Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/19

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

EUROVISION - FESTIVALI EUROPIAN I KËNGËS


...në Eurosong 2014 në Danimarkë, Shqipëria u prezantua me këngën fituese "One Night's Anger" ("Zemërimi i një nate") të performuar nga këngëtarja lirike Hersi Matmuja, backvocal - et Herga Halilaj dhe Olsa Papandili si dhe perkusionisti Erdi Kraja ndërsa kënga me tekst të Jorgo Papingjit u kompozua nga artisti Genti Lako gjatë një fundjave peshkimi ku autori në pritje muzikoi këngën fituese?

...Mihal Artioti siç është quajtur në vendlindje, apo Mihal Trivoli siç e quajnë në studime të ndryshme ka lindur në një familje shqiptare të kulturuar, rreth vitit 1475, (në një botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek" konsiderohet i ditëlindjes 1480, edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) në qytetin shqiptar Artë (sot Greqi) që ishte pushtuar nga osmanët në vitin 1449?

...sipas shprehjes popullore “Bukë Zadrime-Tejdrini dhe verë Podrime-Anadrini” dhe një ndër pamjet më të bukura është toka e Kosovës mbuluar me vreshta si Rahoveci, Suhareka, Gjakova ku natyra e tokës, prania e ditëve me diell dhe tradita dymijëvjeçare e bëjnë vendin të përkryer për vreshtari dhe gjatë periudhës 2007-2013 Kosova ka eksportuar mbi 30 milion litra verë, ndërsa ka importuar pak mbi 3 milion litra verë?

...sipas biologut i evolucionit Thomas Bosch duhet të ketë një kontekst të përbashkët mes pavdekshmërisë së hidrës dhe jetëgjatësisë së njeriut,ndaj me grupin e tij studimor në Universitetin e Kielit ka zbuluar të ashtuquajturin geni i jetëgjatësisë FoxO tek hidra e cila prej më shumë se 100 vjetësh si organizëm mahnit shkencën, dhe shpjegon fakti se pa genin ne humbasim qelizat burimore ndërsa ato humbasin funksionin e tyre aftësinë e vetërigjenerimit?

...yjet që shikohen me sy të lirë në një qiell të kthjellët janë rreth 5000 deri në 6000; por thuhet se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ka 200 miliardë yje, ndërsa universi 7×10²², pra “një popullsi” e pafundme dhe yjet kanë frymëzuar piktorët Xhoto di Bondone, Vincent Van Gogh, poetë dhe mendimtarë si filozofi Immanuel Kant thoshte se dy gjëra e mbushnin shpirtin e tij, admirimi dhe respekti: “Qielli i ndriçuar mbi mua, dhe ligji i moralit te mua”?

...ndër speciet e rralla të luleve si vlera turistike zbuluara këto vite tek Bimët endemike në Shqipëri , është edhe bima “asyneuma comosiformehayek et Janchen” që gjendet vetëm në malin e Gjallicës, në zonën e Shkallës së Keqe, “centaurea candelabrum hayek et kosanin” e cila ndodhet vetëm në pyjet e zonës së Kolshit, “gentiana pneumonanthe L” që ndodhet vetëm në zonën e qafë Luzhës në rrethin e Tropojës dhe me interes është edhe "Wulfenia Baldacci", në rrethin e Kukësit, apo "Viola dukadjinica", që rritet në Majën e Hekurave në rrethin e Tropojës?