Jump to content

Wikipedia:Artikuj për shqyrtim/Harilla Papajorgji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Subjekti i artikullit është...

Harilla Papajorgji (Vlorë, 11 Tetor 1933 – Tiranë, 7 shtator 2019) ka qenë një Politikan shqiptar, Profesor i Ekonomisë[1] dhe Drejtues shtetëror.[2] Ai ka qenë Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit në vitet 1982 – 1985,[3][4] anëtar i Asamblesë Popullore në vitet 1982 - 1987[5][6] si dhe Zëvendës drejtor i Institutit shkencor i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë në vitet 1985 – 1991.


Vogëlia dhe Edukimi

[Redakto nëpërmjet kodit]

Harilla Papajorgji ka lindur në 11 tetor 1933 në Vlorë. Ai u rrit dhe kaloi vogëlinë e tij në Vlorë. Pas Luftës së II Botërore, Papajorgji studioi në Shkollën e mesme tregtare në Vlorë dhe përfundoi studimet e tij Universitare me rezultate të shkëlqyera në ish institutin e Lartë Ekonomik në Tirane në vitet 1952-1956. Ai i përket brezit të parë të diplomuarve të shkëlqyer që themeluan Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes në vitin 1956. Ai fitoi gradën shkencore “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” në vitin 1972, gradën shkencore “Doktor në Ekonomi” në vitin 1982 dhe titullin akademik “Profesor në Ekonomi” në vitin 1986.


Karriera Politike

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të studimeve në Ekonomi në vitin 1956, Papajorgji punoi si pedagog efektiv pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës deri në vitin 1964. Ai ishte anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë deri në vitin 1991. Në vitin 1964, ai u emërua Sekretar i Parë i Rinisë së Tiranës dhe punoi në Institutin shkencor të Komitetit Qëndror të Partise në vitet 1969-1981.[7] Ai u emërua Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit në vitet 1982 – 1985 dhe ishte deputet i Tiranës në Asamblene Popullore të Shqipërisë në vitet 1982 – 1987.[8][9][10] Me kërkese te tij, për arsye shëndetësore, kërkon lehtësimin nga kjo detyrë dhe rifillon punën si Këshilltar në Sektorin Ekonomik të Komitetit Qëndror, si dhe Zëvendësdrejtor i Institutit Shkencor të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës.

Harilla Papajorgji është vlerësuar me çmimin e parë të Republikës për studimin e zhvillimeve demografike e të familjes, të përmirësimeve që duhen bërë në ekonomi e planifikimin e centralizuar dhe disa probleme sociale të kohës (1989).


Harilla Papajorgji ka botuar më shumë se 10000 faqe në formën e monografive, teksteve universitare, kapituj në studime shkencore, artikuj shkencorë e botime me proceedings. Disa nga librat e tij janë përkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Rusisht dhe Greqisht. Listë e përzgjedhur publikimesh:


  1. ^ Shaffer, Harry. G. (1967). The Communist World - Marxist and Non - Marxist Views. New York: Appleton - Century - Crofts. fq. 382. ISBN 9780891970941. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Paxton, John (1983). The Statesman's Yearbook 1983-1984. London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347300. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Paxton, John (1984). The Statesman's Yearbook 1984-1985. London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347317. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kabinett Çarçani II". Wikipedia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Biberaj, Elez (1985). Problems of Communism, Volume 34, Issue 6. fq. 37. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ligjvenesit ne Vite" (PDF). Official Website of the Parliament of Albania. Parliament of Albania. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Directory of Officials of the People's Socialist Republic of Albania. National Foreign Assessment Center. 1979. fq. 90. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Paxton, John (1983). The Statesman's Yearbook 1983-1984. London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347300. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Paxton, John (1984). The Statesman's Yearbook 1984-1985. London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347317. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Paxton, John (1985). The Statesman's Yearbook 1985-1985. London: Palgrave Macmillan. fq. 67. ISBN 9780333366721. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)