Vangjel Koça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vangjel Koça (Gjirokastër 1900 - Adriatik 1943) qe gazetar, përkthyes publicist shqiptar mes periudhës së dy luftrave, i njohur me emrin e penës Vangjo Nirvana.

Mbasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur "Zosimea" të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari, fillimisht në gazetën "Drita" e më pas "Demokratia" të Gjirokastrës. Në këtë të fundit mbajti disa vjet radhazi rubrikën "Lëvizje mendore". Si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren "Neo – shqiptarizma", gazetë vërtet jetëshkurtër.

Revista "Përpjekja shqiptare" ka në themel edhe mendimin sociofilozofik të Vangjel Koçës. Në shërbim të lëvizjes mendore shqiptare përktheu "Dialogjet" e Lukianit, "Manualin" e Epiktetit dhe "Bisedë për metodën e Dekartit". Mbetet një nga intelektualët më të shquar të viteve 1930. Pas pushtimit italian qe ndër anëtarët e Institutit të Studimeve Shqiptare.[1]

Vdiq aksidentalisht në gusht 1943.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.
  • Koça, Vangjel. Në udhën e shqiptarizmës. Tiranë: Phoenix. 1999.