Harry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Harry Potter and the Philosopher's Stone posters.JPG

Harri Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në Shtetet e Bashkuara, Sri Lanka, Pakistan dhe Indi si Harri Poter dhe Guri i Shtriganit) është një film i zhanrit fantazi, dalë në 2001, drejtuar nga Chris Columbus dhe shpërndare nga Warner Bros. Filmi është i bazuar në novelën me të njëjtin titull të J. K. Rowling. Harri Potter dhe Guri Filozofal, i cili është i pari në radhën e filmave-seri të Harry Potter, u shkruajt nga Steve Kloves dhe u vu në skenë nga David Heyman. Historia fillon me vitin e parë në shkollën Hoguorts të personazhit kryesor Harri Poter, ku ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin për magjinë .Aktorët kryesorë janë Daniel Radcliffe, i cili luan rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, atë të Ron Uizleit dhe Emma Watson atë të Hermione Grenxher.

Warner Bros bleu të drejtat e librit në 1999 për një shumë prej £1 milion. Xhirimi filloi në Angli në 2000, me Columbusin e zgjedhur të prodhojë filmin së bashku me një kast të shkurtër menaxherësh që përfshinin Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Rowling insistoi që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze në mënyrë që të mos cenonin integritetin kulturor që rrethonte librin. Filmi u xhirua në Leavesden Film Studios dhe në ndërtesat historike të Anglisë.

Harri Potter dhe Guri Filozofal doli në Angli dhe SH.B.A në nëntor të 2001 dhe u përfshi në kritika te cilat ishin pozitive, duke fituar rreth $974 milion në të gjithë botën dhe kandiduar për shumë çmime, përfshirë Academy Awards për Best Original Score, Best Art Direction dhe Best Costume Design. Që nga muaji nëntor 2013 është një nga 20 filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave dhe filmi i dytë me fitimprurës në të tërë serinë pas filmit final Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes - Pjesa e dytë.

Skenari[redakto | redakto tekstin burimor]

Familja Dërsli

Zoti dhe zonja Dërsli, banues në Privet Drajv numër 4, e thoshin me krenari se ishin njerëz krejt të zakonshëm. Vernoni dhe Petunia e donin shumë djalin e tyre dërdëng, Dadlin, të cilin e llastonin sidomos në sy të Harrit, djalit jetim të motrës së zonjës Dërsli. Harri Poter, një çunak në dukje i zakonshëm, është subjekt i keqtrajtimit psikologjik të kushërinjve të tij të ligj, vetëm e vetëm sepse është “i pazakontë”, siç ata e quanin, gjë për të cilën ka dhënë dhe shenja.

Në ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë, Harri vizitohet nga një i panjohur trupmadh e misterioz, i quajtur Rubeus Hagrid, i cili i thotë atij se ai në fakt është një magjistar. Hagridi i shpjegon Harrit se ai është i famshëm në botën e magjisë pasi kur ishte ende foshnje arriti t’i mbijetonte një sulmi nga një magjistar i errët i njohur si Lord Fluronvdekja. Fluronvdekja vrau prindërit e Harrit por dështoi në vrasjen e Harrit pasi sulmi i tij mbi këtë të fundit u kthye mbrapsht, duke i lënë vetëm një shenjë rrufeje në ballë Harrit, dhe duke e bërë Fluronvdekjen krejt të pafuqishëm. Një tjetër lajmërim me rëndësi që i jepet Harrit nga Hagridi, është ftesa për të ndjekur Shkollën "Hoguorts" të Magjisë dhe Shtrigërisë, drejtuar nga Albus Urtimori, ku vetë Hagridi punon si Ruajtës i Çelësave dhe Vendeve.

Harri dhe Hagridi ritakohen kur ky i fundit e çon Harrin në Diagon Alli, rrugicën e fshehtë tregtare të botës së magjisë, për t’i blerë dhuratën e ditëlindjes – bufin e bardhë, Hedvig – dhe për të blerë mjetet e nevojshme shkollore. Pasi është pajisur me gjithçka i duhet, Harri niset për në shkollë ditën e parë të shtatorit, duke marrë Ekspresin e Hoguortsit nëpërmjet Platformës së fshehtë 9 e ¾, në stacionin e King’s Krosit. Në tren, Harri takon Ron Uezlin, një djalosh nga një familje e varfër por e madhe magjistarësh gjakpastër, dhe Hermionë Granxherin, një magjistricë e lindur nga dy prindër babanacë (jo-magjistarë). Ndërsa Roni dhe Hermiona tregohen miqësorë me të, nuk ndodh e njejta gjë me Drako Mallfoin, një djalosh mendjemadh i cili lë pas një hije të keqe. Si mbërrijnë në shkollë, të udhëhequr nga nëndrejtoresha Minerva MekGur, nxënësit vitparistë marrin pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes ku dhe ndahen në katër shtëpi nga Kapelja që Flet: Grifarti, Baldoskuqi, Korbziu dhe Gjarpërblerti. Meqë Gjarpërblerti njihej si shtëpia e magjistarëve dhe magjistricave më të errëta, Harri i lutet Kapelës Shpërndarëse që të mos e çojë te Gjarpërblerti me Mallfoin. Si përfundim, ai caktohet te Grifarti së bashku me Ronin dhe Hermionën.

Gjatë vitit, Harri jo vetëm fillon të mësojë magji, por zbulon më tepër për të shkuarën dhe prindërit e tij. Pa dashje, falë talentit të tij të lindur, Harri ia del të bëhet pjesë e skuadrës së kuidiçit (një sport në botën e magjisë ku njerëzit fluturojnë në bishta fshesash) si kërkues, teksa mbron një nxënës tjetër Grifartë, Nevil Longbotomin, nga Drako Mallfoi. Ai mëson se babai i tij, Xhejms Poteri, ka qenë gjithashtu kërkues i skuadrës së Grifartit kur ishte nxënës i Hoguortsit.

Trolli i maleve në banjot e vajzave

Ndodhitë e pazakonta fillojnë ta shoqërojnë Harrin. Një natë, ai, Roni dhe Hermiona, duke u futur pa dashje në Korridorin e Ndaluar në katin e tretë të shkollës, hasin një qen të madh trekrerësh i cili duket se po ruan dicka. Pasi treshja nxjerr nokaut një troll malesh të arratisur dhe Harri thuajse flaket nga fshesa e tij për shkak të një mallkimi gjatë një loje kuidiçi, të rinjve u ngrihen dyshime se dikush po përpiqet të shtjerë në dorë çfarëdo qoftë që qeni trekrerësh ruan. Duke përdorur informatat që i shpëtuan nga goja Hagridit, Hermiona zbulon se qeni është duke ruajtur Gurin Filozofal, një objekt magjik që mund t’i sigurojë pronarit të tij, pavdekësinë. Harri del në përfundimin se mësuesi i tij i shurupeve, Severus Pitoni, është duke u munduar të shtjerë në dorë Gurin.

Disa ditë më vonë, Harri kapet natën jashtë shtratit dhe ndëshkohet. Teksa detyrohet të ndihmojë Hagridin si ndëshkim në Pyllin e Ndaluar, Harri sheh një krijesë me kapuç duke thithur gjakun e një njëbrirëshi për vetitë e tij shëruese. Krijesa provon të sulmojë Harrin, i cili shpëton për qime falë ardhjes së centaurit Florenc, një mik i afërt i Hagridit. Harri është i bindur se krijesa me kapuç ishte Fluronvdekja dhe se Pitoni po mundohej të rikthente Fluronvdekjen në fuqinë e tij të plotë. Pasi dëgjojnë prej Hagridit se qeni trekrerësh, Flufi, fle nëse i luhet muzikë, dhe se Hagridi ia ka zbuluar këtë një burri misterioz në një tavernë atypari, Harri, Roni dhe Hermiona dalin në përfundimin se Pitoni kishte qenë burri në tavernë dhe tentojnë të lajmërojnë Urtimorin. Me të mësuar se ai sapo është thirrur për punë nga Ministria, treshja është e sigurt se Pitoni do të provojë atë natë ta vjedhë Gurin dhe kështu vendosin ta gjejnë atë para Pitonit.

Ron Uizlei në rolin e kalorësit gjatë lojës së shahut

Përveç Flufit,qenit trekrerësh, ata përballen me një sërë pengesash të tjera që sa vijnë e vështirësohen: i mbijetojnë një bime vdekjeprurëse, fluturojnë mes qindra çelësash me krahë dhe fitojnë një ndeshje shahu të dhunshme duke rrezikuar dhe jetën. Të tri nxënësit vënë në përdorim aftësitë e tyre për të tejkaluar sfidat. Hermiona përdor njohuritë e saj të shortive për të kaluar bimën, Harri përdor aftësitë e tij si kërkues për të kaluar çelësat, ndërsa Roni përdor aftësitë e tij në shah për të fituar ndeshjen. Megjithatë, Roni thuajse vritet në ndeshjen e shahut dhe Hermiona qëndron me të teksa Harri vijon më tej.

Në dhomën e fundit, Harri zbulon se nuk ishte Pitoni ai që e donte Gurin, por mësuesi i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta, Profesori Ra Greps. Grepsi i zbulon Harrit se ishte ai që e futi trollin në kështjellë dhe u që mundua ta hidhte atë nga fshesa në ndeshjen e kuidiçit. Ai gjithashtu i rrëfen se Pitoni, sado antipatik, kishte qenë duke e mbrojtur Harrin dhe duke u munduar ta ndalonte Grepsin gjatë gjithë vitit. Më pas, Grepsi e detyron Harrin të shihet në Pasqyrën e Dëshirave. Për shkak të një magjepsjeje komplekse dhe të fuqishme të vendosur nga Urtimori, dhe sidomos për shkak të qëllimeve të veta fisnike, Harri e gjen Gurin në xhepin e vet pasi shihet në pasqyrë. Ai mundohet të largohet, por Grepsi me një të kërcitur të gishtave, ndez një zjarr për të penguar largimin e tij. Fluronvdekja, i cili ndodhej gjatë gjithë kohës pikërisht poshtë çallmës që Grepsi nuk e kishte hequr asnjëherë, mundohet ta bindë Harrin t'ia japë Gurin duke i premtuar se do ia sjellë prindërit sërish në jetë, por Harri refuzon. Grepsi atëherë mundohet ta vrasë, veçse prekja e Harrit nuk e lejon Grepsin ta lëndojë dhe bën që ky i fundit të digjet dhe të vdesë. Kur Harri çohet, shpirti i Fluronvdekjes merr trajtë dhe kalon përmes Harrit, duke e hedhur pa ndjenja në tokë para se të arratiset.

Harri zgjohet në një shtrat në repartin e infermierisë të shkollës, përballë Profesorit Urtimorit, i cili i rrëfen se Guri Filozofal është shkatërruar dhe se Hermiona dhe Roni janë shëndoshë e mirë. Po ashtu, Urtimori i shpjegon se Grepsi u përvëlua nga prekja e Harrit, sepse kur Lili Poteri dha jetën për ta shpëtuar, vdekja e saj i dha atij një mburojë dashurie kundër Fluronvdekjes. Në banketin e fundvitit, pas disa shtesave në pikë prej Urtimorit, Grifarti fiton Kupën e Shtëpive të Hoguortsit.

Në fund, teksa është duke u larguar për pushimet verore, Harri kupton se ndërsa të tjerët po kthehen në shtëpitë e tyre, për të Hoguortsi është shtëpia e vërtetë.

Kasti[redakto | redakto tekstin burimor]

Rowling insistoi personalisht që kasti të ishte britanik. Susie Friggis u caktua si drejtuese e ndarjes së roleve, duke punuar kështu me Colombusin dhe Rowlingun në audicionet për rolet kryesore të Harrit, Ronit dhe Hermionës. Për tre rolet kryesore u mbajtën audicione të hapura që konsistonin vetëm në fëmijë nga Britania e Madhe. Audicionet kryesore u zhvilluan në tre faza, duke filluar me leximin e një faqeje nga libri Harry Potter dhe Guri Filozofal. Më pas nësë telefonoheshin prej drejtuesve ata duhet të improvizonin një skenë të arritjes së nxënësve në Hogwarts dhe tek faza e tretë u jepeshin faqe nga skenari për t’i lexuar në prani të Colombus. Skena nga skenari i Colombus-it për filmin e vitit 1985 Sherlok Holmsi i Ri përdorën në audicione gjithashtu. Në 11 korrik 2000, Figgis la produksionin, duke u ankuar se Colombus nuk kishte konsideruar asnjë nga mijra fëmijët që kishin bërë audicione të vlefshme. Në 8 gusht 2000, praktikisht i panjohuri Daniel Radcliffe dhe debutuesit Emma Watson dhe Rupert Grint u përzgjodhën për të luajtur Harri Poterin, Hermionë Granxherin dhe Ron Uezlin, respektivisht.

Rupert Grint, Daniel Radcliffe dhe Emma Watson me uniformën e Grifartëve
  • Daniel Radcliffe si Harri Poter. Colombus-i e kishte preferuar Radlcliffe për rolin që kur e kishte parë atë në produksionin e BBC David Copperfield, para se audicionet e hapura të fillonin të zhvilloheshin, por atij i ishte thënë prej Friggis që prindërit tepër mbrojtës të tij nuk do ta linin djalin e tyre të merrte pjesë. Colombus shpjegoi se këmbëngulja e tij që t’ia jepte rolin Radcliffe ishte dhe arsyeja e dorëheqjes së Friggis. Radcliffe mori pjesë në audicione për rolin në vitin 2000 kur Heyman dhe Kloves u takuan me prindërit e tij në një produksion të Stones in His Pockets (Gurë në xhepat e tij) në Londër. Heyman dhe Colombus arritën me sukses të bindnin prindërit e Radcliffe që djali i tyre do të ishte i mbrojtur nga ndërhyrja e medias, dhe ata ranë dakord ta lejonin atë të luante Harrin. Rowling e aprovoi audicionin e Radcliffe duke thënë se “duke parë testin e tij në ekran besoj se Chris Colombus nuk mund të kishte gjetur një Harri më të mirë “. Radcliffe u raportua të ishte paguar 1 milion paund për filmin, edhe pse ai u ndje se pagesa nuk ishte “aq e rëndësishme”. William Moseley, i cili do të pranohej më pas për rolin e Peter Pevensie në serinë The Chronicles of Narnia (Kronikat e Narnias) gjithashtu mori pjesë në audicione për rolin.[1]
  • Rupert Grint si Ron Uezli, shoku më i mirë i Harrit në Hoguorts. Ai vendosi që do të ishte perfekt për rolin “sepse kishte flokë të kuqërremta” dhe ishte një fans i serisë. Pasi kishte parë një raport të Newsround për audicionet e hapura, ai dërgoi një video të vetes duke treguar se pse dëshironte ta merrte pjesën. Përpjekja e tij rezultoi e suksesshme duke qenë se skuadra e audicioneve kërkoi një takim me të.
  • Emma Watson si Hermionë Granxher, shoqja tjetër e ngushtë e Harrit dhe truri i treshes. Mësuesja e teatrit e Granxherit në Oksford ua dha emrin agjentëve të audicioneve dhe asaj iu dësh të bënte mbi pesë intervista para se të merrte pjesën. Watson e mori audicionin e saj seriozisht, po “asnjëherë nuk mendoi se kishte ndonjë mundësi për ta fituar”. Producentët u impresionuan nga konfidenca e saj dhe ajo ua kaloi mijëra vajzave të tjera që kishin aplikuar.
    Maggie Smith dhe Richard Harris në rolet e tyre si Minerva dhe Urtimori
  • Richard Harris si Albus Urtimor, Drejtor i Hoguortsit dhe një prej magjistarëve më të fuqishëm të të gjitha kohërave. Harris fillimisht e refuzoi rolin e Urtimorit, por e rishikoi vendimin e tij sepse mbesa e tij deklaroi se nuk do t’i flistë më kurrë në rast se nuk e pranonte pjesën.[2]
  • Maggie Smith si Minerva MekGuri, Nëndrejtoreshë e Hoguorts, drejtuese e shtëpisë së Grifartit dhe mësuese e shndërrimit. Smith ishte zgjedhja personale e Rowling për rolin.
  • Robbie Coltrane si Rubeus Hagrid, një gjysmë gjigand dhe Ruajtësi i Çelësave dhe Vendeve në Hoguorts. Coltrane ishte zgjedhja e parë e Rowing për pjesën. Coltrane, i cili ishte tashmë fans i librave, u përgatit për rolin duke folur me Rowling-un për të ardhmen dhe të tashmen e Hagridit.
  • Warwick Davis si Filius Flituik, mjeshtër i shortive dhe drejtues i shtëpisë së Korbziut në Hogwarts.
  • Alan Rickman si Severus Pitoni, mjeshtri i shurupeve dhe drejtues i shtëpisë së Gjarpërblertëve në Hogwarts. Tim Roth ishte zgjedhja e parë për rolin, por ai e refuzoi për filmin Planet of the Apes (Planeti i majmunëve).[3]
  • Ian Hart si Profesor Grepsi, mësuesi pak nervoz i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errta në Hoguorts dhe gjithashtu zëri i Lordit Fluronvdekje. David Thewlis mori pjesë në audicione për rolin; ai më pas do të merrte rolin e Remus Lupin-it në Harri Poter dhe I Burgosuri I Azkabanit.
  • Zoë Wanamaker, si Rolanda Huk, mësuesja e fluturimit në Hoguorts.
  • Julie Walters si Moli Uezli, nëna përkujdesëse e Ronit. Ajo i tregoi Harrit si të gjente platformën 9 ¾. Para se Walters të merrte pjesë në audicione, aktorja amerikane Rosie O’Donnell mbajti bisedime me Colombus për të luajtur Moli Uezlin.[4]
  • Richard Griffiths si Vernon Dërsli, xhaxhai babanac (jo-magjistar) i Harrit.
  • Fiona Shaw si Petunia Dërsli, tezja babanace e Harrit.
  • John Hurt si Zoti Olivander, pronari i Ollivanders, prodhuesit më të shkëlqyer të shkopinjve magjikë që prej vitit 382 p.K.
  • John Cleese si Niku-Zëre-Pa-Kokë, fantazma e shtëpisë së Grifartit në Hoguorts.
  • Rick Mayall u përzgjodh për rolin e Ngacit, një poltergeist, i cili pëlqen të ngacmojë nxënësit në roman. Mayall-i duhet t’i bërtiste fjalët e tij para kamerës, por skena si përfundim u hoq nga filmi.

Prodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Zhvillimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 1997, regjisori David Heyman kërkoi për një libër fëmijësh që mund të përshtatej në një film që do të pritej mirë. Ai kishte planifikuar të përshtaste novelën e Diana Wynne Jones - "The Ogre Downstairs" (Përbindëshi Poshtë Shkallëve), por planet e tij dështuan. Stafi i tij, "Heyday Films", i sugjeroi Harry Potter dhe Gurin Filozofal, ide të cilën Heyman e pranoi me kënaqësi. Heyman ia hodhi idenë kompanisë Warner Bros., dhe vitin tjetër Rowling i shiti të drejtat e katër librave të parë përkundrejt një shume prej US$1,982,900.[5] Kërkesa që Rowling bëri, ishte që aktorët e roleve kryesore të ishin britanikë, megjithatë lejoi edhe përfshirjen e aktorëve irlandezë si Richard Harris që luan rolin e Urtimorit, dhe vendosjen e aktorëve francezë dhe atyre nga Europa lindore në përshtatjen e filmit të Harry Potter dhe Kupa e zjarrit, në librin e të cilit aktorët janë të përshkruar si të tillë. Rowling hezitoi t'i shiste të drejtat, sepse ajo nuk donte t'u jepte atyre kontroll të plotë mbi pjesën e mbetur të historise duke shitur te drejtat e personazheve, që do t'i kishte lejuar kompanisë Warner Bros të bënin vazhdime të pashkruara të filmave.

Columbus me Danielin dhe Rupertin në Sallën e Madhe

Edhe pse Steven Spielberg fillimisht bisedoi për të qenë regjisor i filmit, ai e kundërshtoi ofertën.[6] Spielbergu thuhet se donte që përshtatja e filmit të ishte nje film i animuar, me aktorin Haley Joel Osment për të dubluar zërin e Harri Poter, ose një film që të përmbante elementë nga libra pasues gjithashtu. Spielberg debatoi mbi këtë temë dhe tha që, sipas tij, çdo pritshmëri për të perfituar nga filmat ishte e vertetë dhe se të bëje para më atë film do ishte si

"të gjuaje rosa në fuçi. Një gjuajtje e sigurt. Është si të tërheqësh një miliard dollarë dhe t'i vendosësh në llogarinë tënde bankare. Pa asnjë kundërshtim."

Rowling këmbëngul se ajo nuk kishte asnjë lloj roli përzgjedhjen e regjisorëve për filmat dhe se "çdokush që ka menduar se unë do (ose mund) të zgjidhja atë [Spielberg-un], i duhet një pendë vetëshkruese." Heyman shpjegoi se Spielberg vendosi të drejtojë çfarëdo projekti ndërmjet "Artificial Intelligence" (Inteligjenca Artificiale), "Minority Report" (Reportazhi i Minoriteteve") ,"Memories of a Geisha" (Kujtimet e nje Geishe) apo dhe Harry Potter, do të “bëhej më shpejt mbarë” duke zgjedhur në fund "Artificial Intelligence" (A.I).

Pasi Spielberg u largua, bisedimet u vazhduan me regjisorë të tjerë, duke përfshirë Chris Columbus, Terry Gilliam, Jonathan Demme, Mike Newell, Alan Parker, Wolfgang Petersen, Rob Reiner, Ivan Reitman, Tim Robbins, Brad Silberling, M.Night Shyamalan dhe Peter Weir. Petersen. Petersen dhe Reiner më pas u tërhoqën që të dy në mars të vitit 2000 dhe zgjidhja do të bëhej midis Silberling, Columbus, Parker dhe Gilliam. Zgjedhja e pare e Rowling mbi regjisorin ishte Terry Gilliam, por kompania Warner Bros zgjodhi Columbusin, duke përmendur punën e tij ne filma të tjerë të ngjashëm si, "Home Alone" (I vetem në shtëpi) dhe "Mrs Doubtfire" (Zonja Doubtfire), si arsyeja që ndikoi në zgjedhjen e tyre.[7] Columbus hodhi idenë që filmi të ishte 2 orë i gjatë, duke thënë se donte që skenat babanace "të jenë të ftohta dhe të zymta" ndërsa ato të xhiruara në botvn e magjistarëve "te jenë të mbushura më ngjyra, emocione dhe detaje". Ai u inspirua nga përshtatjet e David Lean të Great Expectations (Pritshmëri të Mëdha) (1946) dhe Oliver Twist (1948), duke shpresuar të përdorte "atë lloj errësire, atë lloj mprehtësie dhe atë lloj kualiteti për kinematografinë" duke i marre dizenjot dhe ngjyrat nga Oliver! dhe The Godfather.

"Harry Potter është ai lloj arritjeje letrare, e pakufizuar në kohë, që vjen vetëm një herë në jetë. Duke qenë se librat kanë sjellë nje numer kaq të madh ndjekësish te apasionuar nga e gjithë bota, ishte e rëndësishme për ne që të gjenim një regjisor që do të kishte një prirje për te dyja, botën fëminore dhe atë magjike. Nuk mund të imagjinoja ndonjë njeri tjetër më të përshtatshëm për këtë punë se sa Chrisi."
Lorenzo di Bonaventura

Steve Kloves u përzgjodh për të shkruar skenarin e filmit. Ai e përshkroi të përshtaturin e librit si “të ashpër” dhe “që nuk e lejonte vetën drejt përshtatjes si dy librat e tjerë”. Kloves shpesh merrte përmbledhje të librave që propozoheshin si përshtatje per filma nga kompania Warner Bros, të cilat ai "gati-gati nuk i lexonte asnjëherë", por Harry Potter i hyri në zemër. Ai bleu librin dhe u bë menjëherë një admirues i të gjithë serisë. Kur foli me Warner Bros., ai nguli këmbë se filmi duhet të ishte britanik dhe duhet të përkonte me personazhet në libër. Kloves ishte tepër nervoz kur e takoi Rowling për herë të parë, sepse ai nuk donte qe ajo te mendonte se ai po i "vriste fëmijën e saj". Rowling e pranoi se "ishte përgatitur vërtet që ta urrente këtë tipin Steve Kloves" por e tërhoqi mbrapsht këtë gjë pas takimit të saj të parë me të: "Herën e parë që e takova, ai më tha, 'E di kush është personazhi im i preferuar?' Dhe une mendova: “Ti do të thuash Roni. E di që do të thuash Roni. Por ai tha 'Hermiona'. Dhe inati im u zhduk." Rowling pati shumë liri në kontrollimin e kreativitetiti, një masë kjo që Columbusi nuk e pati bezdi.[8] Kompania Warner Bros. fillimisht kishte planifikuar ta nxirrte filmin në një fundjave të 4 korrik 2001, duke lënë aq pak kohe për prodhimin, sa regjisorët e propozuar u tërhoqën. Megjithatë kufizimet e kohës e shtynë datën për në 16 nëntor [9]

Xhirimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Dy zyrtarë te industrisë së filmit kërkuan që filmi të xhirohej në Mbretërinë e Bashkuar. Ata ofruan asistencë në sigurimin e vendeve të filmimit, përdorimin e Leavesden Film Studios, si dhe ndryshimin e ligjeve të fëmijëve mbi punën (duke shtuar një numër të vogël të orëve në javë). Warner Bros. e pranoi këtë propozim.

Kështjella Alnwick, ku janë xhiruar disa nga skenat e Hoguortsti

Xhirimet filluan në shtator të 2000 në Leavesden Film Studios dhe përfunduan në prill të 2001, me punët e fundit të bëra në korrik.[10] Fotografitë e para u bënë në 2 tetor të 2000 në stacionin hekurudhor të Yorkshire Goathland të veriut.[11] Canterbury Cathedral dhe Scotland's Inverailort Castle ishin dy vendet e mundshme për Hoguortsin por Canterbury Cathedral refuzoi propozimin e Warner Bros. për shkak të shqetësimeve rreth temës “pagane” të filmit.[12] Si përfundim, Alnwick Castle dhe Gloucester Cathedral u përzgjodhën si vendet kryesore për Hoguortsin, me disa skena të filmuara gjithashtu në shkollën Harrow.[13] Skena të tjera të Hoguorts jane xhiruar në Katedralen Durham për një kohëzgjatje dy javore[14] që përfshin disa pjesë të korridoreve dhe disa skena të klasave.[15] Divinity School i universitetit të Oxfordit shërbeu si Spitali i Hoguortsit, dhe Biblioteka e Dukës Humfrey , pjesë e Bodleian, u përdor si Biblioteka e Hoguortsit.[16] Xhirimet për Privet Drive u mbajtën në Picket Post Close në Bracknell, Berkshire. Filmimet në rrugë zgjatën për dy ditë, një ditë më shumë se sa ishte planifikuar, kështu që pagesat për prenotimet e vendit u rritën përkatësisht. Për të gjitha skenat e filmit të mëvonshëm të përcaktuara në Privet Drive, xhirimet u zhvilluan në një vend të ndërtuar në Leavesden Film Studios, që doli të ishte më lirë se xhirimet në vend. Shtëpia e Australisë në Londër ishte zgjedhur si vendi i Bankës së Magjistarëve Gringots ndërsa Christ Church, Oxford ishte vendi i dhomës së trofeve në Hoguorts. Kopshti zoologjik i Londrës u përdor si vendi ku Harri i ndërsen aksidentalisht një gjarpër Dudleit.[17] Ndërsa tek stacioni i King Krosit (King's Cross Station), u xhiruan skenat e nisjes së studentëve për në Hoguorts.[18]

Për shkak se titulli i filmit amerikan ishte ndryshe, te gjitha skenat ne te cilat përmendet guri filozofal u desh te rixhiroheshin me aktoret duke thënë guri “shtrigan” në vend të filozofal. Fëmijët xhiruan për katër orë dhe pastaj bën vetëm tre orë detyra shkolle. Ata nisën të pëlqenin plagët e rreme të krijuara në fytyrë nga stafi i makiazhit. Daniel Radcliffe duhej të përdorte lente kontakti jeshile sepse për shkak të ngjyrës së tij natyrale që është bluja e jo jeshilja, siç supozohet t’i ketë Harri. Në disa skena u përdor animimi kompjuterik për të ndryshuar sytë e tij në jeshil për shkak të parehatisë së Radcliffeit.

Dizenjimi dhe Efektet Speciale[redakto | redakto tekstin burimor]

Uniformat e dy kërkuesve në kuidiç

Judianna Makovsky dizenjoi veshjet e filmit. Ajo ridizenjoi veshjet sportive të Kuidiçit, duke patur në plan fillimisht të përdorte si bazë, ato që ndodheshin në kopertinën e librit në versionin amerikan, por i konsideroi me pas si të "çrregullta". Në vend të tyre, ajo i veshi lojtarët me pulovrat me ngjyrat përkatëse të shtëpive, pantallona të thurura të shek. IX dhe mbrojtëse krahësh. Dizajneri i produksionit, Stuart Craig, ndërtoi setet tek studiot Leavesden, duke përfshirë këtu Sallën e Madhe të Hoguortsit, duke u bazuar tek shumë katedrale Angleze. Edhe pse në origjinal u kërkua të ishte një rrugë e vjetër ekzistuese për t'u filmuar skena e Diagon Allit, Craig vendosi të ndërtonte për të një set të veçantë, duke përfshirë arkitekturën e Tudorëve, atë Gjeorgjiane dhe atë të Mbretëreshës Ana.[19]

Columbusi fillimisht planifikoi t’i përdorte të dyja: animacionet CGI dhe elektronikën e animuar për të krijuar krijesat magjike të filmit, duke përfshirë këtu edhe qenin e stërmadh me tri koka, Flufi. Nick Dudmanit, që punoi për episodin e parë të Star Wars: The Phantom Menace, (Lufta e Yjeve: Kërcënimi i Fantazmës) iu dorëzua detyra për të krijuar të gjitha protezat e nevojshme për filmin, bashkë me “Dyqanin e Krijesave të Jim Henson" i cili do të krijonte efektet e krijesave.[20] John Coppinger konstatoi se krijesat magjike që duhet të krijoheshin për filmin, duhet të skicoheshin disa herë.[21] Në film numërohen rreth 600 efekte speciale në skena të ndryshme, duke bërë që në to të përfshiheshin si ndihmës një rradhë e gjatë kompanish. Industrial Light & Magic, krijoi fytyrën e Fluronvdekjes në pjesën e prapme të kokës së Grepsit, Rhythm & Hues animoi Norbertin; dhe Sony Pictures Imageworks përgatiti skenat e Kuidiçit në film.

Muzika[redakto | redakto tekstin burimor]

John Williams u përzgjodh për të kompozuar kolonën zanore të filmit.[22] Williams e kompozoi atë në shtëpitë e tij në Los Anxheles dhe Tengëllvud, përpara se ta rregjistronte në Londër, në gusht të vitit 2001. Një ndër kolonat zanore më të njohura është quajtur "Hedwig's Theme"; Williams e ruajti atë si kolonën zanore më të arritur meqenëse "dukej sikur të gjithë e pëlqenin".[23]

Dallimet e Librit nga Filmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Columbusi u konsultua vazhdimisht me Rowling për t'u siguruar që të gjitha detajet, sado të vogla, në film të ishin të sakta në lidhje me librin. Kloves e përshkroi filmin si një film që i "kishte qëndruar besnik" librit. Ai shtoi disa dialogje të cilat u pranuan edhe nga Rowling. Një nga batutat të përfshira në origjinal u desh të hiqej pasi Rowling e informoi atë se një batutë e tillë do të binte në kundërshtim me një ngjarje që kishte të bënte me librin e pestë akoma të pabotuar në atë kohë, Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit.[24]

Dëshira ime ishte që filmi të mbeste besnik ndaj historisë, personazheve dhe intregritetit të atyre personazheve… E kuptova që kisha gjetur një bashkëpuntore të fortë tek Rowling. Dhe kjo gjë ishte e rëndesishme sepse ajo e njeh këtë botë më mirë se kushdo tjetër. ”

Chris Columbus

Disa personazhe me role dytësore u hoqën në versionin e filmit, si psh.: mësuesi-fantazmë i Historisë së Magjisë, Profesor Binsi dhe Ngac poltergeisti. Kapitulli i parë i librit është nga pikëpamja e Vernon dhe Petunia Dërslit, ditën përpara se atyre t'u besohej Harri Poter, duke nxjerrë në pah mëyren se si njerëzit jo-magjistarë reagojnë ndaj magjisë. Filmi e heq këtë skenë, duke filluar direkt me profesor Urtimorin, profesoreshën MekGur dhe Hagridin që e lënë Harrin tek Dërslit (edhe pse MekGuri i thotë Urtimorit se si i ka vëzhguar Dërslit të gjithë ditën). Më pas, një muaj i një vere të zakonshme të Harrit përfshin tentativat e Vernonit për të ndaluar marrjen e letrave të Hoguortsit. Koha aspak e kënaqshme që Harri shpenzonte tek Zonja Fig është hequr nga filmi ndërkohë që gjarpri boa constrictor nga Brazili në kopshtin zoologjik kthehet në një piton birmanez në film. Të tilla konflikte dhe përballje si ajo e Harrit dhe Drakos tek dyqani i rrobave të Madamë Malkinit dhe dueli i mesnatës janë vetëm në libër dhe jo në film. Disa nga pjesët e Nikolas Flamelit janë ndryshuar ose janë hequr totalisht. Norberti largohet me ndihmën e Urtimorit në film, ndërkohë që në libër kemi Harrin dhe Hermionën që e largojnë atë me ndihmën e shokëve të Çarli Uezlit. Rowling e përshkroi këtë skenë si "një pjesë të librit të cilën ajo e ndjeu se mund të ndryshohej lehtësisht". Si e tillë, arsyeja për dënimin në Pyllin e Ndaluar gjithashtu ndryshoi: në novelë Harri dhe Hermiona janë dënuar ngaqë u kapën nga Laraska pasi u larguan nga Kulla e Astronomisë pas orarit të lejuar (Nevili dhe Mallfoi gjithashtu dënohen kur kapen në korridor nga profesoresha MekGur) ndërkohë që në film Harri, Hermiona dhe Roni dënohen pasi Mallfoi i kap ato në befasi tek kasollja e Hagridit pas orësh e orësh (Mallfoi gjithashtu dënohet, pasi ishte jashtë fjetores pas orarit të ndaluar). Florenci, centauri, që përshkruhet në novelë si një krijesë me një ngjyrë kafe të hijshme dhe me flokë bjondë, shfaqet me ngjyra të errëta në film. Në vazhdim, fusha e kuidiçit është ndryshuar nga një stadium tradicional në një fushë të hapur, e rrethuar nga kulla me spektatorë. Kënga e Kapelës Folëse është prerë, ashtu si dhoma e fshehtë e Grepsit për të shkuar tek guri filozofal. Gjëagjëza e Pitonit është një nga dy skenat e fshira, bashkë me shortinë këmbë-lidhëse që Mallfoi i bën Nevilit.[25]

Shpërndarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Marketingu[redakto | redakto tekstin burimor]

Nje kanaçe Coca-Cola, pjesë e fushatës "Live the Magic" (Jetoje Magjinë) për promovimin e filmit Harry Potter dhe Guri Filozofal

Posteri i parë doli në qarkullim në dhjetor të 2001.[26] Traileri i parë u shfaq në rrjet satelitor më 2 mars 2001 dhe u dha në kinema me shfaqjen e filmit See Spot Run.[27] Kolona zanore doli në 30 tetor 2001 në formatin CD. Një lojë elektronike e bazuar tek filmi doli në 15 nëntor 2001 nga Electronics Arts për disa konsolë të ndryshëm. Një lojë elektronike tjeter, për GameCube, PlayStation 2 dhe Xbox doli në 2003.[28] Kompania Mattel fitoi të drejtën për të krijuar lojra të bazuara në film, të cilat do të shiteshin ekskluzivisht në dyqanet e Warner Brothers.[29] Hasbro gjithashtu prodhoi produkte duke përfshirë ëmbëlsira të bazuara në këtë sagë.[30] Warner Bros. nënshkroi një marrëveshje me Coca-Colën me vlerë 150 milion $ për të promovuar filmin, dhe Lego prodhoi një seri setesh duke u bazuar në ndërtesat dhe skenat e filmit, si dhe lojën elektronike Lego Creator.[31]

Videoteka[redakto | redakto tekstin burimor]

Edicioni Absolut

Kompania Warner Bros e nxorri filmin për herë të parë në kaseta VHS dhe disqe DVD në 11 shkurt të vitit 2002 në Electronic Entertainment Expo në Britaninë e Madhe. Më 11 maj të vitit 2002 doli zyrtarisht në Britani[32] dhe në 28 maj të po atij viti doli në SHBA.[33] Më vonë ata nxorrën dhe Edicionin Absolut në SHBA që përfshinte një Blu-ray dhe një DVD. Në disk përfshihen disa skena të vecanta, tekstet dhe batutat e para të Radcliffe, Watson dhe Grint-it, si një version i zgjeruar i filmit me skenat e hequra e të rregulluara brenda tij, një skenë speciale me metrazh të gjatë: "Krijimi i botës së Harry Potter, Pjesa 1: Magjia fillon", dhe një broshurë të trashë 48 faqëshe.[34] Versioni i gjatë i filmit është 159 minuta, dhe është shfaqur në televizion vetëm në disa transmetime të veçanta.[35]

Reagimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kritika Kinematografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Skenë nga kapja e Topthit të Artë në kuidiç

Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët, duke fituar një vlerësim 80% Fresh në Rotten Tomatoes. Opinioni publik tha që “të qenurit besnik ndaj librit është njëkohësisht pika e fortë dhe e dobët e filmit. Ai shpalos egzaktësisht atë që shkruhet në libër, kështu që ka pak vend për surpriza apo zbulime të reja. Për fansat e Poterit, ç'mund të kerkosh më shumë?"[36] Filmi mori 64/100 pikë të mundshme në Metacritic duke përfaqësuar "kritika përgjithësisht të mira".[37] Roger Ebert e quajti Gurin Filozofal "një klasik" ,duke i dhënë filmit 4 nga 4 yjet e mundshme dhe lavdëroi veçanërisht efektet vizuale të skenave të kuidiçit.[38] Lavdërimi erdhi edhe nga The Telegraph dhe kritikat e Empire, duke vijuar me Alan Morrison që e cilësoi këtë skenë si një "fragment i dallueshëm".[39] Brian Linder i IGN.com gjithashtu dha një kritikë pozitive për filmin, duke shtuar se "Nuk është i përkryer, por për mua është një shtesë e këndshme në një seri librash të cilën e dashuroj".[40] Edhe pse kritikoi 30 minutat e fundit, Jeanne Aufmuth e Palo Alto Online deklaroi se filmi "do të magjepste edhe entuziastët më skeptikë të filmave".[41] Kritikja e USA Today, Claudia Puig i dha filmit 3 nga 4 yje, duke lavdëruar specifikisht skenografinë dhe portretizimin e Hagrid nga Robbie Coltrane, por kritikoi muzikën e John Williams duke e përfunduar kritikën e saj me fjalët: "Së fundmi, shumë nga lexuesit e librave do të shpresonin për një mishërim më magjik të librit".[42] Setet, dizajni, kinematografia, efektet dhe kasti kryesor u lavdëruan të gjitha nga Kirk Honeycutt i The Hollywood Reporter, edhe pse ai e cilësoi muzikën e John Williams si "nje tingull të fortë e zhurmues të një kutie muzikore që s'resht së kënduari".[43] Todd McCarthy i Variety e krahasoi pozitivisht këtë film me Te ikësh me Erën (Gone with the Wind) duke shtuar: "Skenari është besnik ndaj librit, aktorët janë thjesht mirë, skenat, kostumet, makiazhi dhe efektet janë në harmoni me njëri-tjetrin dhe tejkalojnë atë çka mund të imagjinohet."[44] Jonathan Foreman i New York Post rikujton se filmi ishte "shumë besnik" ndaj homologut te tij letrar dhe gjithashtu, "vazhdimisht i këndshëm nga tejzgjajtja e ngjashmërise mes tyre".

Richard Corliss i gazetës Time, e konsideroi filmin një "përshtatje numerike", duke kritikuar ritmin dhe mungesën e karizmës së aktorëve kryesorë.[45] Paul Tatara i CNN zbuloi se Columbus dhe Kloves "janë shumë të kujdesshëm për të evituar ofendimet ndaj ndokujt nëse hiqet ndonje paragraf nga libri, narrativa e ashtuquajtur si një argëtim brenda kokës së Rowling".[46] Nathaniel Rogers i The Film Experience i dha filmit nje kritikë negative dhe shkroi: "Harry Potter dhe Guri Filozofal; Një film nuk mund të bëhet më monoton se kaq."[47] Ed Gonzalez i Slant Magazine tha që kishte dashur që filmi të kishte si regjisor Tim Burton, duke e cilësuar regjinë "monotone dhe të mjegullt” dhe pjesën më të madhe të filmit "një festim të shurdhët të një driblimi sentimental". Elvis Mitchell i New York Times ishte tepër negativ rreth filmit, duke thënë se "filmi ishte si një park i vjetër lojërash që ka kohë që i ka kaluar koha; Trenat e shpejtësisë përplasen dhe hungërijnë me lodhje metalike sa herë që marrin ndonjë kthesë.". Ai gjithashtu shtoi se filmi vuante nga "mungesa e imagjinatës" dhe karaktere të drunjta ,duke shtuar se "Kapelja Folëse kishte më tepër personalitet se të gjithë personazhet e tjera në këtë film."[48]

Suksesi Financiar[redakto | redakto tekstin burimor]

Rowling së bashku me tre aktorët kryesorë, Daniel, Rupert dhe Emma tek premiera botërore e filmit

Premiera botërore e filmit ishte më 4 nëntor 2001, në sheshin Leicester, Londër, me kinemanë të arreduar në mënyrë të tillë që të përngjante me shkollën e Hoguartsit.[49] Filmi u prit mjaft mirë. Në SHBA u fituan $32.3 milionë që në ditën e parë, duke thyer rekordin e shitjes së biletave në nje ditë të mbajtur nga Lufta e Yjeve Episodi I: Kërcënimi i Fantazmës – por jo pas përshtatjes për inflacionin. Në ditën e dytë shitja bruto e biletave arriti në $33.5 milionë, sërish duke thyer rekordin për shitjen më të shumtë të biletave në një ditë. Në total, në një javë u fituan $90.3 milionë, duke thyer rekordin e të gjitha kohëve e Bota e Humbur: Parku Jurassic për shitjen më të shumtë të biletave në një fundjavë.[50] E ruajti këtë rekord deri në majin e ardhshëm kur Njeriu-Merimangë kaloi shumën e një fundjave me $114.8 milionë.[51] Filmi ruajti vendin e parë për tre fundjava më radhë.[52][53] Filmi gjithashtu pati shitjen më të madhe të biletave të 5-ditëve (nga e mërkura deri të shtunën) të Fundjavës së Falenderimeve prej $82.4 milionë, duke mbajtur rekordin për 12 vite derisa Lojërat e Urisë: Vajza e Zjarrit dhe Frozen e tejkaluan me $110.1 milionë dhe $94 milionë respektivisht.[54] Rezultate të ngjashme u arritën në të gjithë botën. Në Britaninë e Madhe, Harri Poter dhe Guri Filozofal theu rekordin për shitjen më të madhe të biletave në një fundjavë duke kaluar £16.3 milionë.[55] Në Britaninë e Madhe u shitën gjithsej £66.1 milionë duke e bërë filmin e dytë më të shitur të të gjitha kohërave (pas Titanikut), deri kur të dyja u kaluan nga Mamma Mia![56] Në total filmi fitoi $974.7 milionë në botë, $317,6 milionë të të cilave në Shtetet e Bashkuara dhe $657.1 milionë në pjesën tjetër të botës, duke e bërë filmin e dytë me fitimet më të mëdha në histori [57] dhe filmin e parë me fitimet më të mëdha atë vit.[58] Në 2013 zë vendin e njëzetë tek filmave më suksesshëm të të gjithë kohërave,[59] dhe vendin e dytë nga saga e filmave të Harri Poter pas Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes: Pjesa e Dytë e cila pati një fitim mbi $1 miliardë në të gjithë botën.[60]

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmi u nominua për tri çmime Oskar: Regjia më e mirë, Kostumografia më e mirë dhe Muzika më e mirë origjinal nga John Williams.[61] Filmi u nominua gjithashtu për shtatë çmime BAFTA: Filmi më i mirë britanik, Aktori me performancën më të mirë për Robbie Coltrane, Kostumografia më e mirë, Prodhimi më i mirë, Grimi dhe Parukeria më e mirë si dhe Zëri me Efektet Vizuale më të mira.[62] Filmi fitoi çmimin Saturn për kostumet e tij [62] dhe u nominua dhe për tetë çmime të tjera.[63] Ai gjithashtu fitoi dhe çmime të tjera nga Shoqata Amerikane e Kinoprovës (CSA) dhe Shoqata e Stilistëve (CSG).[63] U nominua nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI) për efektet speciale dhe nga Shoqata e Regjisorëve për skenografinë më të mirë.[64] Mori Çmimin e Kritikës së Transmetimit të Filmit për Filmin Familjar Aksion më të mirë dhe u nominua për Performancën më të mirë për Fëmijë nga Daniel Radcliffe dhe Muzika më e mirë nga John Williams.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ http://www.ew.com/ew/article/0,,254808,00.html
  2. ^ http://www.people.com/people/article/0,26334,623179,00.html
  3. ^ http://moviesblog.mtv.com/2007/12/07/what-would-potter-have-been-like-with-tim-roth-as-snape/
  4. ^ http://www.ign.com/articles/2000/04/19/rosie-in-harry-potter
  5. ^ http://web.archive.org/web/20070930184834/http://www.accio-quote.org/articles/2000/0700-austfinrev-bagwell.html
  6. ^ http://www.ign.com/articles/2000/02/23/no-harry-potter-for-spielberg
  7. ^ http://www.ign.com/articles/2000/03/28/chris-columbus-to-direct-harry-potter
  8. ^ http://www.salon.com/2000/02/24/kloves/
  9. ^ 2001.http://www.ign.com/articles/2000/05/17/bewitched-warner-bros-delays-potter
  10. ^ http://www.wbstudiotour.co.uk/en/about-us/harry-potter-at-leavesden
  11. ^ http://www.ign.com/articles/2000/10/02/potter-pics-hagrid-hogsmeade-station-and-the-hogwarts-express
  12. ^ http://www.aintitcool.com/node/6270
  13. ^ http://www.ign.com/articles/2000/09/05/another-hogwarts-location-for-potter
  14. ^ http://www.ign.com/articles/2000/09/26/potter-privet-drive-pics
  15. ^ http://www.ign.com/articles/2000/10/03/potter-pics-part-two-a-the-hogwarts-set-at-durham-cathedral
  16. ^ http://www.ign.com/articles/2000/10/25/hogwarts-oxford-location-pics-rowling-speaks
  17. ^ http://www.ign.com/articles/2000/11/15/potter-set-news-pics
  18. ^ /http:/www.ign.com/articles/2001/02/21/lumos
  19. ^ http://content.time.com/time/magazine/article/0,9171,1001148-1,00.html
  20. ^ http://www.ign.com/articles/2001/01/08/davis-confirms-potter-role
  21. ^ http://www.ign.com/articles/2001/01/11/potter-creature-feature
  22. ^ http://www.ign.com/articles/2000/08/17/harry-potter-composer-chosen
  23. ^ http://www.ign.com/articles/2001/05/23/potter-postlude
  24. ^ http://www.ign.com/articles/2001/02/06/screenwriter-kloves-talks-harry-potter
  25. ^ http://www.digitalspy.co.uk/movies/news/a64205/harry-potter-books-vs-films.html#~oGvUvPSdOJw1id
  26. ^ http://www.ign.com/articles/2000/12/13/potter-poster-pic
  27. ^ http://www.ign.com/articles/2001/02/28/potter-preview-premieres-tomorrow
  28. ^ http://www.gamespot.com/articles/sorcerers-stone-ships-out/1100-6085531/
  29. ^ http://www.ign.com/articles/2000/02/10/mattel-wins-harry-potter-toy-rights
  30. ^ http://www.ign.com/articles/2000/02/14/hasbro-gets-harry-potter-merchandise-rights
  31. ^ http://www.ign.com/articles/2001/06/01/son-of-harry-potter-legos
  32. ^ http://www.amazon.co.uk/Harry-Potter-Philosophers-Stone-Widescreen/dp/B00005RDQ0/
  33. ^ http://www.amazon.com/Harry-Potter-Sorcerers-Stone-Screen/dp/B000062TU1/
  34. ^ http://www.blu-ray.com/movies/Harry-Potter-and-the-Sorcerers-Stone-Blu-ray/5723/#Review
  35. ^ http://movies.about.com/cs/harrypotter3/a/harry3050505.htm
  36. ^ http://www.rottentomatoes.com/m/harry_potter_and_the_sorcerers_stone/
  37. ^ http://www.metacritic.com/movie/harry-potter-and-the-sorcerers-stone
  38. ^ http://www.rogerebert.com/reviews/harry-potter-and-the-sorcerers-stone-2001
  39. ^ http://www.empireonline.com/reviews/ReviewComplete.asp?FID=7458
  40. ^ http://www.ign.com/articles/2001/11/17/brian-linders-review-of-harry-potter-and-the-sorcerers-stone
  41. ^ http://web.archive.org/web/20071012152346/http://paloaltoonline.com/movies/moviescreener.php?id=000743&type=long
  42. ^ http://usatoday30.usatoday.com/life/movies/2001-11-16-harry-review.htm#more
  43. ^ http://web.archive.org/web/20070804013520/http://www.hollywoodreporter.com/hr/search/article_display.jsp?vnu_content_id=1099973
  44. ^ http://variety.com/2001/film/reviews/harry-potter-and-the-sorcerer-s-stone-1200552904/
  45. ^ http://web.archive.org/web/20070710155832/http://www.time.com/time/2001/harrypotter/review.html
  46. ^ http://edition.cnn.com/2001/SHOWBIZ/Movies/11/15/hol.tatara.potter/index.html
  47. ^ http://web.archive.org/web/20101201154131/http://thefilmexperience.net/Reviews/lordoftherings.html
  48. ^ http://www.nytimes.com/movie/review?res=9C0CE2D8173BF935A25752C1A9679C8B63
  49. ^ http://news.bbc.co.uk/2/hi/entertainment/1634408.stm
  50. ^ http://www.hollywood.com/news/boxoffice/1097810/box-office-analysis-harry-potter-breaks-records
  51. ^ http://www.boxofficemojo.com/news/?id=1157&p=.htm
  52. ^ http://www.boxofficemojo.com/weekend/chart/?yr=2001&wknd=47&p=.htm
  53. ^ http://www.boxofficemojo.com/weekend/chart/?view=&yr=2001&wknd=48&p=.htm
  54. ^ http://boxofficemojo.com/news/?id=3758&p=.htm
  55. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_1663000/1663981.stm
  56. ^ http://www.telegraph.co.uk/news/celebritynews/3283481/Mamma-Mia-becomes-highest-grossing-British-film.html
  57. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_1828000/1828977.stm
  58. ^ http://www.boxofficemojo.com/yearly/chart/?view2=worldwide&yr=2001&p=.htm
  59. ^ http://www.boxofficemojo.com/alltime/world/
  60. ^ http://www.boxofficemojo.com/movies/?id=harrypotter72.htm
  61. ^ http://awardsdatabase.oscars.org/ampas_awards/DisplayMain.jsp;jsessionid=FA16B128693AE8EFDAB12A0A1B34C594?curTime=1402193325286
  62. ^ a b http://web.archive.org/web/20100921081906/http://www.bafta.org/awards/film/nominations/?year=2001
  63. ^ a b http://www.movieweb.com/news/the-2001-saturn-awards
  64. ^ http://www.adg.org/?art=2001_award
  65. ^ "Results Page for Harry Potter and the Sorcerer's Stone – Academy Awards Database". AMPAS. Marrë më 17 July 2010. 
  66. ^ "Amanda Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  67. ^ "Awards of the Japanese Academy for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  68. ^ "Bogey Awards for 2001". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  69. ^ "BMI Film & TV Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  70. ^ "Eddie Awards for 2002". Internet Movie Awards. Marrë më 3 February 2011. 
  71. ^ "Empire Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  72. ^ "Evening Standard British Film Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  73. ^ "Golden Reel Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  74. ^ "Grammy Awards for 2003". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  75. ^ "2002 Hugo Awards". The Hugo Awards. Marrë më 3 February 2011. 
  76. ^ "Kids' Choice Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  77. ^ "MTV Movie Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  78. ^ "PFCS Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  79. ^ 'Shrek,' 'Harry Potter,' 'Lord of the Rings' among producing guild's nominees. Associated Press. 11 January 2002. Marrë më 21 October 2010. 
  80. ^ "The 2001 Saturn Awards". MovieWeb. 13 June 2002. Marrë më 21 October 2010. 
  81. ^ "Sierra Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  82. ^ "Teen Choice Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 February 2011. 
  83. ^ "23rd Annual Young Artist Awards 2002". Young Artist Foundation. Marrë më 21 October 2010.