Vreshtaria në Shqipëri
Vreshtaria në Shqipëri është zhvilluar, që nga shekulli i VIII-të p.e.s. në bazë të llojeve të rrushërave vendasë të cilët i rezistuan periudhës së akullnajave. Verërat Ilire ishin të njohura nën perandorinë romake dhe humbën reputacionin e tyre gjatë kohës së pushtimit osman. Ditëve të sotme vreshtaria në Shqipëri është në rilindje të plotë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria, sikurse Ishujt e Jonit të Greqisë, dhe jugu i Dalmacisë aktualisht Bosnja dhe Hercegovina duket se ishin gjurmët e fundit të vreshtarisë në Europë, pas periudhës akullnajore. Nga përcaktimi i profesorit Henri Enjalbert gjatë kërkimeve të tij[1].
Referimet e para të vreshtarisë në Iliri datojnë që nga shekulli VIII-të para erës sonë. Nën kolinizimin romak, autorët latin citojnë Ilirinë si prejardhja e një vreshtarie me rendiment të lartë te futur edhe në Itali[1]. Butrinti është i shënuar në listen e trashgimive botërore të UNESCO-s nga viti 1992 gjë që përmbledh një pjesë të madhe të historisë shqiptare. Gjatë periudhës paleo-katolike, dy bazilika dhe një pagëzimore ishin ndërtuar. Kjo pagëzimore e shekullit VI-të, ndërtuar mbi gjashtëmbëdhjetë shtylla është e shtruar me mozaikë, ku gjendet tema e hardhisë dhe e verës[2].
Por prodhimi i verës, nën ndikimin e Islamit, nuk vazhdoi pas shkeullit XVII. Progresi i vreshtarisë shqiptare rifilloi, mes 1912 dhe 1944. Vetëm insekti daktulosphaira vitifoliae, që u shfaq në vitin 1933, çrregulloi zhvillimin. Ne fund të Luftës se Dytë botërore, nuk kishte më shumë se 2.737 hektarë vreshtari[1].
Shënimet dhe referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Welcome to wines Albania". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2011. Marrë më 12 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Butrinti