Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/12
Appearance
... Göbekli Tepe është një zonë arkeologjike në Shanllëurfas të Turqisë e banuar nga mijëvjeçari 10–8 p.e.s dhe kësaj periudhe i përkasin megalitet më të vjetra në botë që janë shtylla masive guri të skalitura në formën e shkronjës T?
Më shumë se 200 shtylla në rreth 20 rrathë janë të njohura aktualisht përmes hulumtimeve gjeofizike. Secila shtyllë ka një lartësi deri në 6 metra dhe peshon deri në 10 ton. Detajet e funksionit të strukturës mbeten një mister. Gërmimet kanë vazhduar që nga viti 1996 nga Instituti Arkeologjik Gjerman, por pjesë të mëdha ende mbesin të pashpjeguara. Më 2018, vendi u caktua një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së.