Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikolla "Kol" Idromeno (Hidhromeno) lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër, vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919. Ai kiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të Arteve Pamore sëbashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rroten. Familja e tij, ishte një nga familjet më të njohura të PargësÇamëri. I ati i tij, Arsen André Idromeno, kishte ardhur në qytetin verior prej ishullit Hidro(Hithër) ku jetojnë arbëreshët e Greqisë, ai i përkiste komunitetit ortodoks të qytetit të Shkodrës, ku u martua me Roza Saraçin, nga një familje qytetare shkodrane. Arsen Idromeno ushtronte profesionin e marangozit, ku e ndihmonte dhe Kola i vogël, sidomos duke i zbukuruar orenditë prej druri me vizatime. Më vonë djali mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë, dhe djaloshi në moshen 15-vjeçare në 1875, filloi studimet për pikturë në Venecje të Italisë ku njihet nga afër me veprat e rilindasve si Civeli, Montegnas, Gentili, etj.; ku vazhdoi mësimet vetëm për dy vjet. Pas kthimit në vendlindje, Kola, përveç pikturës që e ushtronte pandërprerë, po e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Në studio në atë kohë punonte si ndihmës një djalosh zadrimor, Mati Kodheli, me të cilin Kola u miqësua shpejt, por për një kohë të shkurtër, sepse më 1881, ai vdes. Në 1878 i bashkohet lëvizjes patriotike të Lidhjes së Prizrenit.