Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/45
Appearance
Universiteti Mesjetar i Durrësit (latinisht: Universitas Studiorum Dyrrhachium) ishte universieti më i vjetër i Ballkanit i themeluar në vitin 1380 në Durrës, Mbretërinë Mesjetare të Shqipërisë? Kur u themelua kishte 9 magjistër dhe 100 studentë. Ligjëratat janë mbajtur në "Pallatin e Kuvendit dominikan të Durrësit".
Njëri ndër personalitetet më të njohura i cili doli nga dyert e këtij universiteti ka qenë Gjon Durrsaku i cili më 14 qershor të vitit 1396 caktohet rektor i Universitetit të Zarës (Universitas Jadertina). Veprimtaria e këtij universiteti u ndërpre në vitin 1501, kur ushtritë osmane pushtuan Durrësin duke shkatërruar edhe këtë institucion të arsimit të lartë mesjetar.