Jump to content

Vula Apostile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vula apostile në SHBA

Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje siq' parashihet nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.

Shqipëri është në përdorim nga viti 2004, ndërsa në Kosovë[1] nga viti 2012.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ MPB e Republikës së Kosovës:UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 01/2012 – MPB PËR VULËN APOSTILE