Jump to content

Përpjekja shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përpjekja shqiptare ishte një revistë kulturore, shoqërore, ekonomike, letrare etj.

U themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko. Numri i parë doli në tetor të 1936[1], në faqen e dytë të kopertinës shkruante drejtor Branko Merxhani, administrator Petro Marko[2]. U prit mirë nga rrethet intelektuale, për revistën shkruajtën emra të njohur si Migjeni, M. Kruja, K. Maloki, S. Riza, Vangjel Koça, T. Zavalani[1], Eqerem Çabej, Perikli Mborja[2], Mit'hat Frashëri, A. Xhuvani, M. Peshkëpia, Sh. Musaraj, A. Çaçi, Poradeci, Nexhat Haki, S. Skëndi etj[3]. Pas presionit të censurës së regjimit, i cili i kërkoi Merxhanit të dilte haptas për sa i përket ideologjisë politike, ai shprehu çiltas qasjet e tij nëpërmjet artikullit Pse nuk jam marksist, e si pasojë shkaktoi ikjen e Petro Markos në numrin e tretë të revistës.[2]. Ajo shprehu pikëpamje idealiste e reformiste për përmirësimin e monarkisë së Zogut. Një numër i saj u botua në gjuhën frënge[1].

  1. ^ a b c Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 2009
  2. ^ a b c Marko P., Retë dhe gurët - Intervistë me vetveten, Tiranë: OMSCA, 2000. ISBN 99927-40-33-7
  3. ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 118. ISBN 978-9828-106-38-4