Jump to content

Vjosa

Coordinates: 40°38′34″N 19°19′02″E / 40.642778°N 19.317222°E / 40.642778; 19.317222
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Vjosa)

40°38′34″N 19°19′02″E / 40.642778°N 19.317222°E / 40.642778; 19.317222

Zona e verdhë përfaqëson ujëmbledhësin e Vjosës dhe degën kryesore të tij, Drino; vija e kuqe simbolizon kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Lumi Vjosa në Petran, në jugun e Shqipërisë

Vjosa është një lumë, i cili buron në veriperëndim të GreqisëEpir dhe derdhet në ShqipëriDetin Adriatik. Në antikitet Vjosa njihej me emrin Anio.

Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6.706 km², 2.154 km² prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. ai rrjedh kryesisht në zona fushore.

Rrjedha e sipërme e lumit në Greqi kalon shpesh herë midis zonave malore me pyje. Një pjesë e tyre j anë zona të mbrojtura natyrore dhe që i përkasin parkut kombëtar Vikos-Aoos, i cili shtrihet për rreth maleve Timfi (2.497 m. mbi nivelin e detit). Në këtë park, i cili është dhe parku i dytë më i madh i Greqisë jetojnë edhe sot arinj të kaftë. Përroi Vojdomati (greqisht: Βοϊδομάτης/Voidhomatis) nga fjalët sllave voda=ujë dhe mati=burim pra uj-burim, një degë e Vjosës (Aoos) krijon grykën e Vikos, një grykë kjo tepër e mahnitshme. Duke pasur parasysh koefiçientin (0,82) të thellësisë (900 m.) me atë të gjerësisë (1100 m.), gryka e Vikos-Aoos mund të konsiderohet si gryka më e thellë në botë (ka zona në botë që janë më të thella por edhe më të gjera dhe anasjelltas). Kjo zonë quhet Zagoria dhe është e njohur jo vetëm si zonë për alpinizëm, por edhe për fshatrat karakteristike me shtëpi prej guri. Jo larg nga Konica, në brendësi të parkut kombëtar, kalon edhe Vjosa në një grykë të ngushtë. Në Konicë ndodhet dhe një urë historike me harqe prej guri, e cila është ndërtuar mbi Vjosë. Prej këtu e tutje lumi shfrytëzohet edhe për qëllime ekonomiko-bujqësore. Pas Konicës lumi kalon kufirin greko-shqiptar, pike kjo ku derdhet edhe përroi Sarandapor (greqisht: Σαραντάπορος/Sarantáporos), që vjen nga lindja. Sarandapori shërben edhe si vijë kufitare greko-shqiptare për disa kilometra. Aty afër është ndërtuar edhe një pikë kalimi kufitare për këmbësorë.

Në Shqipëri lumi Vjosa përshkon rreth 192km, duke kaluar në zona malore dhe fushore, deri në derdhjen e tij në detin Adriatik. Në Shqipëri dy tributarët kryesorë janë lumi Drinos (gjithashtu buron në territorin grek) dhe lumi i Shushicës, i cili gjendet mes maleve midis Vlorës dhe Gjirokastrës. Rrjedha e mesme e Vjosës përbën një nga zonat më dinamike të lumit. Në këtë zonë shtrati i lumit zgjerohet në mbi 2 km. Një tjetër tributar i Vjosës është lumi i Langaricës, i cili ndodhet në pjesën e sipërme të luginës pranë qytetit të Përmetit. Kjo zonë me vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe turistike përfshin burimet e banjave termale të Bënjës (8 të tilla në total), Kanionin e Langaricës me gjatësi 7km, Urën otomane të Kadiut (urë guri me një hark të madh), pyllin dhe shpellat e Petranit, kishën e Bënjës dhe shumë objekte të tjera, të shpallur Monumente Natyrore dhe Kulturore. Në Vjosë derdhet edhe lumi i Bënçës (26 km), i cili është një nga degët më piktoreske të Vjosës dhe formohet nga bashkimi i Gurrës së Progonatit me përroin e Nivicës, duke përshkuar kanionet e Bënçës Arkivuar 17 maj 2021 tek Wayback Machine, një ekosistem tipik me vlera të mëdha biologjike natyrore. Lugina e Vjosës dhe e tributarëve të tij përbën një zonë të pasur me objekte, rrënoja dhe gjurmë vendbanimesh antike, bizantine dhe mesjetare. Ajo gjithashtu shquhet për një numër të madh manastiresh.

Lumi Vjosa konsiderohej i shenjtë në antikitet dhe si i tillë është personifikuar edhe me statuja. Një statujë e tillë gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, në pavionin e lashtësisë. Skulptura e realizuar në gur personifikon Vjosën nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur, me gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike për të simbolizuar dallgët e lumit Vjosa.

Vjosa shërben si kufi i shumë zonave të mbrojtura përgjatë luginës së saj, disa prej të cilave janë shpallur Park Natyror sipas përkufizimit të IUCN kategoria II. Vlen të përmendet Zona e Mbrojtur "Vjosë-Nartë", në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës në Adriatik, me një ekosistem shumë delikat dhe ku kanë gjetur strehim disa specie të egra, si flamigot rozë dhe pelikani dalmat.

Vjosa dhe degët e tij kalojnë në disa qytete, si: Ersekë, Përmet, Gjirokastër, Tepelenë, Ballsh, Fier dhe Vlorë. Me ndarjen territoriale të vitit 2014 lugina e Vjosës shtrihet në qarqet Korçë (8.75%), Gjirokastër (50.47%), Vlorë (30.59%), Fier (10.13%), Berat (0.06%). Pjesa më e madhe e popullsisë në luginën e Vjosës është rurale. Bazuar në censusin e vitit 2011 popullsia në basenin e Vjosës ishte 184,781 banorë. Mbi 70% e popullsisë është vendosur në rrjedhën e poshtme (fushore).

Lugina e Vjosës zë pothuajse 16% të territorit të Shqipërisë. Kjo pjesë e vendit konsiderohet se bart vlera të larta të biodiversitetit. Habitatet natyrore në këtë ekosistem krijojnë mundësinë e një vijueshmërie ekologjike duke strehuar një biodiversitet të pasur. Për këtë arsye përgjatë luginës janë shpallur rreth 10 zona të mbrojtura dhe afro 130 monumente natyre. Për sa i përket numrit të llojeve, nuk ka një inventarizim të tyre në të gjithë luginën, por supozohet se pellgu ujëmbledhës i Vjosës strehon pjesën më të madhe të taksoneve të biodiversitetit të Shqipërisë duke përfshirë shumë lloje të rrezikuara dhe endemike.

Peizazhi turistik, lumor e sportiv i Vjosës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.

Pellgu i Vjosës përmban vende pushimi në të cilat gjenden burime ujore malore që derdhen në lumin Vjosë në formë përrenjsh, të rrethuar nga një masiv pemësh. Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjosë, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.

Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhet "Rrepet e Grykës", që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike. Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Uji i Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazëvendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Projektet energjetike mbi lumin e Vjosës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit "të egër" të Evropës. Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një numër i madh HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës në Shqipëri. Ndërtimi i digave është ndërhyrje që mund të rezultojë me pasoja të pakthyeshme në mjedis duke dëmtuar në mënyrë përfundimtare integritetin natyror të këtij ekosistemi unik. HEC-et pengojnë rrugët e migrimit të peshqve, transportin e sedimenteve dhe përbëjnë një ndër faktorët kryesorë të ndryshimeve mikroklimatike. Në Shqipëri janë planifikuar rreth 8 diga në rrjedhën kryesore të lumit Vjosa, ndërsa 23 HEC të tjera janë projektuar në degët e tij, disa nga të cilët kanë përfunduar ose janë në ndërtim. Projekti i Kalivaçit është hidrocentrali i parë në Vjosë i dhënë në vitin 1997. Ndërtimi i digës ka filluar në 2007, por është ndërprerë disa herë. Punimet kanë arritur deri në nivelin 30% duke e lënë lumin ende të paprekur. Në vitin 2017 qeveria Shqiptare e anulloi kontratën e koncesionit.

Lumi Vjosë Park Kombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, është shpallur me Vendim Nr.155 nga Qeveria Shqiptare "Park Kombëtar", duke u bërë Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë. Në të ardhmen, Vjosa do të ruhet si një lumë natyror, me rrjedhje të lirë. Ky është rezultat i një bashkëpunimi unik midis Qeverisë Shqiptare, ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, organizatave mjedisore, IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) dhe Patagonia.Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij janë ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve të specieve, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të vlerësuara si të kërcënuara globalisht nga IUCN.Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar do të lehtësojë zgjidhjet e sfidave me të cilat përballet ekosistemi, si ndotja e ujit dhe tokës, menaxhimi i mbetjeve dhe shpyllëzimi. Gjithashtu, shpallja e Parkut Kombëtar do të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale, nëpërmjet turizmit të përgjegjshëm dhe do të ndihmojë në adresimin e problemeve që lidhen me migrimin e brendshëm.Marrja e statusit të Kategorisë II të IUCN-së, Park Kombëtar nënkupton që Vjosës do t’i ofrohet mbrojtje, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, duke siguruar integritetin e saj ekologjik, duke lejuar që të ndodhin procese natyrore dhe duke mbështetur popullatat e të gjitha specieve vendase.Një punë gjithëpërfshirëse në terren dhe analiza të thella janë kryer nga një ekip prej mbi 30 ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë në fusha të tilla sieko-turizmi, gjeomorfologjia, ekologjia, planifikimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, financimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare, legjislacioni dhe vlerësimi i ndikimit social dhe mjedisor. Konsultimet me grupet e interesit, si dhe komunikimi me publikun, janë përfshirë gjithashtu në proces.Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa u krijua nga Këshilli i Ministrave më 13 mars 2023. Parku mbron të gjithë rrjedhën e lumit Vjosa dhe katër degë (Drino, Kardhiq, Bënçë dhe Shushicë) që mbulojnë 12.727 hektarë. Ky ekosistem përmban biodiversitet të rëndësishëm: mbi 1100 lloje kafshësh, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe 2 bimësh të vlerësuara si të kërcënuara globalisht në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të IUCN-së

Cfarë është Parku Kombëtar i një lumi të egër?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një Park Kombëtar i Lumit të Egër është një koncept mbrojtjeje që është projektuar për të mbrojtur lumenjtë dhe habitatet e tyre të kërcënuara. Sot, ekosistemet e ujërave të ëmbla janë më të kërcënuarat në botë. Sipas Indeksit të Planetit të Gjallë të WWF-së, popullatat e llojeve të ujërave të ëmbla në mbarë botën kanë rënë me 84% që nga viti 1970. Në Evropë, popullatat e specieve shtegtare të peshkut janë shembur me 94% në të njëjtën periudhë.

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa është një Park Kombëtar që i korrespondon Kategorisë II të Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur të IUCN-së. Objektivi kryesor i parkut është të mbrojë biodiversitetin natyror së bashku me strukturën e tij ekologjike, të mbështesë proceset mjedisore dhe të nxisë edukimin dhe rekreimin. WRNP e Vjosa është një arritje e madhe për Vjosa, Shqipëri dhe 1,175 speciet e saj. Vjosa është Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë dhe nuk duhet të jetë i fundit.

Pasuria kulturore e Vjosës është po aq e pasur sa ajo e biodiversitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Luginat lumore të Vjosës kanë luajtur një rol jetësor në jetën e njerëzve për mijëra vjet. Një mori vendesh prehistorike, akueduktesh dhe vendbanimesh të lashta japin një tregues të mirë të identitetit historik të rajonit, një vend me jetë të gjallë, që vazhdon edhe sot. Vjosa është shtëpia e Gjirokastrës, një vend i trashëgimisë kulturore botërore që nga viti 2008 dhe një dëshmi e bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë historisë së saj 2,400 vjeçare.‍Vizitorët mund të gëzojnë pjata të këndshme që ngazëllojnë si historinë lokale ashtu edhe burimet lokale. Shijoni "pashaqofte", një supë me qofte të vogla, ose "qahi", byrekë të vegjël me spinaq pas aventurës suaj. Oh, dhe mos e humbisni ëmbëlsirën lokale në Gjirokastër, "oshaf", me qumësht deleje dhe kanellë.

Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa është peisazhi si natyrë e synuar: e pastër, e egër dhe e gjallë.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përrenjtë, ishujt, kanionet dhe degët mbresëlënëse të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa janë vatër e ekosistemeve natyrore të konsiderueshme. Vlerat e jashtëzakonshme skenike të luginës janë rezultat i proceseve të mëdha natyrore dhe i vendosjes harmonike të banorëve vendas. Ekosistemi është mikpritës i më shumë se 1.100 llojeve gjallesash, duke përfshirë 13 që janë në rrezik globalisht.

Sot, ka shumë mënyra për të përjetuar gjithçka që ofron Parku Kombëtar i Lumit të Egër Vjosa. Që nga rafting, trekking dhe ngjitjet për të eksploruar vendet kulturore dhe historinë e tyre të kuzhinës, vizitorët mund të kalojnë muaj të tërë në këtë park unik lumor. Plazhet e detit Adriatik, Banjat Termale të Bënjës dhe Kalaja e Leklit ofrojnë mundësi të ndryshme për këdo që është i interesuar për një aventurë.