Mevlan Shanaj
Mevlan Shanaj Mjeshter i madh, artist i merituar,profesor dega e filmit në Akademinë e Arteve Tirane, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në Fier, Shqipëri. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin "Mjeshtër i Madh". Shanaj ka interpretuar në filmat: "I teti në bronz"(1970) regjisor Viktor Gjika, "Malet me blerim mbuluar" (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, "Guximtarët" (1970) regjisor Gëzim Erebara, "Rrugicat që kërkonin diell" (1975) regjisor Saimir Kumbaro,Rikard Ljarja, "Ballë për Ballë"(1979) regjisor Kujtim Çashku, "Rrethimi i Vogël" (1986) regjisor Saimir Kumbaro, "Pranvera s'erdhi vetëm" (1988) i Pirro Milkanit, Unë e dua Erën" (1991), regjisor Albert Minga, "Viktimat e Tivarit"(1996) regjisor Ekrem Kryeziu, ", "Lule të Kuqe Lule të Zeza" realizim i vetë Shanajt, "Ne kerkim te kujt" regjisor Gjergj Xhuvani. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: "Korrierët" (1976), "Plumba Perandorit" (1980 ), "I Paharruari"(1984), "Të Shoh në Sy" (1985), "Një Telegram dhe një Këngë" (1986), "Fletë të Bardha" (1990)."Lule te kuqe, lule te zeza" Dokumentarë: "Marie Kraja", "Tefta Tashko", "Komani një Betejë e Madhe", "Gju me Gju", "Lasgush Poradeci", "Berati Qyteti i Bardhë", "Zëra nga Lashtësia", "Katër Mëngjeset", "Pandi Raidhi", "Rrugët", "Bibla & Kurani" , "Një ftesë nga Iliri", "Visi", "Përcjellja", "Shkronjat e Pavarësisë", "Te fala Ndreke Luca", "Rruget" Gjate punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle,
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ne kerkim te kujt (2009) Doktor Leo
- Lule të kuqe, lule të zeza - (2003)
- Viktimat e Tivarit (1991)
- Unë e dua Erën - (1991), Kujtimi
- Pranvera s'erdhi vetem (1988)
- Rrethimi i vogël - (1986), Vironi, shoku i Agronit
- Ballë për ballë - (1979) Besnik Struga
- Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Nebi Surreli
- Malet me blerim mbuluar (1971) Birçja
- Guximtarët - (1970)
- I teti në bronz - (1970) Ibrahim Kovaçi
Regji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lule të kuqe, lule të zeza 2003
Fletë të bardha 1990
Të shoh në sy 1986
I paharruari 1984
Plumba perandorit 1980
Korrierët 1976
Pallati 176 1986
Dokumentarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tefta Tashko
- Marije Kraja
- Berati
- Katër mëngjeze
- Rruga b.kater
- Lasgush Poradeci
- Gju më gju
- Komani
- Pandi Raidhi
- Shqiptari i vonuar
- Rruget
- Bibla dhe kurani
- Ftesë nga Iliri
- Përcjellja
- Shkronjat e Pavarsise
- Te fala Ndreke Luca. Rruget 2. Koha e pelikules ( Xhanfise Keko)
Producent
Lule te kuqe lule te zeza, 2003
Koncert Elsa Lila 2004
Ftese nga Iliri 2004
Visi 2005
Percjellja( Vangjush Furxhiu)2008
Pharmakon, 2012
Dita e fundit e Loro Shestanit 2012
Te fala Ndreke Luca 2013
Rruget 2