Jump to content

Krist Maloki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krist Maloki
U lind më8 prill 1900
Prizren, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vdiq më24 nëntor 1972
Grac, Austri
Emri i letraveK. Lepeteni, Male Krishna, Krraba Malsore
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrarepublicistikë, kritikë

Krist Maloki (Prizren, 8 prill 1900 - Grac, 24 nëntor 1972) ka qenë studjues, publicist shqiptar dhe pedagog në Austri. Mbahet mend për artikujt e shumtë që shkroi në të përkohshmet shqiptare të viteve '30.

Lindi në Prizren më 8 prill 1900, ku mori mësimet fillore tek shkollës katolike të vendlindjes. Me anë të një burse nga autoritetet austro-hungareze, kur ishte 12 vjeç shkoi për t'u shkolluar në Austri.[1] Ndoqi studimet në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz.

U shkollua për filozofi dhe muzikë, kreu doktoratën më 1929. Nga ai vit deri më 1934 punoi mësues privat dhe studjoi për Jurisprudencë, degë për të cilën u doktorua më 1934. Më 1940 u caktua kryetar i studimeve për Europën Juglindore në Universitetin e Gracit, dhe njëherit ishte profesor në Akademinë Tregtare të qytetit. Doli në pension më 1966.[2]

Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972 në spitalin e Gracit, pas një sëmundjeje të rëndë, vitet e fundit i kaloi i verbër.[3].

Bashkëpunoi me shumë të përkohshme shqiptare, duke botuar shkrimet e tij tek Minerva, Djalëria, Hylli i Dritës, Përpjekja shqiptare, Shqiptari i lirë, Dielli, etj. Ka bashkëpunuar edhe me revista të gjuhës gjermane, me artikuj të ndryshëm. Ishte edhe bashkëpunëtor i enciklopedisë së gruas (Zvicër) në gjuhën gjermane, ku ai shtjellon problemin e gruas shqiptare.

La një sërë shkrimesh kritike, si dhe për poetët shqiptarë si Naim Frashërin, Lasgush Poradecin, Gjergj Fishtën etj.

Ka lënë shumë dorëshkrime të pabotuara në shqip e gjermanisht, të gjitha studimet e tij janë shpërndarë nëpër revista dhe gazeta shqipe e të huaja, sidomos gjatë viteve '30. Ka lënë një bibliotekë të pasur me vlera albanologjike.

Përmbledhje shkrimesh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Oriental apo okcidental. Tiranë: Plejad. 2003. ISBN 99927-846-4-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ramaj, Albert, red. (2005). Refleksione. Kritikë (letrare), analiza dhe mendime". Prishtinë: Faik Konica. ISBN 9951-06-094-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ Kulla, Ndriçim (2003). Antologji e mendimit shqiptar: 1870-1945. Plejad. fq. 634. ISBN 9789992792407. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova. Scarecrow Press. fq. 117. ISBN 9780810853096. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Koci, Akil (mars 2015). "Krist Maloki: Krijimtar i hershëm i muzikologjisë shqiptare" (PDF). Dielli Demokristian. 20: 37. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 tetor 2019. Marrë më 14 tetor 2019. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)