Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/10
Appearance
- ...më 26 Mars 2011 një ekip kërkimor i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), pas një pune të gjatë e plotë pasion fotografoi premierë në terren, pas shumë dekadash, në gjendje të egër, në rajonin malor të Shqipërisë veriore Rrëqebullin e njohur ndryshe si Tigri i Ballkanit (Lynx lynx martinoi)?
- ...shkencëtarët australianë kanë zbuluar se si bleta është në gjendje të bëjë “ulje të sigurta”, me saktësi maksimale dhe butësi në çdo lloj terreni, dishezë, vertikal apo edhe në një lule të paqëndrueshme dhe se “Përgatitja për një ulje të sigurt është një nga sfidat më të vështira për kafshët fluturuese, sikurse për mjetet ajrore” shkruan profesori Mandyam Srinivasan nga Instituti i kërkimeve të Universitetit të Queensland në revistën akademike “Proceedings”?
- ...në bibliotekën e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare ekzistojnë dokumente dhe fakte që vërtetojnë se një nga figurat e shquara që kontribuan për ringjalljen e Lojërave Olimpike pas 15 shekujve ishte Vangjel Zhapa, filantropi nga Labova e Madhe e Gjirokastrës?
- ...që themeluesi i toponomastikës shqiptare, dom Nikollë Gazulli formuloi se “dieja mbí emna vendesh e mbi fise të Shqipënisë sodë mbështetet ndë gojëdhanë (folklore) por me Toponomastikë, mund të két nji përforcim të mjaftueshëm” dhe sipas akademikut Eqrem Çabej toponimet janë pasuria më e çmuar që ka sot gjindja shqiptare?
- ...taselat prej allçie të veprës “Gladiatorët” nga skulptori Janaq Paço, kanë qëndruar për më shumë se 30 vjet në mjediset e Muzeut Arkeologjik të Durrësit pasi mbaheshin fillimisht në një nga magazinat e muzeut dhe se sot shpresohet të vendosen sipas projektit të autorit në hyrjen e amfiteatrit të Durrësit?