Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2019/46

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një herm i dyfishtë me portretet e poetëve romakë Virgjili ose Ennius
Një herm i dyfishtë me portretet e poetëve romakë Virgjili ose Ennius

Ennius ishte një shkrimtar dhe poet me origjinë nga fisi ilir i Mesapëve që jetoi gjatë Republikës Romake e konsiderohet babai i poezisë Romake?

Ai lindi në Rudiae, një qytet i vogël i fisit të Mesapëve i vendosur në thembër të Italisë e që në atë kohë ishte pjesërisht i helenizuar. Kjo e ndihmoit atë të njihte gjuhën dhe kulturën greke. Vepra më e shquar e tij është Annales, një poezi epike në pesëmbëdhjetë vëllime, më vonë u zgjerua në tetëmbëdhjetë, duke shtjelluar historinë romake nga rënia e Trojës në 1184 p.e.s, deri në kohën e zgjedhjes censor të Kato Plakut në 184 p.e.s. Ishte poema e parë latine që përvetësoi metrin heksametër daktilik të përdorur në poezinë epike dhe didaktike greke Annales u bë një tekst shkollor për nxënësit e shkollave romake, derisa u zëvendësua nga Eneida e Virgjilit.

Megjithëse vetëm fragmente të vogla të veprave të tij mbijetojnë, ndikimi i tij në letërsinë latine ishte i rëndësishëm, veçanërisht në përdorimin prej tij të modeleve letrare greke.