Jump to content

Valon Syla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valon Syla.

Valon Syla është një gazetar, historian dhe figurë publike nga Prishtina. Poashtu drejtor i Gazetës Metro.[1][2]

I lindur në Prishtinë, me prejardhje nga fshati Gërgur i Sanxhakut të Nishit.[3]

Sulmet fizike ndaj tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u sulmua fizikisht herën e parë në vitin 2021, pasi disa mërgimtarë ishin ndier të fyer nga përdorimi i fjalës "Gërrnaq" në rrjetet sociale dhe në media nga Valoni.[4] Sulmuesi u dënua me 4500€ gjobë.[5]

Sulmi i dytë ndodhi më 11 prill të vitit 2023, pas publikimit të një video në rrjetin social facebook nga Syla, në të cilën ai bën humor të zi me personazhe fetare.[6][7][8]

Dënimi i akteve nga AGK dhe ndërkombëtarët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u bëri thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë.[9] Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, kërkoi nga kryeministri Kurti dhe ministrat Sveçla e Haxhiu që të dënojnë publikisht sulmin ndaj gazetarit Syla. Gutierrez thotë se është shqetësuese që liderët politikë të heshtin në raste të tilla.[10]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Shabani, Vlera (2023-04-11). "Sulmohet gazetari Valon Syla". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-05-04.
  2. ^ "Valon Syla - Analisti showman që ndëshkon me fjalinë "A ju kam thanë"". Nacionale. Marrë më 2023-05-05.
  3. ^ Intervista e Buzhalës: Rrëfimi i Valon Sylës për historinë, politika dhe feja, marrë më 2023-05-04
  4. ^ SULMOHET FIZIKISHT GAZETARI VALON SYLA | T7, marrë më 2023-05-04
  5. ^ Kallxo (2022-10-25). "Hulumtimi i BIRN: Gjykatat po i injorojnë rrethanat rënduese kur sulmohen dhe rrahen gazetarët". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-05-04.
  6. ^ Sulmohet gazetari Syla, marrë më 2023-05-04
  7. ^ Shabani, Vlera (2023-04-11). "Sulmohet gazetari Valon Syla". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-05-04.
  8. ^ "Reagon KMDLNJ: Valon Syla njëri ndër gazetarët e opinionistët që u kërcënuan më së shumti". Gazeta Express. 2023-04-12. Marrë më 2023-05-05.
  9. ^ Shabani, Vlera (2023-04-11). "Reagon AGK për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, kërkon hetim urgjent". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-05-04.
  10. ^ "Organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë u drejtohet Kurtit, Sveçles e Haxhiut: Dënojeni sulmin ndaj Valon Sylës". Gazeta Express. 2023-04-12. Marrë më 2023-05-05.