Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/44

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alnwick Castle, një nga vendet e përdorura për skenat e Hoguortsit

Harry Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në SHBA si Harry Poter dhe Guri i Magjistarit) është një film i vitit 2001 i zhanrit fantazi, me regji nga Chris Columbus, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Filmi bazohet në romanin me të njejtin titull të J. K. Rowling.

Harry Potter dhe Guri Filozofal, i pari në serinë e filmave Harry Potter, u shkrua nga Steve Kloves me David Heyman si prodhues. Filmi tregon vitin e parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts të personazhit kryesor, Harri Poter, teksa ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin e tij magjik.

Warner Bros. bleu të drejtat e librit në vitin 1999 për një shumë prej 1 milionë paundësh. Xhirimi filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, me Chris Columbus i cili u përzgjodh si regjisor nga një listë e rishikuar regjisorësh të mundshëm përbërë nga Chris Columbus, Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Aktorët kryesorë përfshijnë Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, në rolin e Ron Uezlit dhe Emma Watson, në rolin e Hermionë Grenxhërit. Rowling këmbënguli që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze dhe filmi u xhirua në Leavesden Film Studios, si dhe në ndërtesat historike përreth Mbretërisë së Bashkuar.

Harry Potter dhe Guri Filozofal u shfaq së premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 4 nëntor 2001. Filmi u konsiderua një sukses i madh nga ana financiare duke arritur të mbledhë rreth 974.8 milionë dollarë në të gjithë botën.I shpallur si filmi më fitimprurës në vitin 2001, në 2018 filmi renditet i 36-ti në filmat me fitimprurës të të gjitha kohërave dhe filmi i dytë më i suksesshëm nga seria Harry Potter, fill pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.

Harry Potter dhe Guri Filozofal ishte kandidat për shumë çmime Oskar, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë origjinale, kinematografinë më të mirë dhe kostumografinë më të mirë.