Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/22

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bregdeti shqiptar i Jonit


...Natyra dhe historia e Shqipërisë përmes fotografisë” titullohet ekspozita që çeli këtë fundmaj në LisbonëPortugalisë fotografi i njohur Roland Tasho me 45 foto me ngjyra të pikave turistike të Shqipërisë, ku përfshihen deti dhe malet tona, si edhe traditat e trashëguara që kanë lënë gjurmë në identitetin kombtar?

...bukuroshja shqiptare e quajtur Zerina Derveni e cila merr pjesë në “Miss Universe Canada” 2014 dhe e kualifikuar për finalen e këtij evenimenti bukurie, vajza renditet në faqen zyrtare në internet (missuniversecanada.ca/2014) si një ndër 20 vajzat më të bukura të këtij edicioni?

...vajza më e bukur shqiptare e konkursit Miss Shqipëria do të kurorëzohet në qershor, në Kalanë e Ulqinit Kjo do të jetë hera e parë që një konkurs bukurie të organizohet në një kala jashtë Shqipërisë?

...Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me San Francisco International Ocean Film Festival do të realizojë të parin festival filmi, 25-29 korrik në Velipoja, dedikuar detit dhe të fshehtave të tij dhe do të sjellë për publikun shqiptar filma dhe dokumentarë shkencorë apo artistik me tematika mbi detin dhe thellësinë e tij, speciet e rralla apo zbulimet e rëndësishme arkeologjike nënujore?

...ideologu i njohur i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri, në veprën e tij “Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, shkruan kështu për popullin shqiptar : “...Shqiptarët kanë shumë dëshirë të dinë e të mbajnë bagëti e çdo farë gjë të gjallë...”?

...fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me Eposin e Kreshnikve e këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit dhe brezash tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujit dhe Halilit, marinasit këta tre gurë i ruajnë si sytë e ballit?

...prodhuesi gjigand i makinave Land Rover ka testuar makinën e re të modelit Discovery duke promovuar bjeshkët përrallore në fshatin turistik të Thethit?