Vangjush Furxhi
Vangjush Furxhi (Korça, 24 mars 1943; Tiranë më 26 gusht 2001) ishte aktor i famshëm shqiptar.
Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në vitet 1966-1972 punoi si aktor në Teatrin profesionist të Korçës. Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e regjisurës. Më pas do të punojë për dy vjet si zv/minister i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Gjatë karrierës së tij artistike interpreton një sërë rolesh në skenën e teatrit, si dhe mbi 15 role në kinematografi, ku mund të përmendim rolin e Arifit në filmin "I Teti në bronx" (Viktor Gjika, 1970), Peliçeli tek "Malet me blerim mbuluar" (Dhimitër Anagnosti, 1971), Kiço tek "Njeriu i mirë" (I.Muço, K. Mitro 1982), Besian Vorpsi tek "Të paftuarit" (Kujtim Çashku, 1985), si edhe rolet e spikatura në filmat televizivë: Xanini tek "Plumba perandorit" (Mevlan Shanaj, 1980), Latif Bora "Agimet e stinës së madhe" (Albert Minga, 1981). Për shumë nga këto role është vlerësuar me çmime në festivalet kombëtare të filmit. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit". Padiskutim është një nga aktoret me te mirë shqiptar. Ndahet nga jeta në vitin 2001.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1- Të paftuarit (1985) Besian Vorpsi
2- Vendimi (1984) Telegrafisti
3- Shirat e vjeshtës (1984)..........Astriti
4- Dora e ngrohtë (1983) Hetuesi
5- Era e ngrohtë e thellësive (1982) Sekretar Mihali- film televiziv.
6- Njeriu i mirë (1982)......Kiço
7- Shokët (1982) Bujari, Sekretari i Partisë
8- Agimet e stinës së madhe (1981)....Latif Bora
9- Gëzhoja e vjetër (1980).... Kryehetuesi
10- Plumba perandorit 1980
11- Kur zbardhi një ditë (1971)
12- Malet me blerim mbuluar (1971)..... Peliceli
13-I teti në bronx (1970)............ Arifi
14- Montatorja (1970) .................Agimi
15-Oshëtimë në bregdet (1966)