Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/40

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vincenzo Peruggia
Vincenzo Peruggia

Vincenzo Peruggia ishte një hajdut italian, i cili vodhi pikturën Mona Liza21 gusht 1911Luvër. Kjo vjedhje u quajt si vjedhja më e madhe e artit të shekullit të XX.

Pasi e mbajti pikturën të fshehur në një bagazh në banesën e tij për dy vjet, Peruggia u kthye në Itali me të. Ai e mbajti atë në banesën e tij në Firence, por më në fund u kap kur ai kontaktoi Alfredo Geri, pronarin e një galerie arti në Firence. Historia e Geri-t bie ndesh me atë të Peruggias, por ishte e qartë se Peruggia priste një shpërblim për kthimin e pikturës në atë që ai e konsideronte si "atdheun" e saj.