Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/25
Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932.
Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompedicioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 Qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 Qershor — 16 Qershor) dhe në 1954, ai ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të parë në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian.