Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/6

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bubulina
  • ... në vitin 1811 Bubulina iu kushtua çlirimit të kombit shqiptar dhe atij grek (1821) duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike edhe pasurinë e madhe që trashëgoi nga bashkëshorti dhe Arbërorët e Moresë përveç heroizmave të saj lavdëronin bukurinë e saj të natyrshme ?
  • ... sipas bashkëautorit Aleksandër Trajçe fakti që kërkuesit e parë shkencorë nga Shqipëria të cilët arrijnë të publikojnë një artikull në Revista Science si një nga revistat më prestigjoze shkencore në Botë vijnë nga sektori i ruajtjes së natyrës tregon për një model pararojë në drejtim të progresit akademik dhe shkencor të vendit tonë ?
  • ... Erza Muqolli vajza 9 vjeçare nga Kosova po mahnit Francën në kompeticionin "Franca ka një talent të pabesueshëm 2015" ku ka arritur të jetë një ndër pesë finalistët ?
  • ... sipas PPNEA janë mbi 40 arinj në kafaze dhe të robëruar në Shqipëri në pritje të ngritjes së një parku rehabilitimi nga Ministria e Mjedisit dhe rrjeti i institucioneve ndërkombtare në mbrojtje të natyrës ?
  • ... Lumi Vjosa rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë është dhe kufiri ndarës natyror midis Fierit dhe Vlorës dhe prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s kurse në Prill dhjetë herë më e madhe se në gusht ?
  • ... Gentiana lutea është një bimë barishtore shumëvjeçare e gjatë deri në 1-2 m me lule të verdha dhe vlersohet si bimë me aftësi shëruese të cilat u zbuluan prej mbretit ilir Genti ?