Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (filmi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit është një film i zhanrit fantazi i vitit 2004, me regji të Alfonso Cuarón, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures i bazuar në romanin me të njejtin emër të J. K. Rowling.

Harry Potter dhe i Burgosuri i Akabanit
Regjia ngaAlfonso Cuarón
Shkruar ngaSteve Kloves
Bazuar nëHarry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit nga J. K. Rowling
ProdhuesiDavid Heyman
Chris Columbus
Mark Radcliffe
LuajnëDaniel Radcliffe
Rupert Grint
Emma Watson
Micheal Gambon
Maggie Smith
Robbie Coltrane
Emma Thompson
Timothy Spall
Gary Oldman
Richard Griffiths
David Thewlis
Alan Rickman
Fiona Shaw
Julie Walters
KinematografiaMicheal Seresin
MontazhiSteven Weisberg
MuzikaJohn Williams

Kompanitë prodhuese
Shpërndarë ngaWarner Bros. Pictures
Data e publikimit
23 maj 2004 (Radio City Music Hall)
31 maj 2004 (Mbretëri e Bashkuar)
4 qershor 2004 (Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja
142 minuta
ShtetetMbretëri e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
Buxheti130 milionë dollarë
Fitimi796.7 milionë dollarë

Filmi, i cili është strumbullari i tretë në serinë e filmave Harry Potter, ka skenarist Steve Cloves dhe producentë Chris Columbus (regjisor i dy filmave paraardhës), David Heyman dhe Mark Radcliffe. Historia ndjek vitin e tretë të Harri Poterit në Hoguorts, teksa ai informohet se një i burgosur, me emrin Sirius Blek, është arratisur nga Azkabani dhe kërkon ta vrasë. Në film marrin pjesë aktorët Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, krahas Rupert Grint dhe Emma Watson, në rolet e shokëve të ngushtë të Harrit: Ron Uezlit dhe Hermionë Granxherit. Është filmi ndjekës i Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave dhe pasohet nga Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit.

Filmi u shfaq në ekranin e madh më 31 maj 2004 në Britani dhe më 4 qershor 2004 në SHBA, duke qenë dhe filmi i parë Harry Potter i shfaqur në kinematë IMAX, i cili ka përdorur Teknologjinë IMAX. Është po ashtu filmi i fundit Harry Potter që shpërndahet në kaseta VHS dhe i fundit para Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier me pullën PG në Amerikën e Veriut. Filmi u nominua për dy çmime Oskar – për Kolonën Zanore Origjinale dhe Efektet më të Mira Vizuale – në Çmimet e 77-a të Akademisë, në 2005.

Edhe pse Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit mblodhi një total botëror prej 796,6 milionë dollarësh, ai renditet i fundit në seri nga ana e fitimeve.[1] Gjithesesi, për momentin ai renditet si filmi i 44-t me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.[2][3][4]

Skenari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harri trembëdhjetëvjeçar sapo ka kaluar një verë tjetër të tmerrshme në Privet Drajv. Kur Marxhi, motra e xhaxha Vernonit, ofendon prindërit e Harrit, ai e humbet toruan dhe aksidentalisht bën që ajo të fryhet dhe të fluturojë tutje. Harry largohet me valixhen e tij, i mërzitur nga jeta me Dërslit. Autobusi i Kalorësve e çon Harrin tek Kusia Magjike ku ai mbërthehet nga Ministri i Magjisë, Kornelius Gjelsheqeri për përdorim të magjisë jashtë Hoguortsit. Pas bashkimit me Ronin dhe Hermionën, Harri zbulon se Sirius Blek, një mbështetës i burgosur i Fluronvdekjes është arratisur nga Azkabani dhe ka për qëllim të vrasë atë.

Treshja kthehet në Hoguorts me Ekspresin e Hoguortsit. Gjatë udhëtimit, në tren hyjnë marrosësit duke kërkuar për Siriusin dhe kalojnë në ndarjen e treshes duke shkaktuar që Harrit t’i bjerë të fikët. Mësuesi i ri i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errta, Remus Lupini, i largon me një shorti patronusi. Në Hoguorts, Albus Urtimori lajmëron së marrosësit do të ruajnë shkollën përsa kohë Siriusi është në arrati. Hagridi është caktuar si mësuesi i ri i Krijesave Magjike. Ora e parë e Hagridit shkon keq kur Drako Malfoi, me qëllim provokon hipogrifin Sqepfortë, i cili e sulmon (edhe pse më parë kishte qënë i sjellshëm me Harrin). I ati i Drakos, Lusius Malfoi, bën që Sqepfortin ta dënojnë më vdekje.

Thuhet se Siriusi ka hyrë në kështjellë, por nuk gjendet. Gjatë një ndeshje të stuhishme kuidiçi, marrosësit marrin kontrollin mbi Harrin duke bërë që ai të bjerë nga fshesa e tij e cila, më pas shkatërrohet nga Shelgu Goditës. Lupini në fshehtësi e mëson Harrin si të mbrohet nga marrosësit duke përdorur shortinë e patronusit. Në Hogsmid, Harri i shokuar mëson se Siriusi është kumbari i tij dhe ishte miku më i mirë i prindërve të tij. Siriusi u akuzua se i kishte treguar vendin e fshehtë ku qëndronin prindërit e tij Fluronvdekjes dhe se kishte vrarë shokun e tyre të përbashkët, Piter Petigru.

Treshja viziton Hagridin për ta ngushëlluar për dënimin e Sqepfortit. Kur miu i Ronit ia mbath, shfaqet një qen i madh i cili i tërheq të dy Ronin dhe miun në një vrimë në rrenjën e Shelgut Goditës që, në fakt është një nënkalim për tek Kasollja Ulëritësë. Treshja zbulon se qeni është në fakt Siriusi, i cili është një magjikafshë. Lupini arrin dhe përqafon Siriusin si një mik të vjetër. Lupini pranon që është një Ujk i Egër dhe shpjegon së Siriusi është i pafajshëm. Miu i Ronit është në fakt Petigru, një magjikafshë që kreu krimin për të cilin u dënua Sirius, i fshehur gjithë këto vite në formën e një miu, gjë që e habit tejmase Ronin. Pasi e shndërrojnë në formën e tij njerëzore, Lupini dhe Siriusi përgatiten për ta vrarë, por Harri ndërhyn dhe kështu vendoset që Petigru t’u dorëzohet marrosësve.

Hëna e plotë ngrihet; Lupini transformohet; ai dhe Siriusi luftojnë si kafshë dhe Petigru ia mbath në trajtën e tij të miut. Siriusi dhe Harri sulmohen prej marrosësve. Harri ja del të shpëtojë veten dhe Siriusin duke krijuar një patronus të fuqishëm në trajtën e drerit. Ai beson se figura misterioze është babai i tij i vdekur dhe i bie të fikët për të zbuluar pasi zgjohet, që Siriusi është dënuar me puthjen e marrosësve. Duke vepruar sipas këshillës së Urtimorit, Harri dhe Hermiona udhëtojnë pas në kohë dhe shohin t’u ripërsëriten veprimet e tyre gjatë natës. Ata shpëtojnë Sqepfortin dhe shohin marrosësit që sulmojnë Siriusin dhe Harrin. Harri i së tashmës kupton se ai vetë ka thirrur Patronusin, jo babai i tij dhe nxiton ta bëjë përsëri. Harri dhe Hermiona shpëtojnë Siriusin, i cili arratiset me Sqepfortin. Lupini jep dorëheqjen sepse prindërit do të kundërshtonin që një ujk i egër t’u jepte mësim fëmijëve të tyre. Siriusi i dërgon Harrit një Shigjetë të Zjarrtë dhe Harri i lumtur e merr atë për një fluturim.

Kasti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Daniel Radcliffe si Harri Poter.
  • Rupert Grint si Ron Uezli, shoku i ngushtë i Harrit.
  • Emma Watson si Hermionë Granxher, shoqja e ngushtë e Harrit.
  • Robbie Coltrane si Rubeus Hagrid, rojtari i pyllit në Hoguorts dhe mësuesi i ri i Kujdesit ndaj Krijesave Magjike.
  • Micheal Gambon si Albus Urtimori, drejtori i shkollës së Hoguortsit. Gamboni zuri vendin e Richard Harris, i cili luajti rolin e Urtimorit në dy filmat e mëparshëm, pasi ai vdiq më 25 tetor 2002.[5] Pavarësisht sëmundjes së tij, Harris ishte i vendosur të luante pjesën e tij, duke i thënë David Heymen të mos kërkonte personazh tjetër për rolin e tij. Katër muaj pas vdekjes së Harris, Cauron zgjodhi Gambonin si zevëndësuesin e tij.[6][7] Gamboni nuk u shqetësua për t’ia kaluar apo për ta kopjuar Harrisin, por solli interpretimin e tij origjinal, duke i dhënë personazhit të tij një theks irlandez, gjithashtu duke i filmuar të gjitha pjesët e tij në tre javë. Disa fjalë thonin se Ian McKellenit i ishte ofruar roli, por ai i hodhi poshtë duke thënë se ai e kishte luajtur një rol të ngjashëm si personazhi i Gandalfit në triologjinë e "Kryezotit të Unazave”. Ai gjithashtu u shpreh se do të ishte e pavend të zinte rolin e Harris, pasi aktori në fjalë e kishte quajtur McKellen një aktor të pazotë.[8][9] Familja e Harris kishte propozuar që miku i ngushtë i Harris, Peter O’Toole ta zëvëndësonte.[10]
  • Gary Oldman si Sirius Blek, një i arratisur nga Azkabani, burgu i magjistarëve si dhe kumbari i Harrit. Oldman e pranoi pjesën sepse i duheshin para, duke qenë se nuk kishte marrë asnjë rol me rëndësi për disa vjet pasi kishte vendosur të kalonte kohë me fëmijët e tij. Ai u inspirua nga Cauroni, të cilin e përshkruajti si entuziast dhe plot jetë, dhe krahasoi Siriusin me John Lennon. Ai u befasua sa i vështirë për tu realizuar ishte roli duke e krahasuar me dialogjet Shekspiriane. Oldman sugjeroi modelin e flokëve të Siriusit, ndërsa Cauroni dizenjoi tatuazhet e tij.[11] Ai e kishte lexuar librin e parë dhe fëmijët e tij ishin fansa të serisë. Kjo pjesë e bëri Oldmanin një hero në sytë e fëmijëve të tij dhe shokëve të tyre të shkollës.
  • Alan Rickman si Severus Piton, mësuesi i Shurupeve në Hoguarts.
  • Maggie Smith si Minerva MekGur, mësuesja e Shndërrimeve në Hoguarts.
  • Timothy Spall si Piter Bishtënxehti, një mik i prindërve të Harrit, i cili besohet të jetë vrarë nga Sirius Bleku.
  • David Thewlis si Remus Lupin, mësuesi i ri i Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta në Hoguarts. Thewlis, i cili kishte audicionuar më parë për rolin e Profesorit Grepsi në “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, ishte zgjedhja e parë e Cauronit për rolin e Lupinit. Thewlis e pranoi pjesën nga këshilla e Ian Hart, aktorit që luajti rolin e Grepsit, i cili i tha se Lupini ishte “pjesa më e bukur e librit”.[12] Cauroni iu shpreh Thewlis se ai mendonte se Lupini ishte homoseksual, duke e etiketuar si një "drogaxhi gay", edhe pse kjo ide e tij u vërtetua më pas të ishte gabim. Thewlis kishte parë dy filmat e parë, dhe kishte lexuar vetëm pak nga libri i parë, por pasi e mori rolin e lexoi dhe librin e trete. Ai ishte i lumtur me idenë që po luante në një film për fëmijë, dhe i shijoi shumë xhirimet e filmit.
  • Emma Thompson si Sibilë Trelaunej, mësuesja e Parashikimeve në Hoguarts.
  • Richard Griffiths si Vernon Dërsli, xhaxhai babanac i Harrit.
  • Fiona Shaw si Petunia Dërsli, tezja babanace e Harrit.
  • Julie Walters si Moli Uizli, nëna e fëmijëve Uizli dhe një figurë prindërore për Harrin.

Prodhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me "I Burgosuri i Azkabanit",prodhimi i filmave të Harry Potterit u ndryshua në një cikël prej tetëmbëdhjetë muajsh, qe producenti David Heyman shpjegoi se ishte që secilit film t'i jepej koha që duhej. Chris Columbus, regjizori i dy filmave të parë, vendosi të mos kthehej në drejtimin e kësaj pjese të tretë sepse ai "nuk i kishte parë fëmijët e tij darkave për rreth dy vite e gjysëm".[13] Pavarësisht kësaj, ai qëndroi si producent në krah të Heyman.[14]Guillermo del Toro iu ofrua vendi i regjizorit por ai e konsideronte filmin si "shumë të lumtur e plot drita dhe nuk ishte i interesuar".[15] Marc Forster e refuzoi filmin sepse ai kishte drejtuar Në kërkim të Kurrkundit dhe nuk dëshironte që të drejtonte aktorë fëmijë sërish. Warner Bros. përpiloi një listë të shkurtër me tri emra për zëvendësimin e Columbus,e cila përmbante emrin e Callie Khouri, Kenneth Branagh (i cili luajti rolin e Xhildëroi Lokhartit tek Dhoma e të Fshehtave) dhe, atë që u zgjodh, Alfonso Cuarón.[16]

Cuarón ishte fillimisht nervoz rreth pranimit të punës sepse ai nuk kishte lexuar asnjë nga librat dhe as nuk kishte parë ndonjë nga filmat. Pasi e lexoi serinë, ai ndryshoi mendje dhe pranoi menjëherë ta drejtonte [17] filmin sepse kishte patur një lidhje të menjëhershme me historinë.[14] Takimi me Cuarón e gëzoi Rowling e cila e kishte shumë qejf filmin e tij Y Tu Mamá También (Dhe ti mama gjithashtu) dhe i kishte bërë përshtypje përshtatja e Një princeshë e vogël.[18] Heyman zbuloi se "toni dhe stilistika e Cuarón përshtateshin më së miri”.

Si ushtrimin e tij të parë me aktorët që luanin trion, Cuarón i dha detyrë Danielit, Rupertit dhe Emes të shkruanin një ese autobiografike rreth personazhit të tyre, të shkruar në vetën e parë dhe duke përfshirë emocionet e personazheve. Për esenë e Rupertit ,Cuarón thotë: "Rupert nuk e dorëzoi esenë. Kur e pyeta pse nuk e bëri,ai tha: Unë jam Ron; Roni nuk do ta bënte. Dhe kështu i thashë: “Dakord,ti e kupton personazhin tënd. Kjo ishte detyra më e rëndësishme që ne bëmë tek I Burgosuri i Azkabanit,sepse ishte e qartë se çdo gjë që ata përfshinë në ese do të ishte themeli ku ata do të mbaheshin për pjesën tjetër të procesit."

Xhirimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmimet e para filluan në 24 shkurt të vitit 2003,[7]Studion Filmike të Leavesden dhe mbaruan në tetor të po atij viti.

Disa nga setet për filmin u ndërtuan në rrafshnaltën Glen CoeSkoci pranë klubit Clachaig Inn. Setet e brendshme, duke përfshirë dhe ato që u ndërtuan për dy filmat e mëparshëm, gjenden kryesisht në Studion Filmike të Leavesden. Pamjet e Liqenit të Hoguortsit u morën nga tri Liqene: Shiel, Elit dhe Morar, në rrafshnaltat e Skocisë. Rastësisht, ndodhi që ura mbi të cilën kalonte Ekspresi i Hoguortsit, që ndodhet edhe në 'Dhomën e të Fshehtave', të ndodhet përballë Liqenit Shiel, dhe u përdor për të xhiruar sekuencat kur marrosësi hyn në tren. Një sektor i vogël i skenës së autobusit trekatësh, kur ai kalon në mes të trafikut, u xhirua në një pjesë periferike të Londrës Veriore, përkatësisht në Palmers Geen. Disa pjesë gjithashtu u xhiruan rreth e rrotull markatës Borough dhe Urës Lambeth në Londër.

Loch Shiel, vendi ku u xhiruan skenat për të Burgosurin e Azkabanit

Seti i Mjaltëlandës në film është një rivendosje e setit të Librarisë Lajlelulet, që u shfaq në Dhomën e të Fshehtave, i cili nga ana tjetër, ishte një rivendosje e setit të Dyqanit të Shkopave Magjikë të Uillianderit nga filmi i parë.

Rowling e lejoi Cuarónin të bënte ndryshime të vogla nga libri, me kushtin që filmi të ishte tepër i lidhur me shpirtin e librit. Ajo e lejoi atë që të vendoste një orë diellore në territorin e Hoguortsit, por e refuzoi kërkesën për vendosjen e një varreze, pasi vendosja e saj do të luante një rol të rëndësishëm në librin e gjashtë ende të pabotuar.[17] Rowling tha se asaj iu "rrënqeth mishi" kur ajo pa disa momente të caktuara të filmit, dhe tha "njerëzit do të shohin filmin dhe do të mendojnë se ato momente janë vendosur qëllimisht në film si të dhëna shtesë".[18]

Kur xhirimi mbaroi, Cuaróni shpalli se ato "kanë qenë dy vitet më të ëmbla të jetës time", dhe shprehu interesin e tij, për të qenë regjisor i njërit prej  filmave të ardhshëm të serisë.[17]

Efektet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cuarón fillimisht donte të largohej nga imazhet e gjeneruara nga kompjuterët drejt kukullave. Ai punësoi mjeshtrin e kukullave nën ujë, Basil Twistin që ta ndihmonte, duke përdorur kukullat për të studiuar lëvizjet e mundshme të marrosësve. Pasi u kuptua se kukullat do ishin shumë të kushtueshme dhe do e kishin të pamundur të portretizonin elemente specifike të marrosësve, Cuarón u kthye tek imazhet e gjeneruara me kompjuter; megjithatë,ai dhe ekipi i tij përdorën filmime të kukullave-marrosës nën ujë si bazë për lëvizjet valëvitëse të marrosësve të gjeneruar me kompjuter.

Pjesa e Autobusit të Kalorësve, kur Harrin e cojnë te Kusia Magjike, përdor teknikën e njohur si "bullet time" apo e njohur ndryshe si "ndalja e kohës" apo "lëvizjet e shpejta", teknikë e njohur veçanërisht në serinë e filmave Matrix. Ky fragment përfiton në mënyrë qesharake nga vlerat magjike të botës së Harri Potterit duke bërë që bota babanace të lëvizë me shpejtësi ndërkohë që brenda Autobusit të Kalorësve, Harri, Sten Bishtnuesi dhe Erni Copeçiku (dhe koka e vogël e tkurrur folëse) vazhdojnë të lëvizin në kohë reale.

Muzika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompozimi i nominuar për "The Academy Award", ishte i treti dhe i fundit në rradhë, i kompozuar dhe i drejtuar nga John Williams. U nxorr në versionin CD në 25 maj të vitit 2004. Në përgjithesi, kolona zanore e filmit nuk është aq e shkëlqyer sa ajo e filmave të mëparshëm, me ndikime të dallueshme mesjetare në pjesën instrumentale. Një ndër kolonat zanore të reja, përkatësisht Double Trouble, u kompozua gjatë prodhimit të filmit, në mënyrë që një kor fëmijësh ta performonte ate në Sallën e Madhe te Hogwartsit, në një nga skenat e para të filmit. Teksti i Double Trouble është nga një ritual që performohet nga Weird Sisters në aktin e 4, Skena e 1 të MakbethitShekspirit. Parapremiera e filmit ka si kolonë zanore Anticipation dhe Progeny nga Brand X Music, një bandë muzikore për parapremiera filmike.

Dallimet e Librit nga Filmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harri Poter dhe i burgosuri i Azkabanit ishte, në kohën e publikimit, libri më i gjatë i serisë. Rritja e kompleksitetit të historisë, dialogjeve dhe zhvillimit të personazheve kishte nevojë për një përshtatje më të lirshme të filmit. Filmi hapet me Harrin që përdor magji për të krijuar shkëndija të vogla drite nga shkopi i tij magjik ndërsa në të njëjtën skenë, në libër, ai përdor një elektrik dore sepse të përdoresh magji jashtë ambienteve të shkollës është e ndaluar për magjistarët nën moshën 17 vjeç. Po ashtu, në libër, nuk gjendet një kokë e tkurrur në autobusin e Kalorësve, ndërsa në film një e tillë flet në pjesën më të madhe të kësaj skene. Lidhja midis prindërve të Harrit dhe hartës së Pretarit është përmendur shkurtimisht,[19] po ashtu siç është dhe fakti se Remus Lupini është i lidhur si me hartën dhe me Xhejms Poterin.[20] Gjithashtu nuk përmendet asnjëherë kush ishin Pretarët ose kujt i përkisnin nofkat (Hënori, Bishtnxehti, Hapabuti dhe Bridega). Disa të dhëna skenike dhe personazhe u hoqën për efekte dramatike si Kasollja Ulëritëse dhe Korja, që në film përmenden vetëm pak ndërsa në novelë marrin një mbulim historik më të gjerë.[21] Shumica e të kaluarës së Sirius Bllekut është prerë duke mos e përmendur fare mënyrën se si ai u arratis nga Azkabani.[20]

Për sa i përket mbulimit kohor të filmit, janë përfshirë përshkrime të detajuara të edukimit magjik. Por këtu kemi vetëm shfaqjen e një hipogrifi, Sqepfortit, dhe ndërveprimi me të është kufizuar në vetëm dy personazhe: Malfoi dhe Harri në klasën e Kujdesit për Krijesat Magjike. Ndërsa shumica e orëve të mësimit të Shurupeve të Pitonit janë hequr. Përshkrimi i detajuar i magjisë Fidelius është hequr tërësisht nga filmi duke lëne pa shpjegim se si Bllek ka tradhtuar Poterat tek Fluronvdekja. Shumë pjesë të këtij shpjegimi janë shpërndarë në dialogjet midis Kornelius Gjelsheqerit dhe Minevra MekGurit si shtojcë. Nga ana tjetër, shpjegimi i transformimit në magjikafshë, në vend të MekGurit, bëhet nga Pitoni.[22]

Në film, kur Harri dhe Hermiona kanë udhëtuar mbrapa në kohë dhe janë fshehur jashtë kasolles së Hagridit na nënkuptohet se Urtimori është në dijeni, në një lloj mënyre, se ato të dy ndodhen aty, pasi ai shpërqendron personazhet e tjera në momente kyçe apo ngadalëson vijueshmërinë e ngjarjeve (si psh. kur kërkon që të nënshkruajë ekzekutimin e Sqepfortit dhe pasi Gjelsheqeri pranon, Urtimori thotë që do i nevojitet pak kohë pasi ai ka emrin e gjatë), gjë që e lejon Harrin dhe Hermionën të fitojnë kohë dhe të lirojnë Sqepfortin pa u parë. Ndërsa në libër, Urtimori përmend shkarazi vetëm që ekzekutori duhet të firmosë urdhrin pak para se ai të dilte për të ekzekutuar Sqepfortin.

Lidhja embrionike e romancës mes Ronit dhe Hermionës është më e theksuar në film se sa në libër; Në përgjigje të kritikave të të dy filmave të mëparshëm për sakrifikimin e zhvillimit të identitetit të personazheve në favor të misterit dhe aventurës. Zhvillimi emocional i personazheve, sidomos i tre personazheve kryesore, i jepet më shumë vëmendje në këtë film se sa në dy të mëparshmit.[23] E megjithatë, çdo përmendje e fillimit të pëlqimit të Harrit ndaj Ço Çangut është hequr tërësisht.[24] Ana e errët e Harrit shfaqet për herë të parë në këtë film kur ai thotë: “Shpresoj që ai [Bllek] të më gjejë, sepse kur ai të më gjejë unë, do të jem gati.[25] Kur ai të vijë tek unë, unë do ta vras.” Gjithashtu Harri merr Shigjetën e Zjarrtë në fundin e filmit kurse në libër ai e merr anonimisht në Krishtlindje dhe i konfiskohet nga Profesor Flituik dhe Profesoresha Huk për disa javë për ta kontrolluar për mallkime të ndryshme.

Shpërndarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marketingu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sikurse dy librat e mëparshëm, i Burgosuri i Azkabanit ishte një mundësi e mirë marketingu.[26] Versioni i videolojës, që u dizenjua nga EA UK, doli në treg me 25 maj 2004 në Amerikën e Veriut dhe me 29 maj 2004 në Europë. Mattel realizoi shtojca që perfshinin Kampionatin e Kuidiçit si lojë tavoline dhe personazhe lodra.[27] Lego gjithashtu zgjeroi marketingun e dy filmave të mëparshëm me realizimin e seteve që variojnë nga Autobusi i Kalorësve, deri te Kasollja Ulëritëse.[28]

Premiera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Premiera e Harri Poter dhe i Burgosuri i Azkabanit u mbajt në New York në Radio City Music Hall me 23 maj 2004,[29] e ndjekur nga premiera në Leicester Square me 30 maj 2004.[30] Filmi më pas u shfaq në Mbreterine e Bashkuar me 31 maj 2004 dhe me 4 qershor 2004 në Shtetet e Bashkuara. Ishte filmi i parë i serisë që u transmetua si në kinematë tradicionale, ashtu edhe në ato IMAX.[31]

Reagimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Suksesi financiar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas daljes në kinema, filmi theu rekordin në historinë e sukseseve financiare të Mbretërisë së Bashkuar duke arkëtuar 5.3 milionë £ në një të hënë të vetme.[32] Rekordet vazhduan të thyheshin me dhe pa parapremierat, duke arkëtuar 23.9 milionë £ me to [33] dhe 9.3 milionë £ pa to.[34] I burgosuri i Azkabanit aktualisht mban vendin e parë për biletat më të shitura në një fundjavë të vetme në Mbretërinë e Bashkuar me një total prej 45.6 milionë £.[35] Filmi gjithashtu arriti të arkëtonte 93.7 milionë $ në fundjavën e hapjes në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në 3855 kinema, duke arritur në atë kohë të rradhitej i treti sipas fitimeve në fundjavën e premierës. Kjo hapje gjithashtu theu rekordin e vendosur më parë nga Hulk (62.1 milionë $) të një filmi të dalë në qershor.[36] I burgosuri I Azkabanit arriti të mbante këtë rekord për plot pesë vjet derisa Transformuesit: Hakmarrja e të Rënit i mori vëndin në 2009 me 108.9 milionë $.[37] Filmi gjithashtu mbajti vëndin e parë për dy fundjava rresht në suksese financiar të Amerikës Veriore.[38]

I burgosuri I Azkabanit arkëtoi një total prej 796.6 milionë $ në mbarë botën,[1] gjë e cila e bëri të mbante rekordin e vitit 2004 si filmi më me shumë fitime pas Shrek 2.[39] Në SHBA dhe Kanada arriti te mbante vetëm vëndin e gjashtë në po atë vit me 249.5 milionë $,[40] kurse kudo tjetër në botë ishte filmi numër një i vitit me 547 milionë $, shifër e cila arriti të kalonte arketimet prej 478.6 $ të Shrek 2.[41] Por pavarësisht suksesit të padiskutueshëm në fitime Azkaban aktualisht mban vendin e fundit për sasinë e parave të arkëtuara në serinë e filmave Harry Potter (të gjithë filmat e tjerë kanë arkëtuar më shumë se 875 milionë $ në gjithë botën). Gjithsesi, Harry Potter dhe I Burgosuri I Azkabanit renditet I 45-ti ne listën e filmave me fitimet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Vlerësimet e Kritikëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I burgosuri i Azkabanit u përgëzua shumë nga kritika, duke marrë një vlerësim 91 % "Certified Fresh" të miratuar në faqen që mbledh kritika, shqyrtime apo vlerësime Rotten Tomatoes me një konsesus që deklaronte: "Nën drejtimin e sigurtë të Alfonso Cuaron, Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit triumfalisht vendoset një balancë delikate midis magjisë teknike dhe historisë komplekse".[42] Filmi gjithashtu mori 82 pikë nga 100 në Metacritic, që nënkupton "i lavdëruar universalisht".[43]

"Fjala e duhur për Harry Potter dhe të Burgosurin e Azkabanit do ishte "i mrekullueshëm" - në kuptimin plot me mrekulli, të mëdha e të vogla."
Gazeta Wall Street

Mick LaSalle i San Francisco Chronicle mburri tonin e arrirë te filmit dhe tha që ishte "i zymtë, më shumë kompleks, dhe i ndërfutur në personazh.[44] The Hollywood Reporter e quajti filmin "tepër i errët, vizualisht mahnitës dhe një përshtatje e kënaqshme e fenomenit letrar te J. K. Rowling", krahasuar sidomos me prodhimet e para.[45] Peter Travers i Rolling Stone i dha filmit 3 e gjysmë nga 4 yje: "Jo vetëm që ky film shkëlqyes është deri më tani një nga më të mirët dhe më drithëruesi nga të tre filmat e Harry Potter por ai është gjithashtu një film që mund të dallohet edhe nëse ti nuk ke dëgjuar ndonjëherë për shkrimtaren J.K. Rowling dhe për heroin e ri magjistar të saj.[46] Stephanie Zacharek i Salon.com pohon se është "një nga filmat më të mirë fantazi të të gjitha kohërave." [47] Nicole Arthur i The Washington Post e lëvdoi filmin si "kompleks, i frikshëm dhe me ngjyresë".[48] Roger Ebert i dha filmit 3 e gjysmë nga 4 yje, duke thënë që filmi nuk ishte aq i mirë sa dy të parët, por sërish e vlerësoi atë si "të lezetshëm, të kënaqshëm dhe të sofistikuar".[49] Claudia Puig nga USA Today e cilësoi filmin si një kënaqësi vizuale dhe shtoi se "Cuaron nuk ka frikë të bëjë një film të zymtë dhe të trajtojë emocione të dhimbshme",[50] ndërsa Richard Roeper e quajti filmin "një triumf krijues". Sean Smith nga Newsweek tha: "I burgosuri i Azkabanit ngre lart një regjisor të ri dhe vë në dukje një vizion të ri". Ai gjithashtu e vlerësoi filmin si prekës, duke lavdëruar perfomancat e Radcliffe dhe Watson, ndërsa Entertainment Weekly e lavdëroi duke e cilësuar si filmin më të arrirë se paraardhësit e tij. Rex Reed i The New York Observer, vuri në dukje disa ndryshime të panevojshme stilistike,duke e quajtur si "budallallëk, gjithashtu si më i sajuari dhe më i ngatërruari nga të gjithë të tjerët."

Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit është nominuar për çmimet Muzika më e Mirë Origjinale dhe Efektet Vizuale më të Mira në Academy Awards të vitit 2005. Gjithashtu, ky është filmi i dytë i serisë që nominohet për një Oscar.

Filmi renditet në vendin e 471 në listën e 500 filmave më të mirë të të gjitha kohërave në revistën Empire.[51] Sipas IGN, ky është filmi i tretë më i mire në kategorinë fantazi [52] kurse sipas Moviefone, i dhjeti më i mirë i dhjetëvjeçarit. Në 2011, filmi u votua si Filmi i Dhjetëvjeçarit nga fëmijët e grupmoshës 5-15 vjeç.[53]

Njohje nga Instituti Kinematografik Amerikan:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

100 vitet e IKA... 100 filmat - Nominuar [54]

10 10-shet e IKA - Nominuar në zhanrin fantazi

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b http://www.boxofficemojo.com/movies/?id=harrypotter3.htm
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2014. Marrë më 5 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://vadamagazine.com/07/01/2014/vadafilm/harry-potter
  4. ^ http://www.hollywood.com/news/movies/55042533/a-definitive-ranking-of-the-harry-potter-films?page=all
  5. ^ "Actor Richard Harris dies". BBC News. 25 tetor 2002. Marrë më 10 tetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 5 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ a b http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_2788000/2788225.stm
  8. ^ http://www.mckellen.com/rumours/index.htm
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2011. Marrë më 5 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2016. Marrë më 5 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_3758000/3758477.stm
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2007. Marrë më 5 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_2465000/2465225.stm
  14. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2007. Marrë më 6 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ http://moviesblog.mtv.com/2007/10/26/guillermo-game-for-harry-potter/
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2007. Marrë më 6 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ a b c http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/tv_film/newsid_3758000/3758101.stm
  18. ^ a b http://usatoday30.usatoday.com/life/movies/news/2004-05-27-potter-movie-book_x.htm
  19. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  20. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  21. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  22. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  23. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  24. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  25. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  26. ^ http://www.forbes.com/2004/06/03/cx_jw_0603harrypotter.html
  27. ^ http://money.cnn.com/2004/02/10/news/companies/new_toys/?cnn=yes
  28. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2013. Marrë më 7 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  29. ^ http://news.bbc.co.uk/2/hi/entertainment/3741103.stm
  30. ^ http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-304817/Wizard-turn-Harry-Potter-premiere.html
  31. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hi/world/newsid_3333000/3333477.stm
  32. ^ http://news.bbc.co.uk/cbbcnews/hhttp://www.boxofficemojo.com/movies/?id=harrypotter3.htmi/tv_film/newsid_3769000/3769291.stm[lidhje e vdekur]
  33. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2014. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  34. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2007. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  35. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2012. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  36. ^ http://www.boxofficemojo.com/news/?id=1387&p=.htm
  37. ^ http://www.boxofficemojo.com/news/?id=2601&p=.htm
  38. ^ http://www.boxofficemojo.com/weekend/chart/?yr=2004&wknd=24&p=.htm
  39. ^ http://www.boxofficemojo.com/yearly/chart/?view2=worldwide&yr=2004&p=.htm
  40. ^ http://www.boxofficemojo.com/yearly/chart/?yr=2004&p=.htm
  41. ^ http://www.boxofficemojo.com/intl/weekend/yearly/?yr=2004&p=.htm
  42. ^ http://www.rottentomatoes.com/m/harry_potter_and_the_prisoner_of_azkaban/
  43. ^ http://www.metacritic.com/movie/harry-potter-and-the-prisoner-of-azkaban
  44. ^ http://www.sfgate.com/movies/article/It-had-to-happen-Harry-Potter-s-growing-up-His-2753622.php
  45. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2007. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  46. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2014. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  47. ^ http://www.salon.com/2004/06/03/prisoner_azkaban/
  48. ^ http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/articles/A12621-2004Jun3.html
  49. ^ http://www.rogerebert.com/reviews/harry-potter-and-the-prisoner-of-azkaban-2004
  50. ^ http://usatoday30.usatoday.com/life/movies/reviews/2004-06-03-harry-potter-3_x.htm
  51. ^ http://www.empireonline.com/500/6.asp
  52. ^ http://www.ign.com/articles/2011/04/04/igns-top-25-fantasy-films?page=5
  53. ^ http://www.bbc.co.uk/news/entertainment-arts-12757207
  54. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 nëntor 2020. Marrë më 8 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  55. ^ "Amanda Awards for 2005". Internet Movie Database. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Bafta Film Awards 2005: The nominations". BBC News. 17 janar 2005. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Broadcast Film Critics Association Awards". Internet Movie Database. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Nominee list for the 47th Annual Grammy Awards". Sound Spike. 7 dhjetor 2004. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2012. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "2005 Hugo Award Nominations". AwardWeb. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2012. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "2005 Host/Nominee Release – Knickelodeon Kids Choice Awards". Nickelodeon. 8 shkurt 2005. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2012. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "MTV Movie Awards for 2002". Internet Movie Database. Marrë më 3 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "2004 PHOENIX FILM CRITICS SOCIETY AWARD WINNERS". Internet Movie Database. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "Academy of Science Fiction, Fantasy & Horror Films (2005)". Internet Movie Database. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Teen Choice Awards for 2005". Internet Movie Database. Marrë më 16 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]