Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


... Sami Frashëri një nga veprat më të shquara të tij si mendimtar , patriot, demokrat dhe iluminist realizoi më 1899 "Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet" e botoi pa emër autori në Bukureshti dhe traktati u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj ?

... ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk Tabje së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Para Krishtit dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821)  ?

... Lorik Cana në një intervistë ka deklaruar se arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe se ai ka në plan për të punuar në rrafshin e Albanologjisë pas karrierës së tij të futbollit sepse ndjek një diplomë universitare në Histori ?

... Ultësira Perëndimore e Shqipërisë përfaqëson krahinën më madhe fushore dhe është një nga fushat më të mëdha të Gadishullit Ballkanik ?

... Adivije Alibali bijë e familjes se njohur Sharofi nga Dibra e Madhe është një nga pionieret e para të artit koreografik shqiptar që në vitin 1947 dhe në vitin 1950 ajo zgjidhet nga regjizorët rusë e shqiptarë për të luajtur rolin e Mamicës në filmin Skënderbeu ?

... Iliria si një vend ku është predikuar ungjilli përpara vitit 57 pas Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Shën Pali sepse ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin me apostujt e tij të cilët u vendosën fillimisht në Durrës ?

... Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë Qendrore ushqehet kryesisht nga ujëra sipërfaqësorë me mineralizim relativisht të lartë prej 461 mg/l dhe temperatura e ujit luhatet nga 6,12 °C në janar deri në 24,7 °C në gusht ?

... Sinan Pashë Topojani ka qenë kryeministër i perandorisë osmane 5 herë dhe vendlindjes së tij Lumës i lehtësoi taksat dhe detyrimet gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami ?

... Nikollë Gazulli botoi "Fjalorthi i ri" dhe "Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís", Tiranë, 1941, ("Visaret e Kombit", vëllim XII) të Pano Tases të cilët janë të parët fjalorë krahinorë shqiptarë ndërsa "Fjalori onomastik" si i pari i kësaj natyre në gjuhën shqipe tregon se ai është themeluesi i toponomastikës shqiptare ?