Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/45

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nga e majta në të djathtë: Phil Campbell, Mikkey Dee, dhe Lemmy.

Motörhead është grup i muzikës heavy metal / hard rock, i formuar në Londër, Angli, në vitin 1975 me iniciativën e këngëtarit, basistit dhe liderit historik Lemmy Kilmister, pas ndarjes nga grupi legjendar i space rock-ut Hawkwind.

Nga kritikët merren si grup që i ka vënë bazat e muzikës speed metal e thrash metal, dhe për shkak se Lemmy me të gjitha grupet (si Angus e Malcolm Young i AC/DC-ve) mbahen gjithnjë si grup i thjeshtë i rock 'n' roll-it; edhe pse përkundër kësaj, ata duhej të klasifikoheshin në grupet hard & heavy.

Temat që gjenden në këngët e tyre janë seksi, lufta (E mira kundër të keqes), droga, roku dhe jeta nëpër rrugë ("life on the road"), si mund të kuptohet edhe nga titujt e disa këngëve të tyre; "(We Are) The Road Crew", "Iron Horse/Born to Lose", dhe "Keep Us on the Road"..





Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]