Viki Vikingu

Viki Vikingu e njohur në Gjermani dhe Austri si Wickie und die starken Männer dhe Chiisana Viking Bikke (小さなバイキング ビッケ) në Japoni, është një seri televizive e animuar gjermano-austriake-japoneze e cila tregon aventurat e Vikit, një djalë i ri Viking që përdor zgjuarsinë e tij për të ndihmuar miqtë e tij Viking. Ēshtë e bazuar në romanin Viki Vikingu (1963) shkruar nga autori suedez Runer Jonsson. Ajo u bë premierë në kanalin televiziv gjerman ZDF më 31 janar 1974 por transmetuar në vende të ndryshme. Në 2013–2014, seriali gjithashtu ekzistoi në animacion 3D të prodhuar nga Studio 100.
Përmbledhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personazhi kryesor i serialit është Viki, djali i Halvar, shefi i fshatit të Vikingëve Flake. Për dallim nga shokët e tij të fshatit - përfshirë shumicën e djemve të tjerë të moshës së tij - Viki është bekuar me një mendje të mprehtë dhe imagjinare, i cili ndihmon shokët e tij Viking nga shumë situata të ngushta, duke përfshirë zotin e rivalit Viking Sven The Terrible.
Dublimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Roli | Dublues në japonisht (Seiyū) | Dubluesë në gjermanisht | Dubluar në shqip |
|---|---|---|---|
| Viki | Yōko Kuri | Florian Halm | Devis Muka |
| Halvar | Kōsei Tomita | Walter Reichelt | ? |
| Ylva | Taeko Nakanishi | Inge Schulz | Andeta Radi |
| Ylvi | Yoneko Matsukane | Alexandra Ludwig (epizodet 1–75) Christa Häussler (epizodet 76–78) | Suela Xhonuzi |
| Gilby | Junko Hori | Horst Abraham | ? |
| Tjure | Takashi Satomi | Werner Abrolat | Lorenc Kaja |
| Snorre | Junpei Takiguchi | Eberhard Storeck | Denard Xhillari |
| Urobe | Kōichi Kitamura | Leo Bardischewski | Vladimir Saliu |
| Gorm | Shun Yashiro | Manfred Lichtenfeld | ? |
| Ulme | Setsuo Wakui | Kurt Zips (epizodet 1–36) Bruno W. Pantel (epizodet 37–78) | Niko Lena (epizodet e para) Ervin Bejleri (epizodet e mëvonshme) |
| Faxe | Toku Nishio | Gernot Duda | Bledi Naska |
| Sven the Terrible | Masayuki Katō Chikao Ōtsuka | Kurt E. Ludwig (epizodet 5,6 & 8) Wolfgang Hess (epizodet 22,27,28 & 55) Achim Strietzel (epizodet 76 & 77) | Vasjan Lami |
| Pokka | ? | Hannes Gromball | Genti Deçka |
| Baltac | Masashi Amenomori | Herbert Weicker (epizodet 34, 43, 44, 74 & 77) Dietrich Thoms (epizodet 59) | Alfred Trebicka |
| Olaf | ? | Heini Göbel | Arben Dergemi |
| Monika, gruaja e Tjures | ? | Marianne Paar | Klodjana Keco |
| Gruaja e Snorre | ? | Lorley Katz | ? |
| Maria | ? | Christa Häussler | ? |
| Erzähler | Eiko Masuyama | Manfred Seipold (epizodet 1–26) Leon Rainer (epizodet 27–78) | ? |
Kuriozitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Seria televizive e frymëzoi autorin japonezë Eiichiro Oda për ta krijuar mangën e tij One Piece.