Vittorino da Feltre

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Portreti i Vittorino da Feltre, nga Pedro Berruguete dhe Giusto di Gand,rr.1474.

Vittorino da Feltre (Feltre, 1378 – 2 shkurt 1446) ishte një mësimdhënës dhe pedagog i shquar humanist italian. Ai ishte njeri me kulturë dhe arsim të lartë. Emri i tij i vërtetë ishte Vittorino Rambaldoni. Vittorino u lind në Feltre, Belluno, Republika e Venedikut. Studimet i kreu në Universitetin e Padovës. Një kohë kishte punuar profesor (lektor) i filozofisë. Kontributi i tij më i madh për arsimin dhe kulturën humaniste mbetet puna e tij në Shtëpinë e Gëzimit. Vittorino mendonte se ideja e Rilindjes së njeriut të plotë, ose l'uomo universale — paraqet shëndetin e trupit, forcën e karakterit dhe pasurinë e mendjes. Vittorino da Feltre vdiq në Mantua më 2 shkurt 1446. [1] [2]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Shënime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori, Tiranë, 1983, fq. 194 - 195.
  2. ^ Durant, Will (1953). The Renaissance. The Story of Civilization. 5. New York: Simon and Schuster. f. 250. 

Lexime të mëtutjeshme[redakto | përpunoni burim]