomuar në vitin 1995 si arkitekte urbaniste në Katedrën e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik, Tiranë. Që prej vitit 1995 ka zhvilluar lenden në kurset universitare Ekonomi urbane, Sociologji urbane, dhe Legjislacion urbane, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit UPT. Gjithashtu ka zhvilluar lenden në kurset Ekonomi urbane, dhe Organizim territorial, si pedagoge e jashtme, në Fakultetin e Gjeografisë dhe Fakultetin e Ekonomisë, UT. Ka përfunduar studimet pasuniversitare në programin MBA (Master in Business Administration) të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare disamujore në Rotterdam-Holandë dhe Oksford-Angli. Aktualisht është duke përgatitur tezen e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në lidhje me Menaxhimin e projekteve të rinovimit (rindërtimit) urban në tregun e banesave në Shqipëri.