Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Palaestra e Olimpisë, një vend kushtuar stërvitjes së mundësve dhe atletëve të tjerë
Palaestra e Olimpisë, një vend kushtuar stërvitjes së mundësve dhe atletëve të tjerë

... Lojërat Olimpike Antike fillimisht ishin një festival, ose festë për nder të Zeusit, ndërsa aktivitetet si gara në ecje, vrapim dhe ndeshjet e mundjes u shtuan më vonë?

Lojra Olimpike Antike ishin një seri garash atletike midis përfaqësuesve të qyteteve-shteteve dhe një prej Lojërave Panelenike të Greqisë antike. Ato u mbajtën për nder të Zeusit, e ku grekët u dhanë atyre një origjinë mitologjike . Olimpiada e parë datohet tradicionalisht në 776 p.e.s. Ato vazhduan të festoheshin edhe kur Greqia ra nën sundimin Romak, derisa perandori Theodosius I i ndaloi ato në vitin 393 si pjesë e fushatës për të imponuar krishterimin si fe shtetërore të Romës. Lojërat (olimpiadat) mbaheshin çdo katër vjet, duke u bërë një njësi e kohës në kronologjitë historike.