Vanessa Morgan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vanessa Morgan duke folur në San Diego Comic-Con 2018 në San Diego, Kaliforni

Vanessa Morgan (lindi më 23 mars 1992) është aktore kanadeze.[1] Ajo është e njohur si Beatrix "Bird" Castro në serinë Finding Carter, si Amanda Pierce në serinë komedie The Latest Buzz, dhe si Sarah në filmin My Babysitter's a Vampire. Ajo tani luan në rolin Toni Topaz në serinë Riverdale.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morgan lindi në Otava, Kanadë. Babai i saj është nga Afrika Lindore dhe nëna e saj është skoceze.[2] Morgan fitoi Junior Miss America më 1999 dhe diplomoi në vitin 2010.[3][4] Ajo studioi filozofinë në Queen's University.[5][6]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Morgan bëri shfaqje në filmin origjinal të VH1 A Diva's Christmas Carol në vitin 2000 dhe një shfaqje në filmin Frankie & Alice në vitin 2010. Ajo u bë e njohur në vitin 2007 për rolin e saj të Amanda Pierce në serinë komedie The Latest Buzz dhe poashtu duke performuar këngën e serisë. Ajo gjithashtu ka luajtur Marion Hawthorne në filmin origjinal të vitit 2010 Harriet the Spy: Blog Wars.[7]

Vitin tjetër, ajo luajti rolin si Sarah në filmin My Babysitter's a Vampire, si dhe në serinë televizive me të njëjtin emër.[8] Morgan gjithashtu u shfaq në filmin Geek Charming. Ajo kishte një rol të përsëritur në sezonin 2 të serialit komedie A.N.T. Farm.[9]

Në vitin 2013, Morgan u shfaq në Degrassi: The Next Generation për dy epizoda.[10]

Në vitin 2017, ajo u bashkua me serialin dramë The Shannara Chronicles si Lyria për sezonin e dytë në Spike.[11] Morgan u përzgjodh pastaj në rolin e përsëritur të Toni Topaz në serialin Riverdale.[6] Më 2 maj 2018, u njoftua se Morgan do të kishte rolin për sezonin e tretë.[12]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Roli Shënimet
2000 A Diva's Christmas Carol Young Ebony Film televiziv
2007–2010 The Latest Buzz Amanda Pierce Roli kryesor; 64 epizoda
2010 Harriet the Spy: Blog Wars Marion Hawthorne Film televiziv
2010 Frankie & Alice Frankie (si 16 vjeçare) Film
2010 My Babysitter's a Vampire Sarah Film televiziv
2011–2012 My Babysitter's a Vampire Sarah Roli kryesor; 26 epizoda
2011 Geek Charming Hannah Mornell Film origjinal i Disney Channel
2012 A.N.T. Farm Jeanne / Vanessa 4 epizoda
2013 Degrassi: The Next Generation Vanessa 2 epizoda
2013 Saving Hope Ricki Wilkins Epizodi: "Why Waste Time"
2013 The Amazing Race Canada Ajo morri pjesë së bashku me motrën e saj, Celina Mziray në sezonin e parë
2014 Guilty at 17 Leigh Film televiziv
2014–2015 Finding Carter Beatrix "Bird" Recurring role
2017 The Shannara Chronicles Lyria Roli kryesor; sezoni i dytë
2017–2023 Riverdale Antoinette "Toni" Topaz Roli periodik; 22 epizoda
TBA Pimp Fati Film[13]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Cast bios for Geek Charming - Vanessa Morgan "Hannah"". Disney Channel Medianet. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2011. Marrë më 22 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Vanessa Morgan on Twitter". Twitter. 15 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Miller, Jacquie (24 korrik 2017). "Ottawa actress cast in Riverdale, the hit series based on Archie comics". Ottawa Sun. Marrë më 24 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Berry, Jennifer (26 korrik 2017). "Meet Canadian actress and new star of 'Riverdale' Vanessa Morgan". Hello!. Marrë më 24 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Amatangelo, Amy (15 shtator 2014). "Catching Up With Vanessa Morgan of Finding Carter". Paste Magazine. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2018. Marrë më 24 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Lofaro, Joe (24 korrik 2017). "Ottawa-born actress Vanessa Morgan to star in hit Netflix series Riverdale". CBC News. Marrë më 24 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Miller, Jacquie (24 korrik 2017). "Ottawa actress cast in Riverdale, the hit series based on Archie comics". Ottawa Citizen. Marrë më 24 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "The Celebrity Dish Twenty Minutes with Bruce McDonald and Vanessa Morgan". UrbamMoms.ca. 5 tetor 2010. Marrë më 8 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Jake, Robillard (8 gusht 2017). "Riverdale Welcomes Ottawa Native as First Bisexual Character". Ottawa Life Magazine. Marrë më 24 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Jancelewicz, Chris (27 qershor 2013). "Vanessa And Celina, 'Amazing Race Canada' Team: Ex-'Degrassi' Actress And Bikini-Model Sister Join Game". HuffPost Canada. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Petski, Denise (1 shkurt 2017). "'The Shannara Chronicles' Rounds Out Season 2 Cast As Production Begins In New Zealand". Deadline Hollywood. Marrë më 24 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Holbrook, Damian (2 maj 2018). "'Riverdale' Ups Vanessa Morgan & Charles Melton to Series Regulars for Season 3". TV Insider. Marrë më 2 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Siegel, Tatiana (19 prill 2018). "Lee Daniels Boards Lesbian Love Story 'Pimp' as Producer (Exclusive)". The Hollywood Reporter. Marrë më 21 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)