Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/37
The State (Gjermanisht Der Staat; Shqip: Shteti) është një libër nga sociologu gjerman Franz Oppenheimer, botuar së pari në Gjermani në vitin 1908. Oppenheimer e shkruajti librin në Frankfurt am Main gjatë vitit 1907, si një fragment të katër vëllimeve të veprës System of Sociology, një vepër e rëndësishme interpretative për kuptimin e evolucionit shoqëror; vepër për të cilën ai punoi nga vitet 1890 deri në fund të jetës së vet.
Vepra përmbledh teorinë e përgjithshme të Oppenheimerit rreth origjinës, zhvillimit dhe transformimeve të ardhshme të shtetit. Libri The State, lexohej dhe diskutohej gjerësisht në fillim shekullin e njëzetë.Libri u prit mirë - dhe pati ndikime - në audienca të ndryshme, që prej izraelianëve halutzim, komunitarianëve amerikanë dhe sllavë, tek Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Ludwig Erhard, dhe anarko-kapitalistët si Murray Rothbard.