Kërceni tek përmbajtja

Vokopola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vokopolë)
Vokopola

Vokopola është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri që përfshihet në Bashkinë e Dimalit (ish-Ura Vajgurore).

Fshati i Vokopolës ndodhet 5 km në jug-perëndim të Dimalit (ish-Ura Vajgurore) dhe kufizohet me fshatrat Sqepur, Skrevan, Protoduar, Hallaxhias dhe Poshnje.

Ka një popullsi shqiptare e cila i përket besimit të krishterë dhe mysliman.

Vokopola ka një histori plot ngjarje, ku më e vecanta i përket patriotit Kostandin Gjorga, i deleguari i Ismail Qemalit, i cili ngriti flamurin për të gjithë zonën e Beratit për të shpallur pavarësinë. Kjo është një ngjarje e shënuar për të gjithë zonën dhe qytetin e Beratit e cila festohet prej shumë vitesh në Vokopolë.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]