Shko te përmbajtja

Vreshtaria në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vresht në Cerkovinë

Vreshtaria në Shqipëri është zhvilluar, që nga shekulli i VIII-të p.e.s. në bazë të llojeve të rrushërave vendasë të cilët i rezistuan periudhës së akullnajave. Verërat Ilire ishin të njohura nën perandorinë romake dhe humbën reputacionin e tyre gjatë kohës së pushtimit osman. Ditëve të sotme vreshtaria në Shqipëri është në rilindje të plotë.

Shqipëria, sikurse Ishujt e JonitGreqisë, dhe jugu i Dalmacisë aktualisht Bosnja dhe Hercegovina duket se ishin gjurmët e fundit të vreshtarisë në Europë, pas periudhës akullnajore. Nga përcaktimi i profesorit Henri Enjalbert gjatë kërkimeve të tij.[1]

Pagëzimorja paleokatolike e Butrintit

Referimet e para të vreshtarisë në Iliri datojnë që nga shekulli VIII-të para erës sonë. Nën kolinizimin romak, autorët latin citojnë Ilirinë si prejardhja e një vreshtarie me rendiment të lartë te futur edhe në Itali.[1] Butrinti është i shënuar në listen e trashgimive botëroreUNESCO-s nga viti 1992 gjë që përmbledh një pjesë të madhe të historisë shqiptare. Gjatë periudhës paleo-katolike, dy bazilika dhe një pagëzimore ishin ndërtuar. Kjo pagëzimore e shekullit VI-të, ndërtuar mbi gjashtëmbëdhjetë shtylla është e shtruar me mozaikë, ku gjendet tema e hardhisë dhe e verës.[2]

Por prodhimi i verës, nën ndikimin e Islamit, nuk vazhdoi pas shkeullit XVII. Progresi i vreshtarisë shqiptare rifilloi, mes 1912 dhe 1944. Vetëm insekti daktulosphaira vitifoliae, që u shfaq në vitin 1933, çrregulloi zhvillimin. Ne fund të Luftës se Dytë botërore, nuk kishte më shumë se 2.737 hektarë vreshtari.[1]

tonViti030 00060 00090 000120 000150 000180 000210 000240 0001995200020052010201520202025vreshtapjergullarrush gjithsejStatistikat vjetore të drufrutorët: prodhimi rrushi (ton)Të dhëna vjetore nga viti 1998 deri më 2025, burimi: Instat

Shënimet dhe referencat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
    1. 1 2 3 "Welcome to wines Albania" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2011. Marrë më 12 maj 2016.
    2. Butrinti

    Artikuj te ngjajshem

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]