Weber (njësi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

fizikë, weberi  /ˈvbər/[1] (simboli: Wb) është njësi e sistemit SI për fluksin magnetik. Densiteti i fluksit prej 1 Wb/m2 (një weber për metër katror) është një tesla.

Weberi është emëruar sipas fizikantit gjerman Wilhelm Eduard Weber (1804–1891).

Përkufizimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Weberi mund të përkufizohet në terma të ligjit të Faradeit, i cili lidhet me ndryshimin e fluksit magnetik nëpër një hark të fushës elektrike rreth harkun. Një ndryshim i fluksit për një weber për sekond do të induktojë një forcë elektrolëvizore prej një volt (prodhimi i një tensioni të një volti nëpër dy terminale të qarkut të hapur).

Zyrtarisht,

Weber (njësia e fluksit magnetik) — Weberi është fluksi magnetik i cili, nëse kalon njëherë nëpër një qark, do të prodhonte një forcë elektrolëvizore prej 1 volti nëse ai do të reduktohej në zero në një shkallë uniforme në 1 sekond.[2]

Weber zakonisht shprehet si shumëzim i njësive të tjera:

ku:

Wb = weber,

V = volt,

T = tesla,

J = xhul,

m = meter,

s = sekond,

A = amper,

Mx = maksuell.


Kjo njëesi është emëruar sipas Wilhelm Eduard Weber. Si edhe çdo njësi tjetër e sistemit SI, emri i së cilës vjen sipas një personi, shkronja e parë e simbolit të saj është e madhe (Wb). Sidoqoftë, kur një njësi e sistemit SI shkruhet në gjuhë të ndryshme prej anglishtes, duhet të fillojë me shkronjë të vogël (weber), përveç në një situatë kur secila fjalë në atë pozicion duhet të shkruhet me shkornja të mëdha, si në fillimin e një fjalie apo në titull. Vini re se "shkalla Celsius" konfirmon këtë rregull për shkak të "d"-hit të vogël. Bazuar në The International System of Units, seksioni 5.2.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1861, Shoqata Britaneze për Avancimin e Shkencës (e njohur si "The BA"[3]) themeloi një komitet nën William Thomson (më vonë Lord Kelvin) për studimin e njësive elektrike.[4] Në një manuskriptë të shkurtit të vitit 1902, me shënime nga Oliver Heaviside, Giovanni Giorgi propozoi një grup njësish racionale në elektromagnetizëm duke përfshirë weberin, duke shënuar se "produkti i voltit në sekond është quajtuar weber nga B. A."[5] Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik filloi punimet në terminologji në vitin 1909 dhe themeloi Komitetin Teknik 1 në vitin 1911, komiteti më i vjetër i tij, "për të sanksionuar termat dhe përkufizimet e përdorurar në fusha të ndryshme elektroteknike dhe për të përcaktuar ekivalencen e termave të përdorur në gjuhë të ndryshme."[6][7]

Në vitin 1930,[8] TC1 (Komiteti Teknik 1) vendosi se fortësia e fushës magnetike (H) është për shkak të natyrës së ndryshme nga densiteti i fluksit magnetik (B), dhe shtrohet pyetja e emërimit të njësive për këto fusha dhe madhësitë e lidhura, ndër të cilat integrali i densitetit të fluksit magnetik.

Në vitin 1938, TC24 "rekomandoi se si një lidhje e lidhur [nga njësitë mekanike në elektrike] permeabiliteti i hapësirës së lirë me vlerë prej µ0 = 4π-7 H/m. Ky grup po ashtu bëri të ditur se secila nga njësitë praktike që veçse janë në përdorim (ohm, ampere, volt, henry, farad, coulomb, dhe weber), mund të shërbejnë ekuivalentisht si katër njësitë themelore.[8] "Pas konsultimit, amperi u adoptua si njësia e katërt e sistemit Giorgi në Paris në vitin 1950."[9]

Shënimet dhe referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ In America also /ˈwɛbər/.
    "weber (main entry is American English, Collins World English (further down) is British)". Dictionary.com. 
  2. ^ "CIPM, 1946: Resolution 2 / Definitions of Electrical Units". International Committee for Weights and Measures (CIPM) Resolutions. International Bureau of Weights and Measures (BIPM). 1946. Marrë më 2008-04-29. 
  3. ^ "The BA (British Association for the Advancement of Science)". 
  4. ^ Frary, Mark. "The world of electricity: 1820-1904". International Electrotechnical Commission. Marrë më 2008-04-29. 
  5. ^ Giorgi, Giovanni (February 1902). "Rational Units of Electromagnetism" (Manuscript with handwritten notes by Oliver Heaviside). f. 9. Marrë më 2014-02-21. 
  6. ^ "IEC Technical Committee 1". International Electrotechnical Commission. Marrë më 2008-04-29. 
  7. ^ "Strategic Policy Statement, IEC Technical Committee on Terminology" (PDF). International Electrotechnical Commission. Marrë më 2008-04-29. 
  8. ^ a b "The role of the IEC / Work on quantities and units". History of the SI. International Electrotechnical Commission. Marrë më 2008-04-29. 
  9. ^ Ruppert, Louis. "IEC History 1906–1956: Brief History of the International Electrotechnical Commission" (PDF). International Electrotechnical Commission. f. 4–5. Marrë më 2008-04-29.